Prishtinë, 8 gusht 2020: Nga mesi i korrikut filloi ndërtimi i Xhamisë së Madhe (ashtu po i thonë, “Xhamia e Madhe”, edhepse Prishtina e ka një Xhami të Madhe). Më 22 korrik u mbajt një protestë kundër ndërtimit të Xhamisë. Në të njejtën ditë, vetëm disa metra më larg, u mbajt një protestë tjetër kundër protestës së parë. Nuk më kishte ndodhur të dëgjoja se në Kosovë kishte pasur ndonjëherë protesta dhe kundërprotesta në të njejtin vend dhe në të njejtën kohë e për të njejtin shkak por me polarizim të kundërt. E kujtesën e kam ende aktive, sepse që nga 27 Nëntori i vitit 1968 e deri sot, më kujtohen mjaft mirë të gjitha demostratat dhe protestat që janë mbajtur në Prishtinë dhe në Kosovë. Më bëri përshtypje numri mjaft i vogël i pjesëmarrësve në të dy krahët e protestuesëve! Ndoshta edhe kanë pasur marrëveshje mes vete të dy krahët e protestuesëve? Ndoshta ky ka qenë një rast i mirë për testim të opinionit e i porositur nga ndonjë institucion, parti politike apo nga ndonjë agjenturë e huaj? Sido që të jetë protestat mbaruan paqësisht.
Ato që më bënë pështypje atë ditë ishin deklaratat e zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të partive politike e që, sipas mendimit tim, nuk kanë qenë të domosdoshme, përpos nëse nuk kanë qenë të shtyrë nga ndonjë faktor i jashtëm…E them këte sepse atë ditë nuk pati asnjë tollovi gjatë protestave që do të nxiste ndonjë përshkallëzim të situatës
Po i ceku me rend deklaratat e zyrtarëve të Kosovës nga të cilat unë nuk munda të nxjerr asnjë përfundim se kujt iu kishin drejtuar ato porosi dhe se kujt i druheshin ata?
Akademik, prof. dr. Isa Mustafa, në reagimin e tij thotë: “Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95% musliman. Por në vend që të turpërohemi, do të duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, etj, etj.” Më tutje akademiku ynë shton “Të mundohesh të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë tjetër më pak se sa primitivizëm”.
Kurse Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, me këtë rast thotë: “Ndjehem krenar që e vura gurthemelin e saj” ( mendon për xhaminë).
Pati edhe deklarata të tjera por unë i zgjodha vetëm këto të dyja : të kryetarit tashëm të shtetit dhe të lakmuesit për kryetar shteti. Me të vetmin qëllim: me ia bërë të ditur opinionit se nga po na çojnë “burrështetasit” tanë!
Me sa e di unë nga historia, akademikët e shtetit të Sërbisë dhe të Greqisë, para një shekulli e gjysëm kanë thurë dhe po thurin( edhe sot e hjithë ditën) plane dhe projekte, pa ndërprerë, për zhdukjen e elementit shqiptarë në gadishullin ilirik. Të gjitha këto plane dhe projekte kanë pikësynim paraqitjen tonë para Europës si përhapësit më të rrezikshëm të islamizmit ekstrem në kontinent. Me këto plane po merren akademikët dhe akademitë e shteteve sllavo-ortodokse që nga Ilija Garashanini e deri tek Ivo Andriqi dhe Dobrica .Qosiqi. Akademitë dhe akademikët e të dyja shtetve shqiptare me çka po merren? A po shohin ata dhe ato se po bëhet një rikolonizim i heshtur Osman nëpërmjet ndërtimit të xhamijve të panumërta nëpër kryeqytete dhe fshatra shqiptare. Të gjitha këto ndërtime bëhen nëpër vendet më të spikatura dhe më të dukshme në hapsirat shqiptare. Këto e kanë një qëllim të vetëm, ripushtimin e pahetueshëm të tokave shqiptare nga turko-sllavët dhe zbrazjen e shqiptarëve nga këto troje. Pasi nuk mundën me të gjitha llojet e planeve të deritashme, tani po provojnë ta bëjnë këtë duke e kultivuar tek ne, tinzisht, islamizmin ekstrem. Bashkëpunimi arabo-turk me sllavizmin tani është në vlugun më të madh që nga Pakti i Kostandinopojës i vitit të larët 1453.
Po ku jemi ne në këto kohë të flamosura? Ku janë të dy Akademitë shqiptare? Ku janë akademikët e majmurë tej mase me ato paga të majme. Si duket kanë sharruar thell në luksin mashtrues dhe e kanë lënë në harresë detyrën e shenjtë ndaj vendit. Kur akademikët heshtin në kohën e furtunave, opinioni mund të mendojë se ata janë duke grumbulluar energji për një sulm të furishëm. Por kur akademiku, dhe njëkohësisht edhe kryetari i një partie politike me ndikim, dhe lakmiçari për postin e kryetarit të shtetit, del në përkrahje të përhapjes së islamizmit dhe e çvlerëson dhe e mohon popullin dhe kombin e vet, çka mund t’i thuhet ati? Si mund të cilësohet ndryshe fjalia e akademik Isa Mustafës: “ Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm”, ( marrë nga gazeta, portal Infoshqip.com i datës 22.07.2020). Këtë fjali ua “dhuroi” protestuesve që dolën kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë më 22 korrik 2020. Me sa e di unë në protestë, kundër ndërtimit të xhamisë, atë ditë kanë marrë pjesë vetëm shqiptarët. Me këtë fjali, akademiku i ynë, i quajti shqiptarët primitivë. Sikur në frymën e Garashaninit, Çubrilloviqit e të viq-ve të tjerë. Jam i sigurt se aty nuk ka patur turq, sërbë e as boshnjak por vetëm shqiptarë. E nëse ata janë munduar të paraqiten si turq, sërb ose boshnjak atëhërë ka plotësisht të drejt akademiku ynë. Nëse akademiku ynë i shikon shqiptarët vetëm me optikën muslimane atëherë mjer ne se në çfarë akademikësh kemi mbetur dhe mjer ne se në ç’drejtim po na çon ky prodhim i shkollës politike të Kumrovcit! Fjalia e akademikut mund të jetë edhe dykuptimshe. Pra ka mundësi që akademiku ynë protestuesit i ka shikuar me optikën e Akademisë së Shkencave të Sërbisë, vetëm si musliman. Atëherë shtrohet pyetja se çka është më parësore për akademikun tonë: kombi apo feja? Nga na polli tani cilësimi musliman për shqiptarët e Kosovës? Mos po shkon edhe ky, akademiku ynë, hapave të Alia izetbegoviqit. Tani shtrohet pyetja: anëtar i cilës akademi është ky njeri; i SANU-së apo i ASHAK-ut? Dihet se SANU-ja investon që ne të paraqitemi para botës si musliman dhe derdhë para të majme për muslimanizmin tonë por se ka të tillë edhe në ASHAK nuk e kisha besuar kurrë! Çka ka dashtë të thotë me fjalinë tjetër “protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95% muslimanë” ? Çka ka lidhje kjo punë me muslimanizmin tonë? Kush të pyeti që të përgjigjesh me përqindje? A jemi ne shtet laik apo republikë Islamike? Ku je duke jetuar, lumë akademiku? Nëse jemi shqiptarë, çfarë rëndësie ka besimi që e mban. Zoti apo perëndia është një për të gjithë. Dallon vetëm në emrin. A i thua zot, perëndi apo allah është i njejti subjekt vetëm i thënë në gjuhë të ndryshme. Për ne, shqiptarët, ai quhet zot ose perëndi, kurse për arabët dhe turqit quhet allah. Kurë, në cilën periudhë historike, shqiptarët janë matur me përqindjen e besimit? Ti, si akademik që je, ndoshta e din më mirë. Thuana more, mos u turpëro fare.
Për një çast po e lëmë anash akademikllëkun tënd. Po merremi pak me pikësynimin tënd në politikë. Tashmë e gjithë Kosova e din se po synon, dhe lakmon, të ulesh në karrigën e të parit të shtetit. Po e zëmë se tu plotësua dëshira. Kam një këshillë dhe porosi për Ty. Kur të takohesh me kryetarin e Francës dhe të Hollandës, të lutem shumë, tregoju se në Kosovë kemi të “arritura të mëdha”. Në ndërkohë kemi arritur që të bëhemi 99,99% musliman. Ata, së bashku, do t’i gëzohen këti suksesi tënd dhe menjëherë, e me procedurë të shpejtuar, do të lejojnë liberalizimin e vizave të shumëpritur prej nesh. Ky do të jetë suksesi i Yt , më i rëndësishmi, për në majat e politikës. Kërkesa e ime e dytë do të ishte, të lutem shumë, mos iu trego se në Londër qenka ndërtuar një Xhami e Madhe në qendër të qytetit. Druaj se këta do të bëjnë çmos për ta rikthyer Anglin përsëri në BE!
E për vete tregoju se e ke dhënë lejen për ndërtimin e Xhamisë së Madhe se, helbete, mund ta marrësh një shpërblim prestigjioz europian. Sa kam unë dijeni, për ndërtime Xhamishë të Mëdha, Nobeli nuk ka lënë porosi për ndonjë çmim. Kjo është një cenë e tij e madhe.
Për çfardo çmimi nga BE që e merr mbi bazën e ndërtimit të xhamive për Ty, si akademik që të kemi dhe për Kosovën, do të ishte një e arritur e madhe sepse me shpejtësi të rrufeshme po i afrohemi BE-së, për të cilën do të na kenë zili Turqia dhe Sërbia bashkë.
Me protestat e asaj dite kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe u muarr edhe i pari i shtetit. I pari i shtetit tha se “…Ndjehem krenar që e vura gurthemelin e saj” ! Dhe ka shumë të drejt sepse është e qindëta ose e mijëta herë që kryetari i shtetit “ndjehet krenar” për gurthemelet e fabrikave dhe të uzinave anë e mbanë Kosovës, e gurthemeli i Xhamisë së Madhe veçse ia shton krenarinë!?
Po e citoj edhe një opinion rreth ndërtimit të xhamisë së Madhe në Prishtinë. Aty thuhet “ “Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve. Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë, krahasuar me numrin e popullësisë! Për besimtarët dhe fetarët, pra, ka mjaftueshëm xhami”. Personi që e ka dhënë këtë opinion nuk ka asnjë titull akademik dhe nuk është pjesë e zyrtarëve të lartë të shtetit, prandaj edhe nuk bënë t’i shihet për të madhe! Sepse “ sa din, aq flet”, thonë nga ana e jonë.
Ditën e protestave disa thoshinë jemi kundër Xhamisë së Erdoganit në Prishtinë. Po kjo nuk është xhami e Erdoganit por e Isa Mustafës dhe e Hashim Thaçit, thoshin të tjerët. Në Kosovë jemi e jo në Turqi. E nëse mendoni se po ia bëjmë argatin Turqisë dhe Sërbisë, pajtohemi me ju.
Njeni e kishte pyetur Gjergj Fishtën:
“si janë shqiptarët”
“Njashtu si don hasmi”
i përgjigjet Fishta
Sidoqoftë Xhamia po ndërtohet. Mirë është që Xhumanë e parë ta falin së bashku akademik prof. dr. Isa Mustafa e Hashim Thaçi, si më të merituarit për ndërtimin e saj. Do të koriteshim, si shtet, nëse nuk i thrasim edhe Erdoganin, kryetarin e Francës dhe të Hollandës. Do të bënim shumë “sevap”.
Do të jetë madhështore ajo ditë!?
Më 29.07.2020 Prishtinë – Sylejman Krasniqi 044-169-049
Postime të Lidhura
AGIM SYLEJMANI: E KUJT ËSHTË POLICIA E KOSOVËS?!
Zvicër, 13 shtator 2018: Duke parë pamjet trishtuese në televizion, pamje që paraqisnin rrugët e Gjakovës, ku nënat…
PLOJA BIBLIKE DHE NJË ALEAT REZERVË …
Maj, 2023 Ploja biblike dhe një aleat rezervë… (Mbi rrotullime të befta) Nga Rexhep Kasumaj 1. Mesazh kujtimesh…
REXHEP KASUMAJ: ANËMARRJA GABIMTARE…
Berlin, 15 dhjetor 2017: (Afeksionet e Presidentit) – I pasfidueshmi për filozofi politike t’sundtarisë, Niccolo, flet diku (tek…
TRIUMFI I KOMBIT …
Opinion “Triumfi i Kombit’’ i Skënder Sadri Kapitit, Traktat dhe Manifest Kombëtar Nga Hasan M. Shahinaj @ Xhevahir…