Berlin, 8 shtator 2020: (Mbi disfatën vullnetare)
1. Pështymëlëpirje
Fundverë. Entuziazëm festiv, madje ngadhënjimtar në Prishtinë.
Traktati historik i firmosur në Uashingtonin e Trumpit, ka hallakatur kënetën politike ballkanëse. Ndikesa e tij vete përtej kohës. Por në ç’drejtim? E drejta e dyshimit sokratik, ashtu si për shumëçka, më sugjëron distancën fillestare.
Minishengeni i riaktivizuar, Ujmani në treg plaçkash, pika 10-të ose apotheoza e saj, porti detar në thellësi të adriatikut, sikur promovojnë heshtur Zotninë e vjetër. Atë që njeh mirë kurrizi i thyer i Kosovës.
Marrëveshjen me pikat fatale (pa të madhen, të munguarën 10-të) shpejtuan t’a mbështesnin t’gjithë oligarkët e molepsur e dredharakë që dikur rreshtoheshin fort kundër elementëve të sipërcekur të saj (Berisha, Mustafa, Haradinaj, vetë firmëtari i trafikuar e fatkeq Hoti…).
Sa lehtësisht lëpijnë ata pështymën e vet!
2. Hije…
Posa do t’mbyllej ceremonia hijerëndë e traktatit, në një moment elektoral, e pa të udhës të reagonte dhe Joe Biden.
“Kosova duhet të jetë e pavarur, e jo të kthehet në Serbi”!
Kështu tha miku i sprovuar i shqiptarëve dhe tani pyetja: ç’shtysë kishte e, ndaj, përse u ngut të thoshte se “Kosova nuk duhet të kthehet në Serbi”?
Një anëvështrim interesant i “Amerikës së thellë”, si cilësohet pjesa alternative e saj, mbi eventin diplomatik brenda muresh të Shtëpisë së bardhë…Një parandjesi e atmosferë hijesh në teatrin e dhimbjes…
3. Indipendencë e varur
Ne nuk do t’jemi instancë koloniale në Kosovë, i thoshte Presidenti Klinton kryeadministratorit të parë Kushner.
Në fakt, sovranitetin e kufizuar në fuqi e territor, as atë, nuk arrin t’a ushtrojë akoma Kosova, e vetme dhe në gjysmështegun e vetëjetesës. Aleatët janë rojat e tyre. Po, fundja, nuk është shenjë ligështie e deshpërimi. Shtete më të vjetër e të mëdhenj gëzojnë këtë asistencë sigurie. Kudo në botë. Fati i të vegjëlve varet shpesh dhe nga hiri i kancelarive të mëdha.
Por kujdestaria, internati politik a pedagogjia e zezë janë epruvetë për popuj adoleshentë. Më keq ende: dalëzotësit favorizojnë mashtruesit, korruptantët e dhunëtarët. Ata që, duke mos nxënë dot kulturë shtetërore, rrëzojnë internat-shtetin dhe kompromitojnë miqësinë.
Ndërkaq, i ashtuquajturi popull e vështron sylëbyrur, anësh e pa pjesëmarrje gjithnajën e turbulluar rreth tij.
I lumtur, sa i prehur që të tjerët vendosin për të: sot, nesër e gjithmonë!
Postime të Lidhura
ISMAIL ARSLLANI: DRAMA E PARË SHQIPE TRONDITI REGJIMIN MONARKIST!
Tetovë, 30 nëntor 2017: Pas ardhjes së Hamit Shijakut në Tetovë, një atdhetar i shquar nga Shqipëria, në…
DR.JAKUP KRASNIQI: A PO RRËSHQET DEMOKRACIA JONË NË TIRANI!
Prishtinë, 21. 10. 2015: Në të gjithë librat që merren me shpjegimin e fjalës demokraci zakonisht atë e…
DR.FADIL MALOKU: ÇDO ‘KOMPROMIS’ I MËTEJMË NË RAPORT ME SERBINË, DO E FUNDOS SHTETNDËRTIMIN E KOSOVËS!
Prishtinë, 19 qershor 2018: 1. Në Kosovën e pasluftës, shkaqet e (mos)integrimit të serbëve dhe të ndërtimit të…
GJOKË DABAJ: FQINJËT PO FSHIJNË PRAPANICËN ME DINJITETIN TONË!
Durrës, 15 gusht 2020: Po shohim këto ditë me kilometra radhë makinash të shqiptarëvet, për të hyrë në…