DR.QAZIM NAMANI: CILA ËSHTË E VËRTETA PËR PREJARDHJEN KOMBËTARE TË HULUMTUESIT ‘SERB’ ATANASIJE UROSHEVIÇIT? (3)

Prishtinë, 1 Qershor 2020: Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvetsuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, më qëllim të falsifikimit të historisë së tyre, gjurmët e kulturës shqiptare u dëmtuan dhe u falsifikuan.
Popullata shqiptare katolike e zonës së Moravës, Vardarit, Velesit, Prilepit, Kosovës së sotme dhe malësia në mes të Prishtinës, Nishit e viseve tjera shqiptare, u treguan shumë aktiv në kryengritjet shqiptare, që i zhvilluan Mustafa Pashë Bushatliu e më vonë edhe Dervish Cara. Kjo dëshmohet edhe në kryengritjet shqiptare për ta marrë Prishtinën, Leskocin, Vrajën, Shkupin e qytetet tjera shqiptare.
Me këtë shembull unë po e veçojë, rolin e popullatës së krishterë shqiptare, që morën pjesë për ta marrë në dorë qytetin e Vrajës.
Popullata shqiptare katolike e Moravës, sipas reformave të shpallura, ishte regjistruar si popullatë bullgare, kjo shkaktoi revoltë te popullata shqiptare e krishterë, e cila u bashkua në kryengritje, krahas vëllezërve të tyre mysliman, kundër portës së lartë.
Nën udhëheqjen e një shqiptari katolik, të quajtur me emrin Festol (banor i krishter nga fshati Tërrnoc), kryengritësit nga Tërnoci, Selam Rogoqica nga Dardana (Kamenica), Ymeri nga Presheva, dhe bejlerët e ajanët tjerë nga Presheva, Bujanoci e Vraja, në vitin 1843, e përmbysen sundimin e Hysen Pashës në Vrajë. Shqiptarët ortodoks të Tërnocit, në ato vite meqë ishin të krishterë, sipas reformave osmane, ishin detyruar të regjistrohen si bullgar.
Banorët shqiptar ortodoksë në Tërrnoc dhe disa fshatra tjera, për ta mohuar kombësinë bullgare, dhe për ta ruajtur dhe identitetin, u detyruan që ta pranojnë islamizimin. Banorët shqiptarë të këtyre anëve nuk hoqën dorë nga gjuha, veshja dhe tradita kombëtare, por këto vlera i ruajtën me mjaftë xhelozi. Burimet e dëshmuara nga terreni, vërtetojnë se shumë familje u ndanë në dy grupe, ku disa e pranuan kombësinë bullgare, ndërsa të tjerët e refuzuan.
Është e ditur se qysh në fund të shekullit XVIII, sipas platformës pansllaviste ishte paraparë që nga lugina e Lumit Moravë të shpërngulën shqiptarët, dhe sipas kësaj platforme filluan që lumin ta quajnë Morava Bullgare.
Pra shihet qartë se vetëm shqiptarëve, nuk ju njihej e drejta elementare e identitetit kombëtar, madje sipas platformës ruse, dhe lumin që buron në Kosovë, e deri në mes të Paraqinit, Pallankës dhe Qyprisë sllavet e quanin Morava Bullgare.
Kufijtë e Serbisë autonome të vitit 1830, në atë kohë vinin deri te Bashkimi i Moravës bullgare me Moravën serbe (Dega tjetër e lumit që kalonte mbi Krushec dhe bashkohej me lumin Morava, serbët filluan ta quajnë si Morava serbe).

 

Kufiri lindor dhe jugor i Serbisë autonome, dhe dëshmia se deri në Paraqin, lumi quhej Morava bullgare, edhe pse dihej se në atë kohë ky lum deri në ato vende, kalonte nëpër trevat që quheshin Arnautlluk (Albani).

Ushtria osmane pasi i nënshtrojë shqiptarët në Vrajë dhe Leskoc, bëri një hakmarrje të turpshme, ndaj popullatës së krishterë shqiptare, që ishin bashkuar me shqiptarët mysliman, kundër reformave, por dhe për dëbimin e Hysen Pashës, dhe bandës së tij nga qyteti i Vrajës.
Pas këtij nënshtrimi, ushtarët osman u lanë të lirë, që të bëjnë çka të donin me popullatën shqiptare, kështu që në fshatin Tërnoc, dhe disa fshatra tjera përveç plaçkës, ushtarët osman çnderuan edhe gratë e vajzat e popullatës shqiptare.
Rol të madh në këto kryengritje kishte edhe Ismajl Pasha i Leskocit, dhe popullata shqiptare e krishterë e asaj zone.
Ismajl Pasha i Leskocit, kryengritësit i furnizonte më ushqim dhe kuaj. Kryengritësit shqiptar ndiqeshin nga ushtria osmane, që në përbërje të saj, ishin përfshirë edhe shqiptarët e jugut të Shqipërisë, që i udhëhiqte Omer Pash Latasi.
Kur ushtria e Omer Pashës hyri në Leskoc me 20 qershor 1844, ajanët e Leskocit ju bënë pritje ushtrisë së sulltanit, ju përgatitën ushqime, dhe ju dorëzuan të gjitha parat që i kishin mbledhur në popull, për organizimin e kryengritjes. Me 5 Prill 1845 Ismajl Pasha i Leskocit u kap, dhe me tërë familjen e tij, u dërgua në Azinë e Vogël, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë.
Gjatë kësaj përndjekje ushtria osmane në Leskoc, nguli 50 hunj për ngulitjen e kryengritësve shqiptarë. Me ngulitjen e kryengritësve shqiptar në hunj, popullata u dorëzua dhe në qytet u vendos administrata osmane.
Pas shuarjes së kryengritjeve shqiptare, ushtria osmane që kishte marshuar drejtë Vrajës, dhe fshatrave e qyteteve shqiptare në veri të saj, sipas disa burimeve të kohës, thuhet se në këto anë, u mblidhen me dhunë 10.000 ushtarë të rregullt, për ushtrisë perandorake osmane.
Gjatë qëndrimit të tyre në këto anë, ata bënë tortura, dogjën fshatra të tëra shqiptare, dhe u imponua me dhunë islamizimi dhe dorëzimi i kryengritësve.
Sipas platformës së reformave të tanzimatit, u kërkua që përfundimisht të hiqet dorë, nga kriptokatolicizmi i popullatës shqiptare, në malësinë midis Nishit, Prishtinës dhe Shkupit.
Popullata shqiptare e krishterë e këtyre anëve, e sidomos ajo në viset e thella malore, ku nuk u vërejtën krimet e ushtrisë osmane. Pasi që atje nuk arritën vëzhguesit e huaj, nga dhuna e ushtruar nga ushtria e Omer pashë Latasit, popullata shqiptare u detyrua që përfundimisht të heq dorë nga feja katolike, dhe ta përqafojnë islamizimin.
Françeskanët në ato rrethana, nuk patën mundësi ta përcillnin gjendjen e popullatës katolike shqiptare në ato anë, madje as në anën veriore të fshatrave shqiptare që shtriheshin në veri të Peshterit afër Janjevës.
Duhet theksuar se popullata shqiptare e zonës së Vrajës, Leskocit, Artanës dhe qyteteve tjera veriore e kishte përballuar për disa shekuj presionin e ashpër të P. Osmane, për myslimanizmin të plotë deri në vitet 1843/44.
Ushtria e rregullt e sulltanit, që u dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh, ndaj kriptkatolikve shqiptar në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.
Se popullata shqiptare e kësaj zone, me shekuj e kishte ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën e lashtë dardane, dëshmohet edhe prej studiuesve të huaj, që i vizituan viset tona gjatë asaj periudhe.
Për ruajtjen e objekteve të kultit, ndërtimin e kishave arbërore, si dhe përballimin e islamizimit deri në gjysmën e shekullit XIX, kanë shkruar më vonë edhe disa studiues serbë. Anastasje Uroseviqi, gjatë studimeve të tij dhe hulumtimeve në terren, ofron të dhëna edhe për islamizimin e vonshëm të familjeve shqiptare në Malësinë e Galabit.
Siç shihet edhe nga hulumtimet e tij, në kohën kur ai i ka bërë, në brezin e katërt familjet shqiptare të kësaj treve ishin të krishterë.
Për islamizimin e vonë të tyre shkruan edhe Urosevici, andaj ne e shkëputëm një faqe nga libri i tij.

Siç shihet edhe nga shkrimet e Urosevicit vërehet se para ardhësit e familjeve shqiptare të islamizuara në këto anë, shkonin deri te brezi i katërtë, për të dëshmuar besimin e krishterë. Sot kjo dëshmi vërtetohet fare lehtë se shkon deri në brezin e gjashtë.
Nga këto të dhëna kuptojmë se deri në këtë periudhë, popullata shqiptare ju bëri ballë, të gjitha sulmeve dhe projekteve osmane e ruse, për ta ndërruar fenë.
Edhe pse kësaj kryengritje në veri ju prinë klerik mysliman, nga ngjarjet e zhvilluar të kohës, mësojmë se kryengritjen e armatosur e përkrahën të gjithë shqiptarët katolik dhe ortodoksë të kësaj ane, duke u solidarizuar me vëllezërit e tyre mysliman.
VIJON …
______________
DR.QAZIM NAMANI: CILA ËSHTË E VËRTETA PËR PREJARDHJEN KOMBËTARE TË HULUMTUESIT ‘SERB’ ATANASIJE UROSHEVIÒªIT? (2)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10095

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura