Vlorë, 9 shtator 2020: Shqiptarët dhe të parët e tyre kanë 22 shekuj që paguajnë haraçe, kanë 22 shekuj që janë pushtuar dhe dhunuar, kanë 22 shekuj që nuk jetojnë të lirë. Fillimisht, deri në shekullin e katërt pas Krishtit, për gjashtë shekuj u sunduan dhe u grabitën nga Perandoria Romake e Perëndimit, pastaj për 11 shekuj nga Perandoria Romake e Lindjes, Bizanti, dhe në fund 5 shekuj nga Perandoria Osmane.
Cili komb i Europës do të ishte ky që është sot, sikur jo 22 shekuj, por vetëm 5 shekuj të mos kishte qënë i lirë, por nën pushtim, e zemë se do të kishte fatin që të kishte qënë nën sundimin e Perandorisë Osmane?! Por fati ishte me Europën dhe jo me shqiptarët, pasi sikur të mos kishte qënë shqiptari i Madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, harta e Europës nuk do të ishte kjo që është sot, religjionet e Europës nuk do të ishin këto që janë sot.
Për këtë Europë që lulëzoi këto pesë shekujt e fundit, në shekullin e XV u sakrifikuan shqiptarët që i vunë gjoksin, luftuan dhe u përballën me një nga perandoritë më të egra që kishte parë njerëzimi në atë kohë, që u ndeshën dhe dolën triumfatorë me dy sulltanët më të fuqishëm dhe më të lavdishëm të Perandorisë Osmane gjatë gjithë ekzistencës së saj. Po të mos kishin qënë shqiptarët, pasi sërbët dhe grekët turku i vuri që në fillim nën thundër, Europianët sot do të faleshin në xhami dhe katedralet e tyre të bukura, përfshirë dhe Shën Pjetrin do të kishin fatin e Shën Sofisë duke u kthyer në xhami blu.
22 shekuj robëri. Sot në shekullin e XXI ne jemi në garë me kombet e tjerë europianë. Kuptohet që jemi shumë mbrapa dhe kjo jo për fajin tonë. Ndërkohë që kombet europianë janë të shëndetshëm dhe plot gjallëri me një start të fuqishëm në këtë vrapim modern, ne shqiptarët akoma nuk kemi hequr zinxhirët nga duart dhe këmbët dhe mezi ecim. Kyçet tona janë të enjtura dhe plot plagë nga zinxhirët shekullorë. Në këtë gjëndje ne jo vetëm që nuk vrapojmë dot, por që as mendohet se mund të futemi në garë.
Nëqoftëse kjo garë do të bëhej nga shekulli i IV deri në shekullin e II para Krishtit, kur shtetet Ilire dhe Epirote ishin njësoj me të tjerët, madje shumë më të fuqishme dhe zulmëmëdha kundrejt shteteve të Perëndimit, puna do të ishte krejt ndryshe. Në lindje ato u matën me Aleksandrin e Madh dhe fituan, në Perëndim Teuta me Gentin u ndesh me Romakët dhe Pirrua i Epirit nënshtroi gjithë Greqinë, vuri nën këmbë Maqedoninë dhe drodhi Italinë e Jugut dhe Siçilinë duke u ndeshur si i barabartë me Romën dhe Kartagjenën. Ndërkohë që për Europë në atë kohë as që mund të bëhej fjalë fare. Kjo ishte raca e jonë në antikitet.
Nëqoftëse kjo garë, do të përsëritej në Mesjetë (atëhere kur Bizanti po jepte shpirt), fillimisht me shtetin e Arbërit dhe Despotatin e Epirit dhe më vonë me Buajt, Spatajt, Zenebishët, Balshajt, Topiajt, Aranitët, Dukagjinët, Kastriotët, Muzakajt, ku Arbëria nuk ndryshonte pothuajse fare nga shtetet e Europës për nga zhvillimi, gara do të ishte përsëri ndryshe. Kjo ishte raca e jonë në Mesjetë.
Sot jemi bërë për të qarë hallin. Kësaj po t’i shtojmë edhe një çerek shekulli errësirë, humbëtirë dhe shkatërrim nga ata që erdhën në pushtet dhe u sollën me shqiptarët si barbarët e Xhingiz Khanit, ndërsa me të huajt puthadorë, servilë dhe sahanlëpirës. Të gjitha këto në kuriz të Shqipërisë, ku të gjitha ato që ishin krijuar për 50 dhe qindra vjet me mundim nga populli shqiptar u shkatërruan, u dogjën duke përmbysur çdo gjë me një urrejtje kaq të madhe, sa që edhe vetë Pal Emili që dogji gjithë Epirin, Stefan Dushani dhe Andartët grekë do t’ua kishin zili. Një mendje të thotë, se për këto gjëma që i kanë bërë dhe që duan akoma t’i bëjnë Shqipërisë, në vesh u kanë fryrë dhe u fryjnë në sinkron Beogradi dhe Athina. Dhe këta të shitur edhe sot që flasim në emër gjoja të patrotizmës duan ta groposin Shqipërinë.
Shqipëria sot duket si ai që sapo ka dalë nga varri dhe po përpiqet të hyjë në jetë, ngrihet në këmbë dhe rrëzohet, ngrihet në këmbë dhe puthadorët e Beogradit dhe të Athinës i venë stërkëmbsha dhe ajo e varfëra përsëri rrëzohet. Përsëri ngrihet ringjallet si Feniksi dhe mundohet të ecë përpara me sytë nga Perëndimi (nga ai Perëndim që 100 vjet përpara e copëtoj dhe e ndau në pesë pjesë, ku shqiptarëve u la një të pestën në një Shqipëri Trung, si ai trungu i zgërbonjës) në një rrugëtim pafund në një mision gati të pamundur, pasi mban mbi shpinë mallkimin e kalimit të kësaj shkretëtire me emrin tranziscion, për të shkuar në tokën e premtuar me emrin Europë.
Europa e shikon të drobitur dhe i thotë: Jo nuk të pranoj të hysh në shtëpinë time moj lypsare. Ik tutje. Thyej qafën. Dale, dale se u kujtova. Shiko, ke një shans, lutju sërbëve, jepu çfarë duan dhe po pranuan ata, bashkangjitjuni atyre në një shtet, të cilin ne të krishterët e Europës e kemi pagëzuar me emrin “Ballkani Perëndimor”. Atëhere shohim e bëjmë. Shikoni, se desh harova, i jepni edhe Greqisë çfarë kërkon ajo, ca nga toka (ku me sa di unë ca varre kërkon e shkreta), ca nga deti (ku me sa di unë ca minerale kërkon e shkreta) dhe pasi të merrni bekimin e Mitropolitit të Athinës dhe atij grek në vendin tuaj, lahuni, shplahuni, vishuni me cohëra europiane dhe bëhuni gati t’u marrim si shërbëtore për në sallonet tona.
E mjera Shqipëri në duart e kujt ke rënë; një palë të vrasin, të djegin dhe të shesin, pala tjetër të vesh dhe të zbukuron si prostitutë dhe të nxjerrë të shnderohesh. Po si more të paudhë, njësoj si të parët edhe ju të dytët, lejoni varreza greke në Shqipëri?!!
Si more të panderë lejoni të nderoni me ceremoni të vrarët e një ushtrie pushtuese, e cila erdhi të pushtojë Vorio-Epirin. Kaq syleshë jini dhe nuk e kuptoni që ato varre janë “Guri i Sinorit” , i Vorio-Epirit, njësoj si kishat dhe katedralet që janë ngritur nga grekët në Shqipërinë e Jugut këtë çerekshekulli për ta kufizuar këtë sinor ortodoks.
Pra haraçet e shqiptarëve nuk kanë të sosur; të krishterët katolikë dhe protestantë të Europës kërkojnë tani që haraçin tua paguajmë të krishterëve ortodoksë të Ballkazanit, sërbëve, grekëve, bullgarëve, maqedonasve dhe malazezëve. Pra shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë “shinikun e priftit ortodoks”; sllavëve, duke u futur në një shtet me ta, por nën hyqmin e tyre dhe helenëve duke u dhënë hise ose një dhoro nga Vorio-Epiri. Madje me këta të fundit duke bërë edhe një traktat miqësie, i cili ka për të qënë një akt tradhëtie dhe dënimi me vdekje i Shqipërisë së Jugut, pasi Shqipërinë e Veriut e kemi për sllavët.
Zoti i ruajtë Shqipërinë dhe Shqiptarët!
22 dhjetor 2017.
Postime të Lidhura
REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE …
Bashkëbisedim me Milazim Krasniqin dhe Fadil Hoxhën REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DHE SI E…
BEHXHET Sh.SHALA: BALI MET, KOMANDANT I ZONËS OPERATIVE TË ÇAGLLAVICËS!
Prishtinë, 03. 05. 2013 – Një hyrje sa për sqarim – Për më tepër se tre vjet po…
PLANDEMIA NUK KA PËRFUNDUAR …
Te zgjimi është shpëtimi PLANDEMIA NUK KA PËRFUNDUAR … Sheradin Berisha, FB 11.12.2022 – Pashtriku 13. 01. 2023…
MIRËNJOHJE FRAMËZUESE
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë MIRËNJOHJE FRAMËZUESE Abetarja që shkruan histori suksesi Mirënjohje nga Qendra e Studimeve në…