Pashtriku, 5 qershor 2020: “Gjenerali” Ruzhdi Saramati gënjeshtrat e lansuar më 31 ma 2016 në Gorozhup, lidhur me “Brigadën 128 me katër batalionet e shpikur të kësaj brigade të paqenë ” gjatë operacionit “Shigjeta”, i citon si thënie të gjeneralit amerikan,Wesley Clark!!!
Këto mënipulime dhe falsifikime i kam mësuar mirëfilli kur e kam lexuar librin e gjeneralit Wesley Clark: “Të bësh luftë moderne, Zëri – Prishtinë 2003, 511 faqe”.
Gjenerali W.Clark, pjesën e katërt të librit “FAZA PËRFUNDIMTARE E LUFTËS”, ia kushton kryesisht luftës së
Ushtrisë êlirimtare të Kosovës, në Pashtrik (gjatë Operacionit “Shigjeta”, maj – qershor 1999).
Në vazhdim i sjellë konkretisht manipulimet dhe falsifikimet e Ruzhdi Saramatit me thëniet e gjeneralit Clark që i ka artikuluar në fjalimin e tij të sipërpëmendur, dhe thëniet (deklarimet) e sakta të gjeneralit Clark, të cila i kam shkëputur nga libri i tij “Të bësh luftë moderne”!
GËNJESHTRAT E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA E GJENERALIT CLARK, NË LIBRIN “TË BËSH LUFTË MODERNE”!
Ruzhdi Saramati në fjalimin e mbajtur më 31 maj 2016 (shikoni videon: Manipulimi i Ruzhdi Saramatit me thëniet e Gjeneralit Vesli Klark! https://www.youtube.com/watch?v=e65ScZerHww) duke iu referuar librit të gjeneralit amerikan W.Clark “Të bësh luftë moderne” (ai e thotë “Lufta moderne”) nënvizon:
“Po e vazhdojmë leximin me disa komunikata të gjeneralit të NATO-s Klark! Askush nuk mund të flasë me mirë dhe me saktë për 78 ditët e luftës së NATO-së ndaj ish Jugosllavisë së mbetur në vitin 1999 se sa gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr të gjitha operacionet në terren. Clark në librin e tij “Modern War” (Lufta moderne) zbardh detajet e përgatitjes së kësaj aleance për të hyrë me forca tokësore ndaj Serbisë së Millosheviqit. Clark tregon se marrja e pikës strategjike në kodrat e Pashtrikut nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës i hapte rrugë NATO-së për të nisur me lehtë dhe më shpejtë operacionin tokësor ndaj Serbisë.”
***
Në vazhdim, Ruzhdi Saramati nis e lexon gjoja “citime” nga libri i gjeneralit Wesley Clark!
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark në libër paska “thënë” (Citoi):
“Pak ditë me vonë morëm informata se UÇK-ja kishte trajnuar dhe nisur për Kosovë nga Shqipëria katër batalione me rreth 2 mijë luftëtarë. Ushtria Çlirimtare iu vërsul maleve të Pashtrikut (janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë) një terren jashtëzakonisht i egër dhe një maje e kodrës jashtëzakonisht strategjike për ta pasur nën kontroll gjatë luftës”.
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Në mëngjesin e 26 majit (1999), ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UêK-së për të sulmuar brenda në Kosovë. Dukej se katër apo pesë batalione, me ndoshta 1.800 deri në 2000 ushtarë, do të sulmonin nga maja e Pashtrikut, e cila formonte pikën më të lartë në verilindje të Kukësit, dhe do të ishte terreni kyç për ne, nëse invadojmë në Kosovë sipas opsionit B (-).”
(Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 372)
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark në vazhdim paska “thënë” (citoi):
“Kjo duhet shfrytëzuar nga NATO u thashë vartësve të mi” thotë Klark, shprehet Gjenerali Amerikan Klark, ndërsa zbardh detaje se ky terren do të shfrytëzohej si “pikë strategjike” nga NATO në planifikimin e saj për invadim tokësor të Jugosllavisë. Strukturat komanduese dhe monitoruese të NATO-së arritën të kuptojnë se luftimet në Pashtrik nuk po shkojnë në favor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase serbët kishin një përparësi absolute në makineri dhe artileri.”
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Isha i shqetësuar që nga momenti i parë kur mora vesh për planin, edhe pse reagimi im nuk do të ndryshonte gjë. Atë që kisha parasysh ishin trupat e gjelbra, të pajisura me armë të lehta, duke bërë përpjekje për të ndërmarrë një sulm tokësor kundër forcave serbe, të degraduara më së paku. Në raport me UêK-në, serbët do të kishin një përparësi numerike, sa i përket forcave tokësore. Por, unë gjithashtu e kuptova edhe rëndësinë e plotë të ofensivës së UêK-së për ne.” (Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 372)
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
“Thirra Ric Shinskenin.” – thotë në fjalim Ruzhdi Saramati, ndalet këtu, dhe pastaj nis e thotë manipulimin e radhës (citoi):
“Me 28 maj stafi me barti linjën e komunikimit me shefin e shtabit të bashkuar të armatës Dennis Reimer dhe isha i shkurtër në interesimin tim. “Wes me tha – pse nuk përdorni në rajonin e Pashtrikut raketa me rreze të gjata veprimi, i thash që për përdorimin e këtyre raketave na duhet personel i specializuar amerikan dhe aktualisht nuk gjendet ndonjë nga ta në bazat e NATO-së prej nga ndërmerren veprimet. Duhet nisur stafi dhe duhet nisur raketat m’u përgjigj Reimer, krahas kësaj duhet nisur përgatitjet për operacionin tokësor të NATO-s, duke shfrytëzuar terrenin e hapur të Pashtrikut” – tregon Clark.
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Ishte mbrëmje, kur më thirri shefi i Shtabit të Bashkuar të Armatës, Dennis Reimer. Më tha se ishte i befasuar me faktin se ne ende nuk kishim marrë autorizimin për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi, për të goditur forcat serbe përreth Pashtrikut. Nënvizova se nëse ai dëshiron të ndihmojë, atëherë neve, në këtë pikë, na nevojitet lidershipi amerikan, për të ecur përpara, sa i përket vënies në dispozicion të pajisjeve të reja dhe për të punuar në opsionin pasues tokësor.” (Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 381)
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark në vazhdim në libër paska “thënë” (ciotoi):
“Krahas nisjes se përgatitjeve për invadim tokësor, diplomacia filloi të tregoi efekt. Beteja në Pashtrik vazhdoi deri në përfundimin e luftës, respektivisht deri në nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave me 9 qershor, që parashihte tërheqjen pa kushte të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ja arriti në Pashtrik jo vetëm t’i ruaj pozicionet, por edhe t’i avanconte ato.”
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Beteja në Pashtrik po vazhdonte, me UêK-në, e cila mbante pozicionet në afërsi të majës së malit, dhe me serbët, të cilët shtynin dhe përgatisnin kundërsulmet, por duke bërë përpjekje që t’i shmangeshin përpjekjeve të vazhdueshme ajrore të NATO-s në atë rajon. Më tej, në veri, sipas disa raporteve, pjesë të UêK-së kishin shtyrë kanalet e tyre për furnizim më thellë në Kosovë. Pilotët raportonin për rezultate substanciale të sulmeve të tyre nga ajri. Por, ne, gjithashtu kishim indikacione se forcat serbe po përgatiteshin për të ndërmarrë një sulm të ashpër dhe të koordinuar kundër depërtimit të UêK-së në veri.” (Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 390)
***
Në fund kemi arritur te manipulimet, falsifikimet dhe gënjeshtrat më të tmerrshme që ka bërë Ruzhdi Saramati, në emër të gjeneralit amerikan, Wesley Clark!!! Ruzhdi Saramati manipulimet dhe gënjeshtrat e ripërsëritura vite me radhë, se gjoja “hartimin e planit strategjiko luftarak të operacionit Shigjeta” dhe “”vijat frontale (nga Drini i Bardhë deri në Qafë Prush) për katër batalionet e brigadës 128″…, i paska bërë “Komanda e brigadës me në krye komandantin Ruzhdi Saramatin”, në fjalimin e tij të 31 majit 1999 i citon me mburrje si thënie të shkëputura gjoja nga libri i gjeneralit amerikan, Wesley Clark “Të bësh luftë moderne”!!! Tmerr e trishtim!
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark lidhur me “Brigadën 128” në libër paska “thënë” (citoi):
“Në Pashtrik ka operuar Brigada 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati” – citon gjenerali Klark. “E cila operoi me Njësinë Speciale Diverzanto vëzhguese që e komandonte Safet Peci Boletini nga Mitrovica, dhe 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri të artilerisë. Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhrin për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut.”
“Komanda e brigadës me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin” – citon Klarku – “hartoi planin strategjiko luftarak. Si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë – Gryka e Lumës – Gorozhupi – Maja e Pashtrikut – Kurora – Shpella e pëllumbave e deri te Qafa e Prushitë”.
Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë – Ura e Nashecit – Ura e Fshejtë, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në pikat: Kleçkë-Nishor-Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Zonës Operative të Dukagjinit.”
Formacioni i brigadës 128 “Pashtriku” ishte si më poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i Ushtrisë Shqiptare të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup.
Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigadës dhe Bataljoni i -I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati.
Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut, shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti trim Xhelal Limani nga Gadimja e Epërme. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ërt i komanduar nga Abdurrahman Nazifi, me nofkën Bugari. Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës edhe Batalioni “Atlantiku” me komandant Uran Rexhepin.
Ndonëse zyrtarisht asnjëherë kjo nuk është pranuar, të gjitha indikacionet flasin se plani “Shigjeta” për ta marrë rajonin e Pashtrikut nga ana e UÇK-së, ndonëse i miratuar nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte i hartuar nga ana e ekspertëve ushtarak të shtetit shqiptarë të cilët madje kishin stërvitur ushtarët për t’iu përgjigjur planit dhe teknikave që dilnin prej atij plani.” Me kaq Klark e mbyll komentin e tij.” – përfundon Ruzhdi Saramati në fjalimin e tij të mbajtur më 31 maj 2016, në prani të zyrtarëve të komunës së Prizrenit, ish’eprorëve të UêK-së dhe familjeve të dëshmorëve!
– VIJON –
Faksimile nga libri i Gjeneral Wesley Clarkut: “Të bësh luftë moderne”, faqet – 371, 381 dhe 390:
________________________________
Në 21 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” – Pashtrik (I)
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ – PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999) (PJESA E PARË)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10106