TIMO MERKURI: DY FJALË PËR VËLLIMIN POETIK ‘GJETHNAJË SHPIRTI’ TË AUTORES VERA ISTREFAJ

Tiranë, 12 nëntor 2019: Vëllimi poetik i autores Vera Istrefaj është nga ato libra që lexohen e rilexohen dhe të lënë gjithnjë e më shumë një shije kënaqësie . Këtë ndjesi e përjeton edhe në vargjet që përjetojnë dhimbjen, duke i dhënë hapësirë sentencës se poezia e vërtetë buron nga dhimbja. Poezi të shkurtëra, plot intensitet mendimi që rilexohen më dëshirë. Vargje që kanë lindur për të qenë të lira, që paraqesin një botë shpirtërore pa korniza të autores. Diku lexova se vargjet e saj ngjajnë me këngët e Lumës, por në fakt ato kanë shtratin e poemave. Për nga struktura të kujtojnë poezitë e Hamit Alise dhe Skënder Bucpapës në vitet 70 si dhe poetët kosovarë të viteve 80 .
Urime Vera Istrefaj dhe faleminderit për kënaqësinë që më dhe në leximin e poezive.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura