Berlin, 30 Maj 2020: Këta janë mercenarët e Kushtetuesës: nga gardianë të Rendit e Demokracisë – të trafikuar qyshkur në përmbystarë të tyre.
Vetë aderimi ose prejardhja partiake e tyre flet më qartë se kjo ditë me diell. Nuk sheh asnjë tyresh të ketë gjenealogji të pavarur. Asnjë të vetëm. S’janë veçse një dorëfshehtë e klanit të vjetër banditokrat të cilin, si shërbim brenda llojit, duhej t’a kthenin sërish në Kupolë.
Nëse përskajimi “grup” ka marrë tani status mode, aherë ky, pikërisht ky është grupi i vërtetë kriminal i Kosovës: pjesa nën hije që përligj shtetsundimin e Vëllezërisë së Kartelave të shtruar tash 20 vjet mbi plagët e Kosovës.
Përbërja e gjykatës kushtetuese: