GJOKË DABAJ: NJË I RREJSHËM DRITAN I VOGËL, RREJSHËM E “SHPËTON” MALIN E ZI

Durrës, 2 shtator 2020: Në historinë e Malit të Zi është shumë i njohur i Rrejshmi Shqepani i Vogël (Lazni Scepan Mali). Dhe, qe tash, në horizontin plot errësirë, na del edhe një fare i rrejshmi Dritani i Vogël. Puthet me Krivokapiqin (Kësulështrembëtin) dhe puthet edhe me Amfillohijen. Kuptohet, në qoftë se “i ndrituri” Amfillohije ia pranon përqafimin.
E mohon Shqipërinë e Madhe, e cila as që ekziston në vetëdijen e shqiptarëvet, kurse në dukje mbron një Mal të Zi të Madh. Në të vërtetë, duke u përqafuar me Amfillohijen dhe me Kësulështrembëtin, Dritani ynë poi a hap derën Sërbisë së Madhe.
Zot na ruaj prej gjithfarë Dritanësh të rremë, prej të cilëvet errësira do t’i mbulonte krejt këto hapësira! Edhe Malin e Zi, edhe Shqipërinë, edhe Sërbinë! Por, më rëndë dhe më keq se të gjithë, vetë Malin e Zi.
Është ditur prej kohësh që Gjukanoviqi e shpëtonte Republikën e Malit të Zi vetëm përkohësisht. Sepse Republika e Malit të Zi lëngon prej “kombësishë” artificiale.
Një pjesë e shtetasvet të Republikës së Malit të Zi, krejt artificialisht, deklarohen si sërbë. Kjo ka filluar e pakta qysh në kohën e Petar Drugi Petroviq Njegoshit. Me dhjetëra mijë shtetas të këtij shteti, në të vërtetë nuk janë sërbë, por deklarohen sërbë. Nga na dalkan këta sërbë qindra kilometra larg Sërbisë?!
Një pjesë tjetër jo e vogël shtetasish të Republikës së Malit të Zi, artificialisht deklarohen si boshnjakë, kurse Bosnja është sërish qindra kilometra larg prej shtetit malazias. Midis tyre ndodhen territoret e gjërë të Sanxhakut dhe të Hercegovinës.
Ndërkaq, ekstremi tjetër artificial është një numër jo i pakët shtetasish të këtij shteti, të cilët deklarohen “me kombësi myslimane”, kur dihet që askund në botë nuk ekziston një “kombësi myslimane”.
Pjesa e tretë ose e katërt e shtetasvet të këtij shteti deklarohen kroatë, në një kohë kur dihet që kroatët asnjëherë nuk kanë shtegtuar drejt Jugut. Kushdo që e njeh historinë, e di mirë që krejt hapësira bregdetare, nga Hercegnovi deri te i quajturi Kufin afër Sutomores, deri para pak kohësh është quajtur Arbëria Venedikase e në vazhdim, për disa vjet, Arbëria Austriake. A e ka vrarë kush mendjen, pse janë quajtur kështu këto hapësira?!
As sërbët nuk kanë ardhur këtu, as boshnjakët nuk kanë ardhur këtu, as kroatët nuk kanë ardhur këtu. Mirëpo, ja që, NË LETËR, artificialisht, ka edhe “boshnjakë”, edhe “kroatë”, edhe “myslimanë”, kurse artificialët më të shumtë në numër, madje edhe agresivë, janë të regjistruarit si “sërbë”.
E gjithë kjo ka ndodhur më së shumti në dëm të përkatësisë arbërore-shqiptare. Rozhajasit deri vonë kanë folur shqip. Banorët e Plavës deri dje e kanë ditur veten shqiptarë, kurse tash „kanë harruar“! Pipri dhe Palabardhi, deri më pak se para treqind vjetësh, kanë qenë arbër të pastër. Në kohë më të afërta, banorët e Zetës dhe fisi i Kuçit kanë qenë arbër. Qyteti i Tivarit me rrethinë ka qenë me kombësi shqiptare (Lexoni librat e zonjës Edith Durham!) deri në kohët kur knjaz Nikolla ka vendosur, artificialisht dhe me dhunë, gjuhën starosllave në Arqipeshkvinë e Tivarit. Vetëm atëherë Tivari ka hyrë në procesin e „sërbizimit“, si dikur, në kohët e pushtimit nga ana e Nemanjiqvet.
Ndërkaq, jemi të detyruar të pranojmë se as qeveria e deritashme e Republikës së Malit të Zi nuk është sjellë krejt e sinqertë, veçanërisht ndaj pjesës së lëkundur , më mirë të themi, të pavertebër, të shqiptarëvet. Dhe, deri diku, pikërisht kjo mungesë sinqeriteti, është bërë shkak që partia e Gjukanoviqit nuk është mbajtur dot edhe më gjatë në pushtet. A nuk mund të punonte Gjukanoviqi, që shqiptarët të kishin gjashtë deputetë në parlamentin e asaj republike?! Gjukanoviqi është dashur pa tjetër t’u garantojë më shumë liri shqiptarëvet. Në Tivar e rrethinë është dashur që, për shqiptarët, të bëhej mësimi në gjuhën shqipe. Në Podgoricë ka qenë shumë e nevojshme të vihej në jetë shkollimi ishqiptarëvet në gjuhën e tyre. Në Plavë dhe në Rozhajë gjithashtu. Vetëm atëherë do të mund të normalizohej gjendja në Republikën e Malit të Zi, sepse masa e shqiptarëvet, e trajtuar kështu si po them unë, kurrë nuk do të angazhohej kundër shtetit malazias.
Që malazezët të sigurojnë një shtet me një pavarësi jetëgjatë, ata janë të detyruar, jo thjeshtë në aparencë, por krejt sinqerisht, të bashkëpunojnë me ne shqiptarët, të cilët, me forcën e rrethanavet historike jemi përfshirë në Republikën e Malit të Zi.
Jo të mbështetej te kameleonët, por të mbështetej te shqiptarët më dinjitozë!
Po tash, ç’të bëhet?! Qe pra, një shqiptar bastard, si i dikurshmi Esat Pashë Toptani, ia fal Sërbisë, në të vërtetë Rusisë, edhe qeverisjen, edhe vendin, edhe të ardhshmen tejet të pasigurtë të vetë Republikës së Malit të Zi!
Dhëntë Zoti që Evropa dhe Amerika të kthjellohen dhe të sillen më mençurisht ndaj këtyre hapësirave! Përndryshe, ujërat e turbullt nuk do t’i kursejnë as BE-në, as SHBA-në.
2-4 shtator 2020. Gjokë Dabaj, nga Shestani i Sipërm, komuna e Tivarit.

LAZNI DRITAN MALI, LAZNO “SPASAVA” CRNU GORU
Istoriji Crne Gore je dobro poznat Lazni Scepan Mali. A evo sada, na pomolu, pun mraka, i neki Lazni Dritan Mali! Ljubi se sa Krivokapicem a ljubi se i sa Amfilohijem. Naravno, ako ga “Svijetli” Amfilohije bude primio u zagrljaj.
Negira Veliku Albaniju, koja u stvari i ne postoji u svijesti Albanaca, a na izgled brani Veliku Crnu Goru. U istini, grleci se sa Amfilohijem i sa Krivokapicem, nas Dritan sirom otvara vrata Velikoj Srbiji.
Boze nas sacuvaj od svakojakih laznih Svjetlana, usled kojih mrak pokriva ove prostore! I Crnu Goru, i Albaniju, i Srbiju! A najvise i najteze samu Crnu Goru!
Odavno se znalo da Dukanovic samo privremeno spasava Republiku Crne Gore. Republika Crne Gore boluje os vjestackih “narodnosti”.
Dio podanika Republike Crne Gore se sasvim vjestacki proglasavaju Srbima. A to je pocelo najmanje od vladike Petra Drugog Petrovica Njegosa. Hiljade podanika ove drzave sustinski nijesu Srbi. Otkuda Srbi stotine kilometara daleko od Srbije?!
Drugi nemali dio podanika Republike Crne Gore se vjestacki proglasavaju Bosnjacima, a Bosna je opet stotine kilometara daleko od drzave Crne Gore, jer izmedu njih postoje prostrane teritorije Sandzaka i Hercegovine.
Medutim, krajnje vjestacki, takode nemali dio drzavljana ove drzave, proglasavaju sebe kaopripadnici muslimanske narodnosti, a zna se da nigdje na svijetu ne postoji narodnost Muslimana.
Treci ili cetvrti dio podanika ove drzave proglasavaju se Hrvatima, kad se zna da se Hrvati nikada nijesu doseljavali prema Jugu. Ko god poznaje istoriju, zna dobro da se çitav primorski predio od Hercegnovog do takozvanog Kufina blizu Sutomora, do nedavno nazivao Mletaçka Albania, pa u nastavku, za nekoliko godina, Austrijska Aalbanija. Da li je iko muckao glavom, zasto su se ovako nazivali ti predjeli?!
Ni Srbi se nijesu doseljavali ovamo, ni Bosnjaci se nijesu doseljavali ovamo, ni Hrvati se nijesu doseljavali ovamo. A eto, tu, NA PAPIRU, puno vjestackih, i “Bosnjaka”, i “Hrvata”, i “Muslimana” (po “narodnosti”), a brojno najvise vjestackih, pa i agresivnih “Srba”!
Sve je ovo najvise na stetu crnogorske i albanske narodnosti. Rozajci su do nedavno govorili albanski. Plavljani su do jucer znali sebe Albancima, a sada su to “zaboravili”. Piperi i Bjelopavliqi (Palabardhi) su prije manje od tri vijeka bili cisti Arbanasi. A isto tako, vremenski jos blize, i Zecani i pleme Kuci, bili su arbanaske narodnosti. Grad Bar sa okolinom bio je albanke narodnosti (Citajte knjige gospode Edit Durham!) sve dok je knjaz Nikola vjestacki i nasilno uveo “staro-slovenski jezik” u Barskoj Nadbiskupiji. Tek je tada Bar usao u proces “posrbljavanja”, kao nekad u doba nemanjicke okupacije.
A moramo priznati da se ni dosadasnja vlada Republike Crne Gore nije sasvim iskreno ponasala posebno prema labilnom, bolje reci, beskicmenom dijelu Albanaca. Pa je donekle upravo ova neiskrenost bila uzrok sto se Dukanoviceva stranka nije duze odrzala na vlasti. Dukanovic je morao vise slobode garantirati Albancima. Zar ne bi Gjukanovic mogao raditi da Albanci imaju shest poslanika u skupstini te republike? U gradu Baru i okolini trebalo je, za Albance, uvesti nastavu na albanskom jeziku. U Podgorici je bilo neophodno nuzno praktikovati skolovanje svih Albanaca na njihovom jeziku. U Plavu i Rozajama takode. Tek onda bi se moglo normalizovati stanje u Republici Crnoj Gori, jer se masa Albanaca, tretirana na ovaj nacin, nikada ne bi angazovala protiv te i takve drzave.
Da bi Crnogorci osigurali svoju trajnu drzavu i nezavisnost, oni moraju, ne prividno, nego sasvim iskreno, saradivati sa nama, Albancima, koji smo se, silom istorijskih prilika, obuhvatili unutar granica Republike Crne Gore.
Ne da se oslone na kojekakve hameleone, nego da se oslone na dostojanstvene Albabance!
Ali sada, sta da se radi?! Eto, jedan Albanac, izrod kao nekadasnji Esad PasaToptani, daruje Srbiji, zapravo Rusiji, i vlast, i zemlju, i veoma neizvjesnu buducnost Republike Crne Gore!
Daj boze da se osvijeste Evropa i Amerika, te da se pametnije ponasaju prema ovim prostorima! Inace, mutne vode nece stediti ni EU, ni SAD.
2-4. septembra 2020.g. Gjokë Dabaj, iz Gornjih Sestana.
Opstina Bar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura