GJOKË DABAJ: NË PRIZREN U PROMOVUA LIBRI ‘NË RRUGË RREZIQESH ME VETËDIJE’

(Durrës, 19. 11. 2012) – Më 17 nëntor 2012, në kuadrin e festimevet të 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u bë në Prizren promovimi i librit “Në rrugë rrëziqesh me vetëdije”, të autorëvet Gjokë Dabaj dhe Fadil Cukaj. Në orën 17, në restorantin Renesansë (Renaissance), u mblodhën mbi 100 vetë, ish pjesëtarë të Grupit Ilegal “Liria”, i njohur edhe me emrin Grupi i Bedrush Çollakut, shokë dhe të njohur të autorëvet të librit, bij, bija dhe të afërm të ish-të burgosurvet politikë të vitevet 1960 dhe të tjerë. Të pranishmit dëgjuan me interesim informimet dhe kujtimet lidhur me ngjarjet e asaj kohe në Shkollën Normale të Prizrenit, në qytetin e Prizrenit, në Suharekë (Therandë), si dhe në rrethet e Ulqinit e të Tivarit, prej nga ishin një pjesë Grupit “Liria”. Në fund, të gjithë pjesëmarrësve iu ofrua nga një libër dhuratë. Duke marrë autogramet, pjesëmarrësit shprehën edhe njëherë urimet më të mirë dhe dëshirën që të këtillë libra të botohen sa më shumë. Ra në sy sidomos interesimi i të rinjvet, nxitur, veç tjerash, edhe nga shpjegimi, pse i është vënë titulli “Në rrugë rrëziqesh me vetëdije” dhe pse është shkruar në kopertinë “Qysh prej Tivarit deri në Prevezë”. Ditën e hënë, më 19 nëntor, televizioni “Opinion” u mori një intervistë 2 autorëve të librit. Intervista, e cila u përqëndrua te përmbajtja e këtij libri, por edhe te probleme të tjerë që i preokupojnë shqiptarët në kohën tonë, zgjati rreth 30 minuta. (Gj.Dabaj – Durrës, 19 nëntor 2012)

PASHTRIKU: DOLI NGA SHTYPI LIBRI ‘NË RRUGË RREZIQESHME VETËDIJE”
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=889

=========================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura