Pashtriku, 31 Mars 2020: Gjaku nuk humbet kurrë! Për vrasjen tinzare të Behajdin Allaqit, para popullit dhe para ligjit duhet të japë llogari gjithë shtabi i UêK-së që ishte në qershor të vitit 1998, ata që urdhëruan vrasjen, ata që kryen ekzekutimin dhe ata që kanë dijeni për krimin dhe nuk tregojnë. Eshtrat e Behajdinit duhet t’i kthehen popullit dhe familjes Allaqi.
***
Duam një varr për Behajdin Allaqin!
Nga Sheradin Berisha
Në 57 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (*) (07.04.1963 – ?.?.1998), nga anëtarët e Shtabi Lokal të UêK-së në Drenoc: Isuf Gashi, Bedri Zyberaj, Selim Krasniqi…, kërkojmë të dëshmojnë për rrethanat e ndalimit dhe keqtrajtimit të Behajdin Allaqit gjatë qëndrimit në Drenoc. Me këtë rast edhe nga anëtarët e SHP të UêK-së: Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Ramë Buja, Sokol Bashota, Hashim Thaçi, Kadri Veseli…, kërkojmë ndriçimin e rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Behajdinit, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që të kemi një varr, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!
———
(*) Behajdin Allaqi në fund të viteve ’80-të, ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të LPRK-së (OMLK-së) bashkë me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë.
Postime të Lidhura
MEHMET BISLIMI: TAHIR MEHA DHA KUSHTRIMIN…
Pashtriku.org, 13. 05. 2013 – 13 majin, ditën e milicisë jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e…
20 VITE NGA RËNIA HEROIKE E DËSHMORIT TË KOMBIT VISAR THAÇI
Besianë, 18 korrik 2018: Kalojnë vite, kalojnë dhe dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet…
FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU NË RRUGËN E LIRISË! (IV)
Cyrih, 15. 01. 2017: «Situata politike në Kosovë është shumë eksplozive. Mendoj se në asnjë orë, në tre…
MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT – DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XIV)
Pashtriku, 5 mars 2021: 1. Sadie HAJRIZI (motër e dëshmorit) Në mëngjesin e 2 prillit Naseri dhe unë…