SHERADIN BERISHA: MARRËVESHJA PAN+AKR (04.09.2017) – BEHGJET PACOLLIN DO TA BËNTE EDHE PRESIDENT TË KOSOVËS NË VITIN 2021! (Dokument)

Pashtriku, 24 nëntor 2019:

Marrëveshja skandaloze!
Përveç 5 ministrive, pozitës së zëvendës kryeministrit dhe 7 zëvendësministrave:
SHERADIN BERISHA: MARREVESHJA PAN+AKR (04.09.2017) – BEHGJET PACOLLIN DO TA BENTE EDHE PRESIDENT TE KOSOVES NE VITIN 2021! (Dokument)

Më 04.09.2017 tre drejtuesit e PAN’it, Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA) në shtëpinë superluksoze të biznesmenit dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli në Hajvali kanë nënshkruar marrëveshjen qeverisëse PAN + AKR! (Shikoni në foto katër krerët e PAN+AKR)

Kjo marrëveshje u zyrtarizua pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 dhe fitores së AKR-së (me katër deputetë) në koalicionin parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën e Mimoza Kusarit Lila, si ‘LAA’! Pra, Behgjet Pacolli për t’u bërë pjesë e pushtetit iku nga LAA’ja dhe iu bashkua PAN’it!
Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar (më 04.09.2017) nga Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli – AKR’së (vetëm me katër /4/ deputetë) do t’i takonin:
– pesë /5/ ministri,
– pozita e zëvendëskryeministrit,
– shtatë /7/zëvendësministra dhe
– posti i presidentit, pasi t’i përfundoj mandati Hashim Thaçit!
Në marrëveshje thuhet (citoi):
“Aleanca Kosova e Re – AKR të përfaqsohet në qeverisje me këto pozita:
1. Zëvendëskryeministër i parë,
2. Ministria e Punëve të Jashtme,
3. Ministria e Punëve të Brendshme,
4. Ministria e Planifikimit Hapësinor,
5. Ministria e Bujqësisë
6. Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Si dhe 7 zëvendësministra në këto ministri:
1. Zëv.ministër i Jashtëm,
2. Zëv.ministër i Brendshëm
3. Zëv.ministër i Ambientit dhe Planifikimit,
4. Zëv.ministër i Mirëqenies Sociale,
5. Zëv.ministër i Shëndetësisë
6. Zëv.ministër i Kulturës,
7. Zëv.ministër i Arsimit.” – përfundon citati!
Për më tepër në marrëveshje specifikohet se, AKR-së do t’i takoj edhe pozita e presidentit në mandatin e ardhshëm 2021 – 2027 (pas Hashim Thaçit), dhe këtë pozitë do ta marrë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli!
Në marrëveshje thuhet (citoi):
“PAN’i dhe AKR-ja dakordohen që posti i presidentit të Kosovës t’i takoj AKR-së në mandatin e ardhshëm, pavarësisht mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejpërdrejt nga populli. Kështu partitë që përbëjnë koalicionin PAN dakordohen që të mos kenë kandidat të tyre për president të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR-së”! – përfundon citati.
***
Tani shtrohet pyetja: Nëse NISMA+AKR me rinumrimin e votave (të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019) e kalon pragun (5%) dhe me 6 deputetë (NISMA – 4, AKR – 2) bëhet pjesë e koalicionit qeverisës LVV-LDK, sa ministri dhe zëvendës ministra do t’i kërkojnë në qeverinë prej 12 ministrive?!
(Botuar fillimisht në facebook, më 16 nëntor 2019)
————————
Në foto: shikoni dhe lexoni faksimilin e marrëveshjes të nënshkruar (më 04.09.2017) nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (NISMA) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura