Tetovë, 13 shtator 2020: Para do kohe në shtypin e ditës lexuam fjalët e njëfarë kryetari …, i cili paska kërkuar të skuqet Kryetarja e Kuvendi te Kosovës znj. Vjosa Osmani!… Me të lexuar shkrimin, menjëherë u habitem dhe menjëherë lindi pyetja:
PSE?!…
Pse të skuqet znj. Osmani?!…
Zonja Osmani dhe familja e sajë nuk janë dëgjuar asnjëherë për ndonjë marrëzi shoqërore e kombëtare në përgjithësi. Kjo zonjë hijerëndë, përveç punëve të mira, nuk ka bërë asnjë veprim negativ në jetën e saj. Në jetën shoqërore ajo nuk ka shitur asnjë centimetër tokë te Kosovës. Ajo nuk ka larguar asnjë banor nga Kosova, kur dihet se deri më sot me qindra mijëra te rinj janë tretur nëpër vendet e ndryshme të botës duke ikur nga kaparashët e shtetit te uzurpuar. Ajo nuk ka vrarë asnjë një njeri. Ajo nuk ka urdhëruar asnjë vrasje te kundërshtive politike.Ajo nuk ka lënduar asnjë qenie njerëzore e as shtazore. Ajo nuk ka shkuar ne asnjë shtëpi te qytetarit te bëjnë shtypje e dallavere për vota politike…Pastaj, znj.Vjosa Osmani nuk i ka shtrembëruar mendimet e saja sipas kërkesave ogurzeza të politikes ditore. Ajo nuk ka bashkëpunuar me asnjë armik te popullit shqiptar. E njëjta nuk ka bërë asnjë plan për ndarjen e Kosovës, as harta për copëtimin e Kosovës, as për Mitrovicën, as për Trepçën, as për Ujëmanin, as shitjen e Cakorret e te Kullës… Ajo nuk ka formuar ” Zaednicë Serbe “ dhe nuk ka bërë asnjë lloj pazarllëku me asnjë armik te popullit shqiptar. Dihet botërisht shkollimi i saj superior, inteligjenca e sajë, edukata familjare dhe shoqërore ne përgjithësi. Vjosa jeton ndershmërisht si është me se miri. E ndershme sa të duash… Atdhetare sa të duash… për inteligjencë nuk bëhet fjale…, atëherë pse të skuqet kjo heroine bashkëkohore e botës sonë shqiptare?!…A duhet të kemi një kodeks intelektual kur e përmendim këtë heroinë, e cila votohet me qindra mijë vota nga populli i Kosovës. Pra, a duhet të kemi turp, veçmas kur edhe Kanuni nuk lejon që të ofendohet femra shqiptare, por edhe asnjë femër tjetër ne bote. Thjesht lind pyetja: Kush duhet të skuqet?…
Çka janë këto marrëzira e pisllëqe të llojit të vet?!…
Në vend që zonjën Osmani ta falënderojmë dhe t’i japim epitetin e meritor, ta përkrahim për punët madhore qe po benë gruaja shqiptare, përkundrazi, ne shkojmë deri ne ofendime kaq të ulëta e aspak burrërore…E bukura shpirtërore do të ishte sikur ne të dinim ta përkrahnim dhe ta falënderonim Zonjën Osmani për ketë dinamizëm dhe për këtë mrekulli politike që bënë ajo. Ketë shpirt human dhe kaq madhështor Zoti ia fali Kosovës dhe gjithë shqiptarëve… Dashtë Zoti që të kemi edhe Vjosa te tjera, edhe pse Zoti na ka falur te tilla me bollëk, por kjo politike e fëlliqur, që me kohë ua vret shpresën dhe nuk i lë të dalin në sipërfaqe, sepse hajdutet dhe tradhtaret, gjilpërat e helmit i mbajnë me vete për të vrarë inteligjencien shqiptare, vullnetin e popullit dhe më e keqja edhe atë te gjinisë femërore… Turp…Ka edhe gjilpëra tjera, por ata nuk janë helmuese, pasi ata luajnë rolin e zagarëve, që vetëm qepin qefinë, kur u thotë i pari i tyre. Ky është turpi i shekullit te ri…
Nuk do mend se kryetarja e Kuvendit te Kosovës ngjason me mbretëreshën pellazge Selena, e cila identifikohej me hënën dhe gjithmonë popullit i bënte drite neper terr. Edhe kësaj radhe, terri politik dhe ai moral, qe e ka kapluar Kosovën, Vjosa osmani mundohet ta largoje terrin nga Kosova dhe ta shpëtoje vendin e sajë dhe shqiptarët ne përgjithësi nga hajdutëria dhe tradhtia e brendshme e vendit. Ajo është një Selenë e kohës sonë, e cila tenton qe me çdo kusht ta largoje terrin qe ka kapluar Kosovën, ta çliroje e ndriçoje vendin sipas vullnetit te popullit, veçmas ta shporre çmendurinë politike të ditëve tona dhe moralin shume të ulët e te fëlliqur politik, qe një dekade po e përjeton Nena Kosovë…
Dhe në fund, Vjosa Osmani është mrekullia e Kosovës, e ardhur si dhuratë nga Zoti, që ndriçon me shpirtin e saj human e kombëtar dhe të dëlirë si loti, e cila gjithmonë ka bërë dhe benë beteja politike si heroinë për popullin dhe për Kosovën e sajë te dashur. Zoti e bekoftë Mbretëreshën Vjosa Osmanin – Selenen e kohës sonë!… E beftë edhe më të madhërishme, ashtu si e ka bërë deri më sot…Ajo ko forcën e hënës, qe për një natë të errët është punë e madhe. Me dritën e saj nëpër terr, populli nuk e humbën atë pak shprese që i ka mbetur E dimë vetëm një gjë se,Vjosa Osmani, për te gjithë shqiptaret kudo qe jetojnë ne bote, është dhe do te mbetet Mbretëreshë e Atdhedashurisë, cila, gjithsesi, dritën e hënës do ta shndërroj në diell të sigurt për shqiptarët e Kosovës e më gjerë…Zoti e ndihmoftë, Zoti e bekoftë si gjithmonë…
Postime të Lidhura
PËRPARIM DEMI: EDHE UNË KAM CA PYETJE PËR ‘STATUSIN’!
Bukuresht, 26. 06. 2014 – Kush është sot më entuziastë për statusin PD-ja apo PS-ja? Kush ka merita…
PROF.DR.NUSRET PLLANA: RËNDËSIA KOMBËTARE E LUFTËS SË USHTRISË ҪLIRIMTARE TË KOSOVËS
Prishtinë, 06. 02. 2017: (Dr. Veton Zejnullahu, Menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare, Prishtinë, 2016) HYRJE…
ADNAN ABRASHI: “TITANIK” – I PARASHIKUAR SI NË ROMAN
Prizren, 14. 04, 2012 – (100 vite pas katastrofës më të madhe tragjike në historinë e anije –…
VALBONA BAJRAMI: NJË SHEKULL DISKRIMINIM NDAJ GRAVE – MJAFT MË! /FOTO/
Prishtinë, 26. 03. 2015 – “A lindi çikë ?- mbyte ma mirë.” Ishte ky një togfjalësh i lokeve…