PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: PROPOZIMI I KOMISIONIT TË FORMUAR NGA ANA E SEKRETARIATIT TË KK TË KOSOVËS E METOHISË PËR GJETJEN E FAJTORËVE TË DEFORMIMEVE (22)

Prishtinë, 16 Prill 2020:
PROPOZIMI I KOMISIONIT TË FORMUAR NGA ANA E SEKRETARIATIT TË KK TË KOSOVËS E METOHISË PËR GJETJEN E FAJTORËVE TË DEFORMIMEVE
Sekretariati i KK të PKS, në bazë të informatave të ardhura pas Plenumit të IV të KQ të LKJ-së kishte formuar komisionin me qëllim që të hulumtoi dhe të shikoi përgjegjësin politike e individuale të anëtarëve të KK, të cilët kanë punuar në UDB-e në Krahinë dhe për të konstatuar dobësitë dhe deformimet e tyre në këtë shërbim. Në komision ishin propozuar shokët: Ali Shukrija, Bllazho Radonjiqi, Asllan Fazlija, Sinan Hasani dhe Kadri Reufi. Komisioni kishte filluar me punën me 16 korrik, ndërsa ka punua edhe me 17, 18, 19, 20 dhe 22 korrik, si dhe me 19, 20, 21, 27 dhe 28 shtator dhe 3 e 4 tetor gjatë këtij viti.
G
jatë kësaj periudhe Komisioni ka kryer shumë biseda me Miça Mijushkoviqin, Stanisllav Gërkoviqin, Shaban Kajtazin dhe Rajko Vidaqiqin. Veç kësaj komisioni ka kërkuar dhe ka marr deklaratat nga këta ish-udhëheqës, të cilët kishin të bënin me punën e tyre në këtë shërbim. Komisioni ka kërkuar deklaratat dhe ka bë bisedë me Rrezak Shalën, anëtarin e KK, i cili për një kohë të gjatë deri më 1965 ka punuar në këtë shërbim. Komisioni ka kërkuar deklarata edhe nga një numër i caktuar i anëtarëve të LK, të cilët ishin të punësuar në SHSSH, të cilat ia ka bashkëngjit këtij raporti.

Gjithashtu, komisioni i ka pasur parasysh të gjitha materialet e organizatës dhe udhëheqëseve të LK në krahinë, të cilat kanë të bëjnë me deformimet në shërbimin e sigurimit, si dhe materialet e komisionit të këshillit ekzekutiv për hulumtimin e gjendjes në UDB-e, që sa më mirë, dhe sa më realisht të shikoj përgjegjësin personale të këtyre udhëheqësve për atë se çfarë ka ndodhur në periudhën e kaluar në këtë shërbim.
I
Në bazë të bisedave të zhvilluara me Miço Mijushkoviqin, Stanisllav Gërkoviqin, Shaban Kajtazin dhe Rajko Vidaçiqin, si dhe në bazë të materialeve që i kishin sigurua, atëherë komisioni kishte ardhur në disa përfundime të caktuara dhe konstatime që në pjesën hyrëse të këtij materiali të theksonte si në vazhdim:
Periudha pas konfliktit me Byronë Informative, 1948
Komisioni ka konstatuar se në periudhën menjëherë pas qërimit të hesapeve politike me Informbyronë, sidomos pas vitit 1953, në SHSSH, e këtë si në udhëheqësin e lart të federatës e republikës, gjithashtu edhe të krahinës, ka mbretëruar mendimi se Kosova e Metohija par nga UDB-eja dhe udbashët, është territori më i rrezikuar në vend dhe kjo nga ana e jonë kërkon mobilizim të përhershëm nga ana e këtij shërbimi. Ky vlerësim politik nga ana e SHSSH i ka rrënjët nga LKJ me pozicione të huaja. Se numri i madh i nacionaliteteve në këtë krahinë e bënë këtë territor me ndikim nga veprimtaria e huaj armiqësore, dhe ka kërkua vërtetimin e prezencës së propagandës dhe veprimtarisë armiqësore nga Shqipëria dhe Turqia. Veprimin e emigrantëve reaksionar, të cilët pas çlirimit të vendit ose më vonë e kanë lëshuar vendin. Dhe mu për këtë, derisa në periudhën e më hershme ky shërbim ishte i drejtuar nga armiku klasor, pa marr parasysh se nga cili nacionalitet vinte. Më vonë, nga viti 1953 e këndej, ky shërbim ishte orientuar kundër popullatës shqiptare e sidomos ndaj udhëheqësve politik dhe kuadrit arsimor nga radhët e shqiptarëve. Deri ku ka arritur dhe në çfarë deformimesh ka ardhur ky shërbim, tregon më së miri diskutimi publik dhe i gjithanshëm i komunistëve dhe i popullit punonjës në tërë krahinën pas mbajtjes së Plenumit të IV të KQ të LKJ-së, ndërsa lënda e veçantë e saj është vlerësimi i KK. Ky orientim i SHSSH ndaj Kosovës e Metohisë sigurisht se e ka arrit kulmin me Aksionin e mbledhjes së armëve dhe Procesin e Prizrenit, por kjo ka mbet në fuqi nga SHSSH deri tek Plenumi i IV i KQ të LKJ.
Komisioni mendon se një orientim i tillë me besnikëri është aplikua në të gjitha veprimtarit e sektorëve nga ana e SHSSH që nga sekretariati krahinor e deri tek ato komunale duke mos marr asnjë masë të duhur që ajo të ndryshoi.
Gjithashtu është konstatua se orientimi i shërbimit nga popullsia shqiptare e sidomos nga kuadrot politike të saja, si dhe formimi i bindjeve i organeve të sigurimit në Federatë dhe republikë sidomos për rrezikshmërinë në krahinë, ka qenë edhe pasojë
e vlerësimit, informatat dhe materialet e tjera të cilat i kanë dërguar organet e sigurimit nga Krahina organeve të federatës dhe të republikës. Këto vlerësime, mendime dhe analiza kanë ardhur në kundërshtim me vlerësimet e KK dhe të Konferencave krahinore të LK. Më tutje, Komisioni ka vërtetuar se të gjitha ato informacione nuk i kishin dërgua Komitetit Krahinor, ose të disa informacioneve të cilat vlerësimet ishin më të buta.
Përcjellja dhe përgjimi metodë e preferuar e udbashëve
Komisioni ka vërtetuar se në shërbimin e sigurimit të shtetit në Kosovë e Metohi, ka qenë shumë e përhapur praktika e përcjelljes dhe e përgjimit të qytetarëve, në mesin e të cilëve janë përfshi edhe një numër i madh i udhëheqësve politik. Këtë më së miri e ilustron e dhëna se vetëm nga viti 1960, janë hapur 900 dosje për punëtorët politik duke filluar që nga sekretarët e organizatave themelore e deri tek anëtarët e KQ i LKJ-së Komisioni ka vërtetuar se shërbimi i përgjimit është keqpërdorur, se ishin përgjua anëtarët e LK-së, në mesin e të cilëve kishte edhe anëtarë të KK si dhe një numër i konsideruar lojal.
SHSSH, sektori më dominues në shoqërinë jugosllave
Nga bisedat që ka pasur komisioni, si dhe nga materialet që i ka pasur në dispozicion ka rezultuar konstatimi se ky shërbim në krahinë, si dhe i tërë shërbimi i SSH, ka qenë i mbyllur nga ndikimet dhe kontrollet i shoqërisë, dhe se në të kanë mbretëruar marrëdhëniet e rrepta centaralisto-burokratike. Mendimi se duhet të përcillet dhe të kontrollohen të gjitha format e jetës shoqëroro-ekonomike në krahinë, flasin për prezencën e tendencës se SHSSH të vihet mbi organet vetëqeverisëse, Lidhjen komuniste dhe mbi gjithë shoqërinë.. Pasojat e kësaj tendence të SHSSH janë të dukshme, për shkak se tek ne në krahinë janë shprehur në formën më të vrazhdë, për arsye se janë gërshetuar me qëndrimin e gabuar dhe me marrëdhëniet ndërnacionale, të cilat kanë mundur të vijnë në shprehje të plotë në kushtet e pazhvilluara të forcave shoqërore e prodhuese. Marrëdhëniet e forta centariliste, të cilat mbizotëronin në këtë shërbim e kanë bindur komisionin që udhëheqja e këtij shërbimi e ka ditur, ose… (mungon f. 4 e dokumentit)

Duke e shikuar përgjegjësin politike të Miça Mijushkoviqit, komisioni kishte parasysh se ai gjatë gjysmës së vitit 1960, ka ardhur në detyrë të sekretarit të Sekretariatit Krahinor të UDB-es, ndërsa në kohën prej 1953-1960, ka qenë me punë në Beograd. Andaj, ai nuk ka ndodhur në Kosovë në kohën kur kanë ndodhur deformimet më të egra, dhe keqpërdorimet politike, si Aksioni për mbledhjen e armëve, Procesi i Prizrenit etj.
Gjithashtu, sikurse u konstatua më herët, në SHSSH në KM, edhe në këtë periudhë, deri tek mbajtja e Plenumit të IV KQ të LKJ-së, janë manifestuar shumë dobësi dhe deformime. Para së gjithash gjithashtu ka qëndruar edhe më, dhe është zhvilluar e thëna se Kosova edhe më tej është zonë e rrezikshme, e cila ka qenë linjë zyrtare e SSH. Ky qëndrim, nga i cili delte edhe nevoja për mobilizim më të madh, dhe për ashpërsimin e kritereve të UDB-es në KM. Kjo edhe zyrtarisht u vërtetua në këshillimin e Sekretariatit për Punë të Brendshme të mbajtur më 1962, në të cilën mori pjesë edhe Svetisllav Stefanoviqi, për të cilën ekziston edhe procesverbali. Ky raport ndaj Kosovës e Metohisë kishte dal para së gjithash, siç edhe është thënë, nga mosbesimi i theksuar ndaj popullit shqiptar dhe nga besimi se ai është i disponuar për veprimtari armiqësore dhe ndikohet lehtë. Se sa është ky vlerësim i SHSSH për gjendjen politike dhe për disponimin e qytetarëve në Kosovë e Metohi e posaçërisht i shqiptarëve sa ka qenë i gabueshëm dhe në kundërshtim me vlerësimet politike të LKJ dhe të KK nuk është e nevojshme veçmas të theksohet.
VIJON …
___________
PROF.DR.SABILE KEÒªMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA E ANËTARËVE TË ‘KS’ TË ‘KK’ TË ‘LKS’ ME SHOKUN RREZAK SHALA /28.09.1966/ (21)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9889

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura