SHERADIN BERISHA: VALBONA E KRESHNIKËVE

Pashtriku, 3 korrik 2020: Valbona është si Troja. Aty para mijëra vjetësh ka ndodhur diçka e bukur dhe ka ardhur më pas te ne, nëpër qindra vite të tjera, si këngë. Nëse Troja ka Iliadën, Valbona ka Eposin e Kreshnikëve. Nuk mund ta shmangësh këtë asocim epik teksa futesh në grykë të një lugine që ka emrin e lumit që rrjedh nëpër të – Valbonë.
Gryka e Valbonës që në krye të saj vjen e bëhet luginë gjarpëron bashkë me lumin, ujërat e të cilit sot ngarkuar me shi, borë e rrëke që bëhen ujëvara janë si të çartura: e kaltra është hirnosur. Bukurinë e ruan megjithatë: uji kreshpërohet mbi shkëmbinj ciklopikë të cilët nxjerrin kryet e bardhë mbi dallgë.
Çuditërisht kanë formën e plisave që mbajnë në kokë malësorët e këtyre anëve. Prandaj mos i leni pa i vizituar këto bukuri të rralla natyrore!
——————
Shikoni këto video/
https://www.youtube.com/watch?v=b1Zwv3rNotM
***
https://www.youtube.com/watch?v=Y6e2cCxsGgs
***
https://www.youtube.com/watch?v=ONBPDRmsnCg
***
https://www.youtube.com/watch?v=VvN2bmjWAGQ

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura