Pashtriku, 30 Mars 2020: Filozofi i shquar slloven me famë botërore, Slavoj Zhizhek rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit e konsideron si një grusht shteti të forcave obskurantiste, atë e rrëzoi llumi i politikës!
“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit… Qeveria e Kurtit ishte gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në moçalin e pasioneve etnike e religjioze – ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi” – thotë Zhizhek.
Sipas Zhizhekut ndaj qeverisë së Albin Kurtit u krye një grusht-shteti parlamentar, i cili është shqetësues në dy aspekte.
– E para se për të kryer atë u shfrytëzua periudha e pandemisë së koronavirusit dhe
– e dyta se ai u organizua nga jashtë, duke ndjekur rrugën që të çon deri në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas filozofit Zhizhek, ajo që ndodhi tani në Kosovë mund të jetë pamja se si do të jetë bota nesër pasi të kalojë pandemia!
Postime të Lidhura
FATON ZENELI PËR HERË TË PARË RRËFEN FERRIN E PËRJETUAR NË C.Z.FAMËKEQE TË BEOGRADIT
Faton Ejup Zeneli nga Sibovci i Epërm i komunës së Podujevës, edhe pse i pafajshëm prej 23.03.1985 e…
FLAMUR VEZAJ: ‘ABI QARSHIA’ NË PRIZREN DHE TEATRI NË TIRANË!
SHBA, 25 Korrik 2019: Jane dy ndertesa qe duan t’i shembin por qe kane nje te perbashket, pas…
BEHXHET SHALA BAJGORA: DONI TË BËNI KËMBIM TERRITORESH, BËJENI ATËHERË SIPAS KUFIJVE KADASTRALE TË KOMUNAVE!
Prishtinë, 27 janar 2019: Në situatë normale, as korigjim të kufijve e as këmbim të territoreve: Po të…
BESART KRASNIQI: KOSOVËS I KANOSET BOSNJËZIMI DHE ‘REPUBLIKA SRBSKA’!
Prishtinë, 18. 2013 – Procesi i decentralizmit në Kosovë ka filluar në vitin 2004, kurse Qeveria e Serbisë…