FATBARDHA DEMI: MREKULLIA E MBIJETESËS SË NJË KOMBI (I)

Tiranë, 31 dhjetor 2020: (Nga Atllantido – Pellazgët – tek Shqipetaro Arbërit e sotëm)
Kemi mësuar se njeriu, gjithashtu, ka ndryshuar shumë: në shpirt dhe, padyshim, gjer te mekanizmat më të hollë të trupit të tij. Megjithatë duhet mbajtur parasysh se në natyrën njerëzore dhe në shoqërinë njerëzore ekziston një themel i qëndrueshëm. f51 Mark Bloch

Duke filluar nga shekulli i XVIII-të, u bënë studimet e para mbi origjinën e shqipëtaro-arbërve dhe të gjuhës së tyre nga etërit arbëresh të Italisë. Ata e lidhnin këtë popullsi me fiset e miteve të Luftës së Trojës dhe perëndive të Olimpit. Në shekullin e XX, Petro Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja) e zgjeroi fushën e shkencave që vërtetonin, se GJUHA që përdorin edhe sot shqipetarët është zhvillimi historik i gjuhës së paraardhësve të tyre, të kohës së organizimit të bashkësive të mëdha fisnore në Euro-Azi, të ushtrimit të BESIMIT, krijimit të FAMILJES, LIGJIT dhe MORALIT të parë.
Arkivi i Lashtësisë dhe origjinës së Kombit Arbër, ku një vend të veçantë zë «gjuha e Zogut» (gjuha e shqiponjës, siç emërtohej në Çamëri, Epir), gjatë katër shekujve është trajtuar nga autorë shqipetarë dhe të huaj, por asnjëherë nuk është kryer një studim mbi faktet që e bënë të mundur MBIJETESËN qindra-mijë vjeçare të Shqipetaro – Arbërve, siç e dëshmoi emisioni Top Show, i TV Top Channal me titull «Shqipja Alfa dhe Omega ».
Sipas akademikut Xhevat Lloshi: Nuk ka gjuhë që të mbetet po ajo mbas dy mijë vitesh (…) emri Hana nuk vjen nga folja «ha» (…) hiqeni mendjen nga këto gjera, se ka një kulturë shqipetare të pastër (…) Meritë e Skënderbeut është që kontriboi në formimin e etnosit shqipetar… etj. (1) Si përfundim, sipas mendimit akademik të përfaqsuar nga Xh.Lloshi, si ndërgjegje etnike dhe me «gjak shqipetar» jemi krijuar në Mesjetë dhe është antishkencore të flitet për vazhdimësi dhe origjinë pellazgjike.
Duke patur parasysh, se këto përfundime antihistorike, që qarkullojnë në shkencën botërore mbi këtë temë, përdoren në veprimtarinë mësimore dhe mediatike, teza që shpreh titulli, do trajtojë faktorët kryesorë të cilët dëshmojnë se Atllantido – Pellazgët mitik edhe në shekullin e 21-të, kanë trashëgimtarë të ligjshëm, të gjuhës dhe gjakut, me emrin besimtar – KOMBI SHQIPETAR.
Dëshmia gjuhësore
Duke qënë gjuha e vetme e mbetur e gjallë nga lashtësia e Euro-Azisë, tashmë e dëshmuar (pavarësisht heshtjes së historiografisë akademiko – politike shqipetare, europiane dhe botërore), fillimisht do kërkojmë se: Si emërtohen në gjuhën shqipe, grupimet e mëdha njerëzore me karakteristika të njejta, brënda apo jashtë kufijve shtetëror?
Në gjuhën shqipe përdoret emërtimi ”komb”, i cili pretendohet se nënkupton fjalët e gjuhëve të huaja ”racë”, ”etni”, ”popull” apo “identitet”, si për shqipetarët ashtu edhe për popujt e Botës.
Le të gjurmojmë kuptimin gjuhësor të emërtimeve të huaja, të perdorura shpesh edhe në shqip:
a. Race – Emërtim i përdorur për të treguar një grup kuajsh apo kafshësh që kishin tipare të përbashkëta të trashëguara. Për njerëzit u përdor shumë më vonë. (2) Në shekullin e 18-të emërtoheshin banorët e kolonive angleze, skllevërit afrikanë, në dallim nga europianët si “njerëz” të lirë. (3) Sot, Komuniteti shkencor pohon se nuk ekzistojnë “racat” në fushën e antropollogjisë biollogjike dhe atë gjenetike të njeriut.(4) Suedezi Carl von Linné, (1707-1778) qe i pari që futi emërtimin Homo sapiens për të përcaktuar lloin e grupit njerëzor, siç përdoret edhe sot (H. americanus, H. africanus, H. europaeus, etj.) (5) De Lapouge: ”raca është përmbledhja e disa individëve që kanë të përbashkët një farë tipi të trashëgueshëm; nocioni i racës është i rendit zoologjik, vetëm zoologjik”. (Giovanni Marro, Primato della razza Italiana) (6)
b. Etni – sipas Dictionnaire de sociologie, Armand Colin, Paris 2010, e ka origjinën nga greqishtja (eθνος / ethnos) që shpreh idenë e “njerëzve të një origjine”. (7) Ishte Maximilian Weber (1864-1920), i njohur sot si teoricieni më i rëndësishëm i zhvillimit të shoqërisë moderne perëndimore, që e përdori i pari në shkencë shprehjen “grup etnik”. (8) Përdorimi i fjalës “etni”, në rrethet akademike të viteve të fundit ka qenë objekt i rishqyrtimeve dhe kritikave të vazhdueshme. Shkak ishte përdorimi subjektiv i saj në vartësi të autorëve, shteteve, vendeve dhe qëllimeve të ndryshme, i shfrytëzuar gjerësisht për manipulime filozofike dhe politike, duke e kthyer në një emërtim historikisht të pasaktë. (9)
Fjala “etni”, në gjuhën angleze emërtohet – identitet, me origjinë nga latinishtja (lat. tardo identÄ­tas – atis, der. di idem «medesimo») që shpreh dy mendime, sende, njerëz etj., që janë plotësisht të njejtë, të barabartë. (10) Gjuhëtari dhe historiani gjerman G.W. Leibniz (1646 -1716) e përdori i pari lidhur me zbulimin e atomeve. Përdorimi i saj si koncept filozofik u kritikua nga themeluesi i «filozofisë kritike» moderne, Immanuel Kant (1724-1804). (11)
c. Popull – me origjinë nga latinishtja (popÅ­lum e fundit të shk.XIII) për çdo bashkësi njerëzore të një krahine, qyteti apo shteti. Historikisht emërtonte shtresën e ulët të një shoqërie njerëzore numerikisht më të madh, e cila në periudhën e Romantizmit mbahej si mbartëse e tipareve më karakteristike dhe të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. (12)
Përsa më sipër, emërtimet (race, etni, identitet) që vijojnë të përdoren për banorët e shteteve në Botë, siç e pamë, janë të shekujve modern dhe në rrethet akademike janë parë me sy kritik për vlerën e tyre gjuhësore dhe historike në pasqyrimin e shoqërisë njerëzore. Ndërsa fjala “popull” shpreh vetëm sasinë numerike në një hapësirë të caktuar.
Gjuha shqipe, për bashkesitë e mëdha fisnore dhe shqipetaro – arberit modern, ruan në fondin e saj dy fjalë parahistorike:
Farë – me origjinë nga gjuha parahistorike atllantido – pellazge, e marrë nga fjalori bujqësor (gruri i lashtë emertohet “faro”) për të shprehur përkatësinë e njejtë të një grupi njerëzish apo popullsie. Vetëm në gjuhën pellazgo – shqipe ruhet ky emërtim i dokumentuar tek emri Faraon (fara e jonë), në një letër të Skënderbeut, shkrimet e Rilindasve dhe folklorin popullor. “Gjithë ç’jemi shqipetarë /Jemi një fisë e një farë /Mëmë kemi Shqiperinë /Edhe besë Perëndinë”. ( 13)
Komb – me origjinë nga gjuha parahistorike pellazgo-shqipe. Emri Komb ka një shtrirje historike, që përmbledh të gjitha periudhat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore: nga Homo sapens deri në ditët e sotme, prandaj nuk mund të përdoret për popujt e tjerë apo të përkthehet në gjuhën e tyre. Arsyeja është se europianëve të sotëm ju mungojnë faktet dhe karakteristikat, që përfshihen tek tog-fjalëshi “Kombi shqipetar” dmth një shumicë tiparesh karakteristike që i veçojnë ata nga të huajt, pavarsish hapësirës se ku ndodhen apo formimit të shtetit.
Studiuesi dhe juristi Pandi M.Frasheri në librin e tij (La famiglia albanese Fonte della Civiltà europea, 1947) pohon se gjuha shqipe “është gjuha mëmë prej së cilës e kanë burimin si greqishtja edhe latinishtja: Ajo është gjuha e Pellazgëve Hyjnorë, siç i quan Homeri. (14) Me qënëse kjo vlerë e gjuhës shqipe dhe veçanërisht i emrit «komb» është trajtuar në disa shkrime (F.Demi Emri Komb, “Pasaporta” parahistorike e Arbërve; Kombi – origjina e organizimit të bashkësive fisnore dhe i ligjeve të Kanuneve të Arbërve) do të mjaftohem të përmend vetëm dy fakte:
Në besimin e Atllantido – Pellazgëve, fjala «kom-b» shpreh «nyjen hyjnore» e cila simbolizonte «lidhjen» me Krijuesin dhe mbrojtjen vetëm të fiseve të tyre. Bindja se ishin «popull hyjnor», dëshmohet në shkrimet e shk.19-20 të filozofëve Rilindas, tradita etnografike, arkeologjia, etj.
Fjala shqipe KOMB përdoret në numrin njëjës (siç edhe emri – kombësia shqipëtare) dhe ka origjinë besimtare që ka shërbyer për t´i DALLUAR fiset e tyre nga ato të huaja, detyrë që nuk e kryejnë dot emrat racë, etni, identitet apo popull, që në gjuhët europiane përdoren për të gjithë njerëzit në botë. Përdorimi i emrit «komb» për popujt e tjerë, si në shëmbullin e më poshtëm është i gabuar: “…njerëzit e të gjitha kombeve, e lindin, rriten, dashurojnë dhe vdesin brenda disa kushteve të caktuara, brenda një përvoje historike dhe shoqërive, që e karakterizojnë atë komb…” (“Panteoni i rralluar”- R.Q. Fjalor i Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006) (15)
Tek fjala Komb u përfshin, përveç “lidhjes me Zotin” edhe “lidhje” të tjera (me tokën, familjen, gjuhën, traditën, zakonet, lirinë, besën, nderin, etj.) që përcaktuan tiparet e karakterit të shqipetarëve, në dallim nga popujt e tjerë, siç e thekson edhe Jakov Malaj (Raca shqipetare) duke thënë se «Nuk duhet të shikojmë vetëm veçoritë morfologjike të një popullsie, por edhe veçoritë fiziologjike e psiqike. Madje këto të fundit kanë një rëndësi më të madhe.» (16)
Emri Komb i fjalorit të lashtë pellazgjik, i krahasuar me emërtimet e gjuhëve europiane të shk.19, është i vetmi që shpreh NDËRGJEGJËSIMIN si bashkësi fisnore, siç e shikojmë në objekte arkeologjike të Egjyptit faraonik (foto poshtë) dhe të Euro-Azisë. Në fotot e mëposhtme pasqyrohet qartas lidhja e nyjes në kuptimin e saj besimtar, duke shprehur natyrën hyjnore të figurave dhe veprimet e tyre «në emër të Zotit».

