Rexhep Kasumaj: Gjyqi total (Mbi kequptimin e lirisë dhe një thikë në terr…)

Berlin, 17 janar 2020:
1.
E gjithë Kosova në gjyq. Gjyq për Luftëtarët në Hagë, Gjyq për “Syrin” e gjyq për “Veteranët” në Prishtinë, gjyq për Premierin me paditës në Tiranë, gjyq, gjyq…
2.

Pas çdo lufte: ose iu bëhet gjyq të mundurëve ose të vegjëlve.
Gjermanët në messhekullin e ikur ishin të mëdhenj – por humbës, kurse shqiptarët tani janë fitimtarë – por të vegjël!
3.
Nëse, prandaj, për gjyqin e jashtëm, sado i rëndë dhe i lig, ka një shpjegim, ç’të thuhet për gjyqet e tjerë?
Më parë se kuptim, më ngjan të jenë shpërdorim i Orës së historisë: përbetim, despoti, gërrithje për pushtet, Judë për fushe, oligarkë imunë, diell shpotitës, thikë në terr, marrëdhënie e djegur me lirinë…
Dhe, si një plotësim tragjik i gjyqit të huaj, këtej poshtë shkëlqen klasë të vegjëlish e të mundurish në arrati. Është një gjyq krejt i veçantë. Pa akuzë, prova, bujë e dëshmitarë. Është gjyqi i ikjes nga Dhéu. Në heshtje. Një hemoragji e brendshme, tretëse, sfilitëse. Askush nuk ulet në bankën e zezë dhe, mbanë tjetër, asnjeri s’kërkon shpagim. Ndryshe nga lufta, gjaku mpikset e shterron. Dhe tizgat e tij nuk shihen. Hije e shojtjes dhe asgjësë…Por Trungu dridhet, ligështohet e vdes…
Epikuri i urtë mësonte se njeriu dhe vdekja nuk takohen ndonjëherë. Sepse ndërsa ti je, ajo s’është aty, e kur ajo vjen, tashmë ti ke ikur…
Po, po. Pikërisht kështu. Kur morti të arrijë Trungun, ne aherë s’do jemi dhe, ç’ngushëllim, nuk e takojmë kurrë! Paqe e prehje hyjnore mbi gjithçka..!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…