Pashtriku, 12 gusht 2020: Nga arkivi i pashtrikut, korrik 2009!
PRODUKTET POLITIKE: LDK+LDD = GRUSHTAT E GANI GECIT!
Moderatori i www.pashtriku,org, 11. 07. 2009
Si ndodhi ndarja e kësaj „bagle“ në dy kampe, që tani kërkon ngjitje?!
Dihet mirëfili se Eqrem Kryeziu ishte njëri nr.2 i LDK’së pas Ibrahim Rugovës, ndërsa pas vdekjes së tij më 21. 01. 2006, Eqa i mori në dorë frenat e reformimit brenda LDK’së.
Puna e parë e tij në cilësinë e “reformatorit” ishte shkarkimi i Nexhat Dacit nga posti i Kryetarit të Kuvendit, dhe nga ky moment u bë i dukshëm jazi i përqarjes brenda LDK’së, ndonëse kjo përqarje ishte akumular prej vitesh, sa ishte gjallë „hazreti“ Rugova! Gjatë verës së vitit 2006 në LDK u ngritën tensionet dhe brenda kreut të saj u sforcuan dy kampe: kampi i Fatmir Sejdiut dhe ai i Nexhat Dacit. Dhe, këto dy gupime në Kuvendin e përgjithshëm të LDK’së që u mbajt në dhjetor 2006, përveç forcës së mendjes përdorën edhe forcën e muskujve, duke e shndërruar sallën e kuvendit në arenë të përleshjeve!
Si u përgjak Kuvendi i gladiatorëve të LDK’së
Më datën 9 dhjetor 2006 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë i zhvilloi punimet Kuvendi i LDK’së, dhe aty rreth orës 21:30 min. pasi kanë përfunduar debatet me tone të nxehta në mes të dy kampeve tashmë të identifikuara: Sejdiu – Daci, (lidhur me listën e propozuar për Këshill Drejtues nga kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu), për një moment në sallë ka shpërthyer si uragan një përleshje e përgjkashme sikurse në „arenën e gladiatorëve romak“.
***
Kësaj përleshje paraprakisht i ka prirë „debati“ në mes të ish-ministrit të arsimit Agim Veliu dhe delegatit Gani Geci. Gani Geci, derisa po ndiskutohej për listën e Fatmir Sejdiut prej 70 ermrave të propozuar, përbetohet në zot se askush nuk do të dalë të votojë për përfaqësuesit e kësaj partie në Këshillin Drejtues., që shumë pak emra ishin futur nga kampi i Nexhat Dacit.
Këtij zotimi të bërë prej delegatit Geci i është përgjigjur ministri Veliu me „hajt dil e nalna“. Geci është kthyer kah Veliu, i cili qëndronte i ulur në rreshtin e parë të sallës, dhe i ka thënë „mshile gojën bre shpiuni i Ramë Marës“. Në këtë situatë konflktuoze, Gani Geci (derisa po diskutohej për futjen në listë edhe të vëllaut të tij), ndër të tjera ka thënë, se “ …s’jam i etshëm për pushtet… Ata që e dojnë pushtetin ka me ja u marrë Hashimi!“
Ndërkohë derisa po zhvillohej ky duel verbal, në anën tjetër të sallës një vëlla tjetër i Gecit i ka bërtitur ministrit Veliu, duke e quajtur „hajn“. Në këtë moment ka eskaluar situata, ku për disa minuta rresht, dy grupimet e LDK’së (Sejdiu – Daci) janë përleshur me grushta e karrika, dhe në sallë janë dëgjuar vetëm britma e ofshama që rezultonin si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme që delegatët i dhuronin njëri – tjetrit.
***
Kësaj situate i kanë kontribuar edhe shumë truproja të armatosura që mbronin lidershipin e LDK’së në sallë. Pas këtij dueli të përgjakshëm, në ambientet e Sallës së Kuqe ka intervenuar njësia speciale e policisë, duke e përdorur edhe gazin lotësjellës
(***)
Nga arkivi i pashtrikut, korrik 2009!
PRODUKTET POLITIKE: LDK+LDD = GRUSHTAT E GANI GECIT!
https://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/korrik_09/12-17.09/moderatori_ldk_ldd_bashkim_11.7.09.htm