Pashtriku, 31 janar 2020:
7.10 Isa Kastrati
Isa Kastrati është lindur më 1947 në Ho¬gosht të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vend¬lindje, ndërsa gjimnazin në Gjilan, për të va¬zhduar në vitin 1967 Fakultetin e Shke¬n¬cave Matematiko-Natyrore, dega e Mate¬mati¬¬kës në Prishtinë. Pasi kryen shka¬llën e parë të Fakultetit të Matematikës, vazh¬don Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Ruse të cilin e kryen për dy vite, me rezultate të larta.
Isai punoi në cilësinë e profesorit në shkolla të mesme të Dardanës, Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës. Ishte zgjedhur asistent në Fakul¬te¬tin Filologjik, por këtë detyrë e ushtroi shkurt për shkak të burgosjes për veprimtari atdhetare politike.
Isa Kastrati, 1947 – 1999
Për organizim dhe pjesëmarrje në demonstratat e vitit 1968 është dënuar me 60 ditë burg.
Në vitin 1975 arrestohet së bashku me një grup veprimtarësh dhe në procesin gjyqësor kundër Adem Demaçit etj., dënohet me gjashtë vjet burg. Gjatë mbajtjes së burgut, dënohet edhe dy herë nga 3 vite burg në Spuzh të Podgoricës, ku u lirua në muajin korrik të vitit 1986, duke qëndruar në burg plot dhjetë vjet e gjysmë.
Si aktivist i Këshillit Komunal të Financimit në Prishtinë dhe kryetar i Këshillit Republikan për Ndihma Emergjente, burgoset në vitin 1997 dhe dënohet me 60 dit burg.
Me fillimin e pluralizmit politik, Isa angazhohet fillimisht në LDK, ku zgjidhet për dy mandate kryetar i Degës III dhe kryetar i Këshillit Ndërpartiak të degëve të Prishtinës.
Me themelimin e LRDK-së, e më vonë të LBD-së, Isa zgjidhet kryetar i Degës III të Kodrës së Diellit, deri në bashkëngjitje UÇK-së në janar të vitit 1998. Paralelisht me aktivitetin legal politik, Isa ishte edhe anëtar i LKÇK-së. Si pjesëtar i UÇK-së në Zonën e Llapit, ishte komandant për moral në këtë Zonë, njëhe¬rësh edhe organizator dhe një nga udhëheqësit e Gueriles së qytetit “BIA”.
Ra heroikisht në Bullaj të Marecit më 21 prill të vitit 1999.
Si Dëshmor i UÇK-së, sot emrin e tij e mbajnë një rrugë në Prishtinë, një në Gjilan dhe Shtëpia e Kulturës në Dardanë.
VIJON …
________________________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E XHEVË LLADROVCIT (33)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9564