SHERADIN BERISHA: SI TË SHPËTOJMË E TË LIROHEMI NGA KËTA POLITIKANË GËNJESHTARË, HILEÇARË E GRABITÇARË?!

Pashtriku, 24 nëntor 2019: Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam mësuar se “elita politike” shqiptare s’ka asgjë të përbashkët me ndërgjegjen dhe moralin njerëzor. Madje jam bindur plotësisht, se kjo ‘specie’ si e tillë nuk i përketë fare këtij kodi etik e njerëzor, sepse po të jetë e kundërta (të përgjegjshëm dhe njerëzor), riciklimi i tyre në pushtet nuk do të ishte i qëndrueshëm as afatgjatë.
Dhe mirëfilli kam kuptuar se, për të qenë i riciklueshëm në pushtet duhet të jesh, gënjeshtarë, manipulues, intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe njëkohësisht të shtiresh se po bën më të mirën e mundshme për qytetarët.
Qytetarët (kjo ‘turmë’ e mashtruar) fjalët e politikanëve, me tone zotimi, premtimi e entuziazmi gjithmonë i kanë përceptuar si vepra të përkryer. Prandaj, kjo masë e njerëzve që nuk gjykon me kokën e vet, vazhdimisht është kënaqur me fjalën e bukur të liderit, dhe rrallë kush prej tyre e ka vrarë mendjen se ai maskara po i mashtron e gënjen parreshtur! Prandaj kjo maskaradë duhet të marrë fund!
***
Në janar të vitit 2015, mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi (!) pikërisht në kohën kur opozita (VV, AAK, NISMA) po organizonte protesta nëpër qytetet e Kosovës, (për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës), e të cilat në fund kulmuan me protestat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!

Tani shtrohet pyetja:
Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e kapitalizuan në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!

A e dini Pse?!
Sepse ky popull përveç pozitës (PDK – LDK), realisht nuk i besonte mirëfilli as opozitës, ngase në mesin e tyre kishte manipulues, vjedhës të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare, sic ishin Ramush Haradinaj i AAK-ës, Fatmir Limaj i NISMËS etj)!

Shpresa – thonë – vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t’ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur…!
***
Publicisti dhe disidenti i njohur kroat, Bruno Bushiq (1939 – 1978) para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllavë (më 16 tetor 1978, në Paris), ka shkruar:
“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitçarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”

Dhe sot ka ardhur koha të mendojmë sinqerisht, se, si të shpëtojmë nga këta grabitçarët tanë hileqarë e të pangopshëm?

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura