Pashtriku, 23 nëntor 2019:
“Një mik në pushtet, është një mik i humbur” – filozofi dhe historiani amerikan, Henry Brooks Adams, 1838 – 1918)
***
“Kur një politikan me fjalë të ëmbla, por me mendje të keqe arrin të bindë turmën, gjëma të mëdha do të bien mbi shtetin.” – kishte thënë filozofi i antikitetit, Euripidi (407-406 p.e.s).
Ndërsa historiani i kohës antike, Tukididi (454 – 396) ka thënë: “Në një demokraci, kur dikush (nga politikanët) nuk arrin të fitojë, mund ta ngushëllojë gjithmonë veten me mendimin se kishte diçka të padrejtë.”
“Kur figurat publike e politike ndihen tërësisht të lirë për të thënë çdo gjë, pa asnjë verifikim faktesh, bëhet e pamundur që në një demokraci të mendohet me zgjuarsi për çështje të mëdha.” -ka thënë gazetari i shquar amerikan,Thomas L. Friedman.
Kurse novelisti Dennis E. Adonis thotë se: “Votimi është një mënyrë e përdorur, për të përcaktuar se cili politikan është më shumë në gjendje të shpërlajë trutë e qytetarëve.”
“Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër” – ka thene presidenti amerikan, Ronald Regan, 1911 – 2004.
Ndersa gjenerali francez, Charles de Gaulle (1890 – 1970) thote: “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“!