Pashtriku, 9 Prill 2020: (Për herë të parë publikohet në facebook, më 4 prill 2020) – Sot gjatë ditës (4 prill), pas gjendjes së rëndë të krijuar nga pandemia Covid-19 në Kosovën veriore, kanë reaguar ashpër Kadri Veseli (PDK), presidenti Hashim Thaçi, Isa Mustafa (LDK), Ahmet Isufi (AAK), Fatmir Limaj (NISMA) etj.
Partitë politike PLAN e kanë akuzuar Qeverinë në detyrë dhe kryeministrin Kurti: për rrezikimin e sovranitetit në veri të Kosovës; për kthimin e Serbisë në Kosovë; se Kurti ia ka dorëzuar veriun Beogradit; se Kurti e zbatoi vendimin e Serbisë për ta futur në karantinë Veriun; se situata e krijuar në komunat e veriut është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë; se Kurti vazhdon ta cenojë veriun e vendit; se qeveria Kurti hesht përballë Serbisë e cila po atakon sovranitetin e shtetit, etj.
***
Me këtë rast opinionit tonë publik dua t’ia rikujtoj disa fakte, të cilat flasin bindshëm për funksionimin e strukturave politike dhe ato të sugurisë të Serbisë edhe në Kosovën e pas luftës. Këto struktura kanë vepruar pa u penguar gjatë viteve 1999 – 2011… kur kishin bashkqeverisur: LDK-PDK-AAK-AKR-Pakicat. Madje gjatë këtyre viteve Serbia (pa u penguar nga UNMIK-u, KFOR-i apo qeveritë e Kosovës), ka organizuar edhe zgjedhjet e veta lokale dhe qëndrore në Kosovë!!!
Në vijim ju ftojë të lexoni me kujdes një studim të publikuar në gusht 2011:
Nga arkivi i pashtriku,org, Gusht 2011
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011)
Nga Sheradin Berisha
– PËRMBAJTJA E LËNDËS
– NË VEND TË HYRJES,
– A U VU NË VERI TË KOSOVËS “RREGULLI NGA KRIZA”?!
– KOSOVA NËN ADMINISTRIMIN E OKB’së!
– STRUKTURAT SERBE TË PASLUFTËS NË KOSOVË!
– DOSJET E KRIMINELËVE NË SIRTARËT E KFOR’it!
-VEPRIMTARIA E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË RAPORTET E MISIONEVE TJERA NË KOSOVË
– FUNKSIONIMI I MUP’it DHE I STRUKTURAVE TJERA SERBE NË KOSOVË!
– FUNKSIONIMI I GJYKATAVE SERBE NË VERI!
– FUQIZIMI I STRUKTURAVE PARALELE SERBE NGA UNMIK’u DHE QEVERIA E KOSOVËS!
– MBAJTJA E ZGJEDHJEVE SERBE TË MAJIT 2008 NË SHTETIN E PAVARUR TË KOSOVËS!
I.Strukturat paralele të Leposaviqit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008,
II.Strukturat paralele të Zveçanit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008,
III.Strukturat paralele të Zubin Potokut që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008,
IV.Strukturat paralele në Mitrovicën Veriore që dolën nga zgjedhjet e 30 Majit 2010,
– FUNKSIONIMI I QEVERISË SERBE NË KOSOVË PËRMES MINISTRISË PËR KOSOVË DHE METOHI – STRUKTURA E PUSHTETIT SERB NË KOSOVË!
– FUNKSIONIMI I INFRASTRUKTURËS PUBLIKE SERBE NË KOSOVË!
I. Funksionimi i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë,
II. Funksionimi i Elektro&Kosmet’it, Postës dhe Telekomit të Serbisë!
III. Funksionimi i të gjitha niveleve të arsimit serbë në Kosovë,
IV. Funksionimi i sistemit shëndetësor serbë në Kosovë!
V. Funksionimi i institucioneve serbe të kulturës dhe sportit,
VI.Funksionimi i radiove serbe në Kosovë!
– SHTOJCË
– KOMUNAT E REJA SERBE DHE TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE SERBE SIPAS PAKOS SË AHTISAARIT
***
Më gjerësisht lexoni:
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011) / Nga Sheradin Berisha
http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm