DR.AGIM ZOGAJ: POZITA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË NË VITET 1945-1948 (7)

Pashtriku, 2 tetor 2020: Në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, madje qysh në ditët e paratë përfundimit të luftës, pozita ndërkombëtare e Shqipërisë, në vend që të ishte e vendosur mbi bazat e njohjes dhe bashkëpunimit ndërshtetëror, u gjend para sfidave gati të papërballueshme. Në këtë periudhë, arsyet kryesore të krijimit të pozitës së pafavorshme dhe të paperspektivë në planin ndërkombëtar të Shqipërisë ishin: 1. Ndërhyrja hegjemoniste jugosllave, e cila ishte krejtësisht dhe drejtpërdrejt me qëllime të caktuara kundër interesit të shtetit shqiptar, 2. Qeveria e re shqiptare, e dalë nga Mbledhja e Dytë e Kuvendit Antifashist në Berat (22 tetor 1944) në prag të çlirimit të Shqipërisë, ishte deklaruar edhe publikisht për mos kooperim me aleatët perëndimorë, ndërkohë që bashkëpunonte ngushtë me përfaqësuesit e misioneve jugosllave dhe ruse të vendosura në Shqipëri. Diplomaciae re shqiptaree pasluftës, në masë të caktuar, ishte vënë në pozitat e hapura kundërshtuese me atë anglo-amerikane dhe përgjithësisht perëndimore. Nuk ishte për t’u habitur pse vendimet e Kongresit të Përmetit,86 të cilat përmes Koço Tashkos iu dërguan Departamentit të Shtetit dhe mërgatës shqiptare në SHBA, nuk u pritën mirë nga qarqet diplomatike të aleatëve, në radhë të parë të Anglisë dhe SHBA.
Një qëndrim kundërshtues dhe refuzuesi diplomacive perëndimore ndaj vendimeve të Kongresit të Përmetit, e më pas edhe vendimeve të Kuvendit të Dytë Antifashist Nacional çlirimtar të Shqipërisë, mbajtur në Berat (nëntor 1944), nuk ishte i papritur, pasi Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar në Shqipëri formoi një qeveri komuniste, të cilën qeveritë e SHBA dhe Anglisë nuk do ta pranonin për vite me radhë. Konkretisht, anglezët, në prag të përfundimit të luftës, përmes gjeneralit Uilson, ishin deklaruar lidhur me çështjen shqiptare se përkrahnin një marrëveshje midis forcave politike e ushtarake në Shqipëri, e cila do të eliminonte përçarjet e reja brenda shqiptare.87
Gatishmërinë dhe disponimin e qeverive perëndimore për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqjen e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe forcat tjera ushtarake e politike në Shqipëri, i bënte publike edhe mikja e madhe shqiptare, anglezja Edit Durham. Në një letër dërguar Fan S. Nolit, në qershor të vitit 1944, ajo theksonte: “Nëse shqiptarët do të mund t’ua parashtrojnë aleatëve Frontin e Bashkuar dhe të deklarojnë haptazi dëshirat e tyre, Shqipëria mund të ngrihet sërish si feniksi prej zjarrit dhe të zërë vend në radhën e kombeve”.88
Madje, duke shprehur bindjen se Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia Perëndimore, Dalmacia e Kroacia nuk do t’i nënshtroheshin diktaturës së Beogradit, Edit Durham shkruante: “Nëse formohet një grup i tillë i shteteve federative (në Jugosllavi), është e arsyeshme që edhe shqiptarë te Kosovës të fitojnë të drejtën të vendosinvetë”.89
Amerikanët, me praninë e tyre ushtarake e politikenë Evropënë fund të Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu e kishin ngritur nivelin e interesimit të tyre për zhvillimet e ardhshme në Shqipëri, veçanërisht, në gjysmën e dytë të vitit 1944, kur dihej epilogu i luftës antifashiste.
Diplomati amerikan Markham, në raportine tij, përgatitur në korrik të vitit 1944, për gjendjen në Shqipëri, pasi theksonte se popullishqiptar ishte i ndarë në pesë grupe politike e ushtarake (partizanët, ballistët, malësorët (mendohet për zogistët), kosovarët dhe qeveria), kërkonte nga qeveria e Uashingtonit që të përcaktohej në qëndrimin e vet për të përkrahur partizanët ose mbretin Zog.90
Në këtë raport, diplomati amerikan, i cili dëshmohejsi njohës i mirëi rrethanave në Evropën Juglindore, pra edhe i çështjes shqiptare, vlerësonte se LNÇ udhëhiqej nga komunistët, të cilët “ishin të frymëzuar nga Rusia”dhe e konsideronin veten si miq të afërt me Titon. Ai sugjeronte se partizanët shqiptarë duhet të paraqiteshin si miq të aleatëve, si patriotë dhe si mbrojtës të harmonisë së Ballkanit.91 Nisur nga këto informacione, Departamenti i Shtetit të SHBA kishte përgatitur instruksione, të cilat, përmes Sektorit për marrëdhënie me Evropën Juglindore, duhej t’i paraqiteshin LNÇ në Shqipëri. Shprehimisht thuhej: “Duhet të kemi parasyshse SHBA kanë interesat e veta në Shqipëri, se përderisanuk pajtohemi në përgjithësi me planet britanike, nuk duhet të ndjekim udhëheqjen britanike, pasi ajo na ul pozitën dhe prestigjin tonë te shqiptarët”.92
Planet anglo-amerikane për zbarkim të trupave ushtarake në Shqipëri, në verën e vitit 1944, Enver Hoxha dhe Shtabi i Përgjithshëm i LNÇ i kishin kundërshtuar me këtë arsyetim: “Asnjë ushtri e huaj, qoftë dhe aleate, nuk do të lejohet në vendin tonë të bëjë si t’i dojë qejfi”.93 Megjithatë, komandat angleze kishin zbarkuar në zonën e Sarandës, ndërsa më 29 shtator 1944 nga Bari i raportohej Forin Ofisitse:“ Zhvillimi i mëtejshëmi operacionit varet nga një numër faktorësh, të cilët tani nuk mund të vlerësohen. Por, në qoftë se çdo gjë do të shkojë mirë,ne mund të jeminë gjendjetë mbajmë një bazëtë përhershme në tokën shqiptare, ashtu si edhe në Korfuz”.94
Pak ditë më pas, Enver Hoxha kishte njoftuar kolonelin amerikan C. A. Palmerin që të tërhiqeshin forcat angleze, përndryshe do të shpërthente luftë në mes të partizanëve dhe anglezëve.95 Ndërkohë, Enver Hoxha iu kishte dorëzuar misioneve të huaja kërkesën drejtuar qeverive të tyre për njohjen e qeverisë së re të Shqipërisë. Në letrën e ambasadorit britanik në Moskë, Arçibald Klark Ker, dërguar më 30 tetor 1944 Molotovit, diplomati britanik, mes të tjerash e njoftonte Molotovin, përkatësisht qeverinë sovjetike: “Në këtë situatë të turbullt në Shqipëri, ajo (qeveria britanike – A.Z.) nuk ka ndërmend të njohë “Qeverinë e përkohshme” të krijuar nga Fronti Nacional çlirimtar i Shqipërisë”. Ker, pasi shpresonte se qeveria sovjetike do të ishte dakord me këtë vendim, njëherit e njoftonte Molotovin se në këtë drejtim qeveria anglezedo ta njoftonte edhe qeverinëe SHBA”.96
Në rrethanat e këtilla, kur diplomacisë perëndimore po i rrëshqiste çështja shqiptare, duke u bërë kështu fushë e privilegjuar e prapa skenave jugosllave dhe më pas edhe të atyre ruse, zyrtarët e Departamentit të Shtetit kërkuan nga Komanda e ushtrisë amerikane, me selinë Kazertë të Italisë, që ngjarjet në Shqipëritë përcilleshin më për së afërmi dhe me një vrojtim më analiste efektiv. Kordell Hilli, sekretari atëhershëm shtetëror amerikan, në njoftimin e tij personal, pasi theksonte se diplomacia amerikane nuk ishte e interesuar për konfrontime në radhët e organizatave politike e ushtarake që vepronin në Shqipëri, në mënyrë të veçantë bënte me dije se rreziku i konfrontimit eventual, madje edhe i luftës civile mund të evitohejme ndërhyrjene forcave angloamerikane, pra menjëherë pas largimittë ushtrisë gjermane nga territori shqiptar.97
Qëndrimi refuzuesi PKSH ndaj aleatëve perëndimorë, në radhë të parë ndaj Anglisë dhe SHBA, në prag të çlirimit të Shqipërisë, bëhej edhe më transparent në një raport të përgatitur nga KQ i PKSH, i siguruar në shtator të vitit 1944 nga Sektori për Marrëdhënie me Evropën pranë Departamentit të Shtetit. Në një pjesë të këtij raporti thuhej se PKSH paraqiste të vetmen fuqi të motivuar të LNÇ, të armatës dhe të luftës për çlirim, se KQ i PK të PKSH do ta drejtonte vështrimin nga Moska dhe politika sovjetike dhe sidomos ndaj Lëvizjes çlirimtare të Jugosllavisë, të cilat “nuk e kërcënojnë pavarësinë kombëtare të Shqipërisë”.98
Në këtë analizë, gjithashtu, KQ i PKSH kritikonte rreptë qëndrimin e diplomacive anglo-amerikane, të cilat pretendonin që të ndërhynin në punët e brendshme të politikës shqiptare. Në raport theksohej decidivisht se duhej ndaluar çdo mundësi e përzierjes së Misionit ushtarak Anglez në punët e brendshme të LNÇ. Duke parë këto qëndrime qartësisht antiperëndimore, në vjeshtën e vitit 1944, diplomacia amerikane dhe ajo angleze kishin intensifikuar angazhimin e tyre kritik ndaj çështjes shqiptare, duke u shprehur se nuk pajtoheshin me mendimin e udhëheqësve të PKSH, se LNÇ duhej të udhëhiqte shtetin shqiptar dhe aq më pak ishin të bindur se PKSH do të ishte e mirëpritur nga mbarë populli shqiptar. Sektori për Marrëdhënie me Evropën pranë Departamentit Amerikan, pasi nënvizonte se pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH gjendeshin misionet ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe misioni ushtarak jugosllav, deklarohej se diplomacia amerikane nuk do të anonte kah njohja zyrtare e qeverisë së përkohshme demokratike të Shqipërisë, duke e arsyetuar qëndrimin e tyre me një varg argumentesh.
Në raport veçoheshin të dhënat e shërbimeve amerikane të zbulimit, sipas të cilave vlerësohej se Fronti Nacional çlirimtar në thelb ishte organizatë komuniste, se njoftimet provonin se udhëheqja e tij ishte anti-britanike, anti-amerikane dhe pro-sovjetike. Shërbimet e zbulimit amerikan kishin parasysh deklaratat dhe direktivat e ndryshme të Enver Hoxhës dhënë gjatë luftës, ku mes të tjerash shprehimisht thuhej: “Me sjellje te misionit anglez, këtu ndër neve, ata mundohen me ngjallë e me forcue lëvizjen reaksionare kundër lëvizjes sonë…këta nuk duhen të përzihen në punë te brendshme, nuk duhet në asnjë mënyrë të merren si arbitër ndërmjet nesh dhe reaksionit”.99
Në vazhdim të direktivës, të nënshkruar nga Enver Hoxha, sugjerohej që “duhet sytë t’i kemi drejt Moskës dhe çdo gjë ta shohimnë prizmine luftësqë bën Bashkimi Sovjetik…”.100 Në raport, pasi vlerësohej se, përderisa FNÇ ishte prosovjetike, konstatohej se edhe sikur të përkrahej njohja, nuk do të ekzistonte asnjë lloj sigurimi për të përmirësuar pozitat e FNÇ pa ndihmën e demokracive perëndimore. Prandaj, në raportin e sekretarit për Marrëdhënie me Evropën pranë Departamentit amerikan, të hartuar në fillim të muajit shtator 1944, thuhej se nëse SHBA nuk ndërmerrnin veprime për ta mbrojtur FNÇ, Rusia mund të ndërhynte dhe të aktivizohej.Në këtë kuptim, Sektori për Marrëdhënie me Evropën, në bazë të analizave të përpunuara nga njohës të mirë amerikanë të çështjes shqiptare, i kishte propozuar Stejt-De-partamentit tri mundësi: 1. FNÇ të njihej si qeveri e përkohshme e territoreve të çliruara të Shqipërisë. 2. FNÇ të njihej si autoritet i përkohshëm në zonat që ishin nën ndikimindhe kontrolline tij për një kohë të caktuar. 3. FNÇ të njihej si qeveri e përkohshme për tërë Shqipërinë.101
Në të njëjtën kohë, pra, në fillim të nëntorit të vitit 1944, ambasadori anglez në Uashingtonin formonte Departamentin e Shtetit se: “Qeveria angleze propozon që të mos njihet qeveria e përkohshme që ka formuar Fronti Nacionalçlirimtar”, duke shtuar se: “Ambasada e Anglisë porosit qeverinë e Uashingtonit që edhe ajo të mbajë të njëjtin qëndrim në lidhje me çështjen shqiptare.102 Qarqet diplomatike anglo-amerikane, qysh gjatë viteve 1943-1944, e kishin paraparë që ngritja eventuale dhe forcimi i LNÇ do të shkaktonte çrregullime dhe përçarje të reja në zhvillimet politike brenda shqiptare dhe si rezultat i atyre luftërave politike mund të ndodhte që në plan të parë të luftës antifashiste të vinte ndonjë parti, e cila do të ishte më e afërt me Rusinë se sa me Anglinë.103
Pas fitores kundër nazifashizmit dhe çlirimit të plotë të Shqipërisë, qeveria e përkohshme me në krye Enver Hoxhën, e dalë nga zjarri i luftës, ndër çështjet më të rëndësishme në ditët e para të Shqipërisë së lirë kishte çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare nga ana e aleatëve. Kështu, qysh më 4 janartë vitit 1945, qeveria e përkohshme i ishte drejtuar qeverive të SHBA, Anglisë dhe të Bashkimit Sovjetik, që ta njihnin qeverinë demokratike të Shqipërisë dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike me të. Në mes të tjerash, në notën diplomatiketë qeverisësë Shqipërisë, pasi theksohej besnikëriandaj aleancës së madhe anglo-sovjeto-amerikane, shfaqej “vullneti i popullit shqiptar që qeveria demokratike e Shqipërisë të njihet në radhë të parë nga ana e aleatëve të mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë dhe të vendosen marrëdhënie diplomatike në mes të qeverisë Suaj dhe qeverisë sonë”.104
Ndërkohë, para arritjes së çfarëdo përgjigjeje lidhur me notën e qeverisë së Shqipërisë, Misioni ushtarak Britanik, në shkurtmars të vitit 1945, ishte zgjeruar dukshëm në Shqipëri, ndërsa si udhëheqës i tij ishte caktuar gjenerali D.E.R. Hoxhson. Më vonë, edhe amerikanët dërguan në Shqipëri një mision civil të kryesuar nga Xheikobs, për të cilin Enver Hoxha thoshte se kishte ardhur me ndihmën e Herri Fulcit.105
Sipas kujtimeve të Enver Hoxhës, Hoxhsoni ishte ankuar këtij të fundit se në Shqipëri kishte vetëm një parti, kurse Enver Hoxha i ishte përgjigjur gjeneralit anglez se:“ ne nuk kemi nevojë të na ndihmojnë nga jashtë”.106 Kjo sjellje krejtësisht jokooperative e udhëheqësit të atëhershëm të qeverisë së Shqipërisë bëhej pikërisht në kohërat dhe ditët, kur ai vazhdimish tu lutej qeverive perëndimore që ta njihnin qeverinë e tij. Diplomacitë e qeverive të SHBA dhe të Anglisë nuk ndërmorën kurrfarë veprimi që mund të linte të shpresoje se përgjigja lidhur me njohjen eventuale të qeverisë demokratike të Shqipërisë do të mund të ishte pozitive. Koha kalonte dhe në këtë drejtim nuk kishte ndonjë përgjigje diplomatike zyrtare, por jepej të nënkuptohej se qeveritë perëndimore nuk nguteshin dhe ishte e qartëse bënin kombinime e plane të ndryshme. Duke pasur parasysh deklarimet dhe veprimet jo rrallë kundër-produktive të udhëheqjes së PKSH në raport me aleatët perëndimorë, nuk ishte për t’u befasuar se diplomacitë e qeverive perëndimore e analizonin çështjen shqiptare edhe nga prizmi i rirreshtimeve të reja, jo vetëm mbi bazat e krijimit të rendit të ri botëror, por edhe mbi bazat e orientimeve ideologjike të qeverive që dolën nga lufta dhe kërkonin njohje. Për qeverinë e Enver Hoxhës, e cila, qysh gjatë vitit të fundit të luftës, kishte paralajmëruar një luftë të ftohtë ideologjike të pashpallur ndaj aleatëve anglo-amerikanë, ishte e papriture dhëna se, pikërisht, qeveritë angloamerikane nuk ishin të entuziazmuara për ardhjen në frontë qeverisë komuniste të Enver Hoxhës dhe se llogarisnin e shpresonin se ajo qeveri e dalë nga Mbledhja e Beratit në një të afërme jo të largët ndoshta edhe do të përmbysej.107
Në këtë situatë, krejtësisht të pafavorshme për qeverinë demokratike të Shqipërisë, diplomacia perëndimore, në radhë të parë SHBA dhe Anglia, ishin rezervuar në kthimin e menjëhershëm të përgjigjes në adresë të Tiranës zyrtare, duke e lënë çështjen shqiptare “në dosjen e vet të papërfunduar”, duke mos e njohur qeverinë shqiptare të zgjedhur në Berat (22 tetor 1944).108 Kjo mund të kuptohej edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit, hartuar në maj të vitit 1945, si përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë së Shqipërisë që një komision financiar-ushtarak shqiptar të vizitonte SHBA. Përgjigja e qeveritarëve amerikanë dërguar Tiranës zyrtare ishte e drejtpërdrejt dhe e prerë: “Nuk e shohim të arsyeshme që përfaqësues ushtarakë shqiptarë të vizitojnë SHBA…derisa të mos arrihet marrëveshja ndërmjet fuqive (shteteve) kryesore të koalicionit rreth çështjes shqiptare”.109 Pra, edhe pse qeveria amerikane kishte konfirmuar se ndjente konsideratë ndaj Shqipërisë, të cilën e konsideronte si viktimë të agresionit, ajo mbante qëndriminse “derisatë mosarrihet marrëveshja ndërmjet fuqive kryesore të koalicionit rreth “çështjes shqiptare” nuk do të njihet zyrtarisht qeveria shqiptare”.110
Përkundër luftës së ftohtë diplomatike midis qeverive angloamerikane dhe asaj shqiptare, kjo e fundit ende e panjohur de jure nga asnjë qeveri e Fuqive të Mëdha, zyrtarët e diplomacisë amerikane vazhdonin të përcillnin me kujdes të madh zhvillimet e ndërlikuara rreth çështjes shqiptare. Në prill të vitit 1945, një zyrtar amerikan kishte vizituar Shqipërinë dhe me këtë rast kishte përgatitur një raport të gjerë me përshtypjete tij nga kjo vizitë. Raporti, i cili përmbante vlerësimete tij lidhur me gjendjen në Shqipërinë lëmin e fushës ekonomikeshoqërore e politike, i ishte dërguar për analizë Zyrës strategjike pranë Stejt-Departamentit. Në maj të vitit 1945, edhe grupi amerikan që gjendej në Shqipëri kishte përgatitur një raport, lidhur me situatën ekonomike-shoqërore e politike, dhe me atë rast kishte potencuar se: “Popullsia e Korçës…pas çlirimit përcillte me interesim të madh përpjekjet e qeverisë së Tiranës për të vendosur marrëdhënie me SHBA, Anglinë dhe BRSS”.111
Pasi potencohej ndjenja pro-amerikane e banorëve të Korçës, autorët kishin nënvizuar se qeveria shqiptare po bënte çdo gjë për të minimizuar influencën angloamerikane dhe për të afirmuar ndikimin rus dhe atë jugosllav.112 Në këtë kontekst, lidhur me notën diplomatike të Tiranës, ministri i Punëve të Jashtme të SHBA, do të dërgonte për vëzhgim një diplomat amerikan. Më 8 majtë vitit 1945, në Shqipëri erdhi një komision jozyrtar i kryesuar nga Joseph Jocobs. Vizita e këtij delegacioni të lartë amerikan kishte për qëllim njohjen e rrethanave konkrete në Shqipëri, parase qeveria amerikane të shqyrtonte kërkesën e autoriteteve shqiptare për njohje. Gjatë qëndrimit në Tiranë, diplomatin amerikan e kishte pranuar edhe Enver Hoxha, i cili në kujtimet e veta shkruante: “Që në fillim më foli për arsyet e ardhjes së misionit dhe të zgjatjes së kohës së njohjes së qeverisë demokratike të Shqipërisë… Shpjegimet që më bëtë rreth misionit tuaj dhe shtytjes së njohjes së qeverisë sonë, zoti Xheikobs, na duken jobindëse. Formula juaj se “njohja duhet të vijë mbas sqarimit të gjendjes në Shqipëri” është absurde”.113
Enver Hoxha kishte mbetur këmbëngulës në qëndrimin se njohja duhej të ishte rezultat i luftës që populli shqiptar kishte zhvilluar kundër nazifashistëve e jo të pranoheshin kushtëzimet lidhur merregullimin kushtetues-juridik dhe sistemin politik e ideologjik të shtetit të ri shqiptar.114 Pas shqyrtimit të raportit të këtij komisioni jozyrtar, qeveria amerikane, përmes përfaqësuesit të saj në Tiranë, i kishte dorëzuar Enver Hoxhës notën diplomatike lidhur me çështjen e njohjes së qeverisë së tij. Qeveria amerikane decidivisht kërkonte: “Siguri që zgjedhjete ardhshme për Asamblenë Kombëtare të mbaheshin në baza të vërteta dhe të lira, me vota të fshehta dhe pa kërcënime…që korrespodentëve të huaj t’u lejohej hyrja në Shqipëri për të përcjellë dhe raportuar lirisht zgjedhjet dhe punën e Asamblesë Kushtetuese. Qeveria e SHBA dëshironte gjithashtu që autoritet shqiptare të miratonin mbajtjen në fuqi të traktateve dhe marrëveshjeve që ishin nënshkruar midis SHBA dhe Shqipërisë deri më 7 prill 1939”.115 Enver Hoxha, duke interpretuar pikërisht detajin e bisedës me diplomatin Joseph Jocobs, rreth çështjes së rishikimit të marrëveshjeve politike e ekonomike shqiptaro-amerikane që nga koha e Zogut, në kujtimet e tij shkruante se diplomati amerikan i ishte drejtuar me fjalët: “Në dokumentet që keni publikuar thuhet se do të rishikoni të gjitha marrëveshjet politike, ekonomike e ushtarake që ka pasur mbreti Zog me shtetet e tjera dhe do t’i prishni të gjitha. A nënkuptoni me këtë edhe ato me qeverinë amerikane?”.116
Enver Hoxha shkruante se përgjigja e tij e shkurtër dhe e padiskutueshme ishte “po”. Qeveria shqiptare, pa u hamendur dhe pa i shqyrtuar pasojat e veprimeve të tilla të gabuara diplomatike, i kishte shpallur publikisht të papranueshme kushtet e qeverisë amerikane për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dyshteteve, duke i kualifikuar si ndërhyrje imperialiste të shtetit amerikan dhe cenim të integritetite sovranitetit territorial dhe kushtetues-juridik të Shqipërisë. Përpjekjet përvendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë mbeten të ngrira. Disa autorë shqiptarë mosnjohjen e qeverisë shqiptare e ndërlidhnin ekskluzivisht meqëndrimin e vendosur për të mos pranuar nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pra edhe me SHBA, nga frika se do të cenohej sovraniteti i Shqipërisë.117
Rrjedhimisht, sipas një vlerësimi të tillë, do të mund të konsiderohej që edhe njohja e qeverisë shqiptare nga ajo jugosllave, e më pas edhe ajo sovjetike, cenonte integritetin territorial të Shqipërisë. Përkundrazi, ato njohje ndërshtetërore e ndërqeveritare u bënë me një eufori nga ana e qeverisë së Enver Hoxhës. Pavarësisht fërkimeve ideologjike midis qeverisë së Tiranës dhe asaj amerikane e angleze, njohja e qeverisë shqiptare ishte dashur të realizohej edhe nga prizmi i detyrimit moral i SHBA dhe Anglisë, si anëtare të Koalicionit Antifashist. Për një njohje të tillë, të dyja këto qeveri perëndimore i obligonte edhe deklarata e vitit 1942, me të cilën ato ishin angazhuar se do të respektonin integritetin dhe sovranitetin e shtetit shqiptar, pavarësisht qeverisjes dhe rregullimit të ri shtetëror të dalë nga lufta. Mosnjohja e qeverisë shqiptare nga ana e qeverive perëndimore, në radhë të parë nga ato amerikane e angleze, kishte brengosur edhe komunitetin shqiptar që jetonte përtej Atlantikut, i cili nuk mund të qëndronte i paangazhuar politikisht e kombëtarisht. Në këtë drejtim, duhet veçuar angazhimi i Fan S. Nolit, i cili, në vitet e para të stuhishme të pasluftës, dëshmoi përkujdesje të jashtëzakonshme përnjohjen e qeverisë shqiptare nga ana e SHBA, si dhe përpjekjen për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Uashingtonit. Në telegramin dërguar presidentit Ruzvelt, në emër të Sinodit të kishës Ortodokse shqiptare të Amerikës, në shkurt të vitit 1945, Fan S. Noli i bënte thirrje kryetarit amerikan që: “Së pari, të njihni zyrtarisht qeverinëshqiptare të Tiranës …Së dyti, të lejoni t’u dërgohen ilaçe, veshmbathje dhe ushqime popullit shqiptar që po vuan nga uria, nga mungesa e barnave dhe nga sëmundjet për pesë vjet, qysh të Premtene Zezë 1939. Së treti, të hapen marrëdhëniet postar edhe telegrafike, kështu që shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të dërgojnë të hollapër të ndihmuartë afërmit dhe miqtë e tyre”.118 Noli, më 3 mars 1945, u dërgoi një telegram kryetarëve të SHBA, Anglisë dhe BRSS, ku kërkonte që Shqipëria të ftohej si pjesëmarrëse e barabartë në Konferencën e San Franciskos, më 25 prill 1944.119
___________
Literatura:
86 Historia e Popullit Shqiptar II, Prishtinë, 1969, f. 774-778.
87 Gabriel Partos, Bota që erdhi prej të ftohtit, Tiranë 1994, f. 15.
88 Enciklopedia Britanica, vëll. 21, f. 210-211.
89 Shih: Henri Kisinger, vep. e cit., f. 424.
90 Gabriel Partos, vep. e cit., f. 20.
91 Shih: Eric Hobsbawn, Epoka e ekstremeve, I rrëmbyeri shekull i njëzetë 1914-1991
92 Shih: Walter Laqueur, Evropa në kohën tonë, Tiranë, 1996, f. 90.
93 Po aty, f. 90-91.
94 Po aty, f. 95.
95 Po aty, f. 93.
96 Shih: H. Kissinger, Diplomacia… f. 467.
97 Shih: Richard J. Walton, Henri Wallance, Harry Truman and the Cold War, New York,Viking Press, 1976, f. 6.
98 NA-USA. 875.01/9-2544. Analizë e KQ të PK të Shqipërisë në Sektorin e marrëdhënieve Evropiane të Stejt-Departamentit, 25 shtator 1944.
99 Direktivë e KQ të PKSH Komiteteve Qarkore të PKSH, AQSH, f. 14.
100 Po aty.
101 NA-USA. 875.01/2814. Raport i dt. 5 tetor 1944.
102 NA-USA. 875.01/11-344. Informatë e Ambasadës së Anglisë në Uashington drejtuar Stejt-Departamentit, 11 janar 1944.
103 Shih, Masar Kodra, Çështja shqiptare në analet diplomatike amerikane 1918-1945, Shkup, 1997, f. 199.
104 Enver Hoxha, Vepra 3, Tiranë, 1969, f. 4-5.
105 Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan, Tiranë, 1982, f. 344-345.
106 Po aty, f. 349.
107 Shih: Masar Kodra, vep. e cit., f. 203.
108 Po aty, f. 204.
109 NA-USA. 875.01/12-2044. Udhëzim i Stejt-Departamentit dërguar Komandës së forcave ushtarake amerikane me seli në Kazertë të Italisë, 15 janar 1945.
110 Po aty.
111 NA-USA. 875.01/10-744 (II). Raport i grupit amerikan në Shqipëri dërguar Zyrës së shërbimit strategjik dhe degës së punëve kërki-more të Stejt-Departamentit, Tiranë, 6 maj 1945.
112 Po aty.
113 Enver Hoxha, vep, e cit., f. 354.
114 Po aty.
115 Shih: Masar Kodra, vep. e cit., f. 212.
116 Enver Hoxha, vep. e cit., f. 358.
117 Shih: Masar Kodra, vep. e cit., f. 212.
118 Cituar sipas Behar Shtylla, Fan Noli, siç e kam njohur, Tiranë, 1997, f. 130.
VIJON …
_________________
DR.AGIM ZOGAJ: VITET E PASLUFTËS DHE DIPLOMACIA E FSHEHTË (6)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10565

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura