Berlin, 17 janar 2020:
1.
E gjithë Kosova në gjyq. Gjyq për Luftëtarët në Hagë, Gjyq për “Syrin” e gjyq për “Veteranët” në Prishtinë, gjyq për Premierin me paditës në Tiranë, gjyq, gjyq…
2.
Pas çdo lufte: ose iu bëhet gjyq të mundurëve ose të vegjëlve.
Gjermanët në messhekullin e ikur ishin të mëdhenj – por humbës, kurse shqiptarët tani janë fitimtarë – por të vegjël!
3.
Nëse, prandaj, për gjyqin e jashtëm, sado i rëndë dhe i lig, ka një shpjegim, ç’të thuhet për gjyqet e tjerë?
Më parë se kuptim, më ngjan të jenë shpërdorim i Orës së historisë: përbetim, despoti, gërrithje për pushtet, Judë për fushe, oligarkë imunë, diell shpotitës, thikë në terr, marrëdhënie e djegur me lirinë…
Dhe, si një plotësim tragjik i gjyqit të huaj, këtej poshtë shkëlqen klasë të vegjëlish e të mundurish në arrati. Është një gjyq krejt i veçantë. Pa akuzë, prova, bujë e dëshmitarë. Është gjyqi i ikjes nga Dhéu. Në heshtje. Një hemoragji e brendshme, tretëse, sfilitëse. Askush nuk ulet në bankën e zezë dhe, mbanë tjetër, asnjeri s’kërkon shpagim. Ndryshe nga lufta, gjaku mpikset e shterron. Dhe tizgat e tij nuk shihen. Hije e shojtjes dhe asgjësë…Por Trungu dridhet, ligështohet e vdes…
Epikuri i urtë mësonte se njeriu dhe vdekja nuk takohen ndonjëherë. Sepse ndërsa ti je, ajo s’është aty, e kur ajo vjen, tashmë ti ke ikur…
Po, po. Pikërisht kështu. Kur morti të arrijë Trungun, ne aherë s’do jemi dhe, ç’ngushëllim, nuk e takojmë kurrë! Paqe e prehje hyjnore mbi gjithçka..!
Postime të Lidhura
FLORA BEKTESHI: KOSOVA DHE BE’ja!
Prishtinë, 13. 01. 2016: Do ishte mirë të dihej se sa të këqia po i vijnë Kosovës nga…
BEHXHET SH. SHALA – BAJGORA: RAMUSH HARADINAJ – KMDLNJ, AS TË BËNË E AS TË PENGON TË BËHESH KRYEMINISTËR!
Prishtinë, 25. 07. 2014 – Letër e hapur për Ramush Haradinajn – (Kërcënimi si arsyetim) – Pata vendosur…
BEHXHET SHALA – BAJGORA: VETERANËT MASHTRUES, VETERANËT E VËRTETË DHE HIJENAT KUNDËR LUFTËS ÇLIRIMTARE!
Prishtinë, 21 shtator 2018: (Kush ha molla dhe kujt i mpihen dhëmbët) – Pas bërjes publike të listave…
AGIM HAMITI: PSE U TREFISHUA KOHËZGJATJA E PARASHIKUAR PËR TAKIMIN KOKË MË KOKË VUÇIÇ – RAMA?!
Bruksel, 15. 11. 2014 – (“Ҫka firmosi Edi Rama në takimin kokë më kokë me Vuçiç’in?!”) – Misioni bazë…