(17)
Fig.1 Detaj i fronit të Faraonit Sesostri I-rë, ku paraqitet perëndia Horos dhe Seth duke kryer ritualin e bashkimit të Dy-Tokave (Sema-tawy). Në të dy pamjet (fig.1,2) shprehet përkatsia pellazge e mbretit Horos, Seth dhe e Zeusit.
Siç dëshmon simboli 12 000 vjeçar, dy mbretër vendosën “të lidhen” me nyjen hyjnore (kom) për të krijuar Dinastinë faraonike (të farës/fiseve) pellazge. Ky objekt është me vlerë për historinë e shqipetarëve dhe të lashtësisë së gjuhës së tyre. Dr.Arif Mati pohon se “është e vetmja gjuhë në Europë që mund të ngjitet deri në mugëtirën e kohrave dhe të interpretojë gjuhën antike madje parahistorike të këtyre Pellazgëve (…) Unë do ta emërtoj “pellazgo-shqipja” sepse bëhet fjalë për fillimin (pellazg) dhe fundin (shqipetar) e një vargu gjuhësor, vijmësia e të cilit deri në ditët tona nuk është kundërshtuar as nga historia, as nga gjeografia, as nga arkeologjia madje as nga atropologjia. (18)
Përfundimi i parë – Emri besimtar Komb, dëshmon arritjet e filozofëve të lashtë dhe udhëheqësve më të shquar Arbër, në organizimin shpirtëror dhe moral të njeriut, pjestarëve të familjes, fisit, të bashkësive arbërore, në ndërtimin e karakterit të përbashkët dhe formën e organizimit. «Ne na gjykon vetëdija /më parë nga Perëndia», e perkufizon Naim Frasheri. (19)
Krahasuar me fatin e bashkësive të tjera Atllantido – Pellazge që u zhdukën «pa trashëgimtarë», Kombi Arër dëshmoi suksesin e modelit të tij, i cili mbijetoi në vijëmsi TE PANDËRPRERË edhe në shekullin e 21-të, si gjuhë dhe popull edhe në ditën që po shkruaj.
Dëshmia Ligjore
Është mëse e vërtet, se gjuha pellazgo-shqipe ka qënë faktor i fuqishëm i shprehjes së përkatësisë dhe vijushmërisë së Arberve, por NUK KA QENË FAKTORI KRYESOR i MBIJETESËS.
Nuk mund të imagjinohet që në ditët e para të Homo sapientit të flitet për ligje, por mund të jemi të bindur se «njeriut me bisht» i parahistorisë sundohej nga ndjenja e FRIKËS, siç çfaqet edhe tek frymorët e botës shtazore, duke shërbyer si «mjeti» kryesor i mbrojtjes dhe vazhdimsisë se tyre. Frika është ndjenja më e lashtë e botës, shprehet studiuesi Massimiliano Franci (Astronomia Egizia) (20) Kjo ide shprehet edhe sot në popull – «frika rruan vreshtat». Sipas studiuesit George Dumézil, për njeriun Paleontrop, idea e forcës së mbinatyrshme ka qenë e njohur gjatë 2 milion viteve të para, dhe e dokumentuar në vizatimet e shpellave (30 000 p.e.r). (21)
Kryqi brenda rrethit, shpreh mbrojtjen hyjnore në besimin e njeriut parahistorik. Piktura nga shpella e Altamirës – Spanjë. (22)

Me arritjet që patën bashkësitë fisnore në njohjen dhe zotërimin gradual të natyrës, sidomos në punimin e tokës për mbjellje, që u krijoi kushtet për t´u ngulitur në një vend të caktuar, emri Komb, krahas lidhjes «qiellore» (me Krijuesin) u përfaqësua me dy lidhje të reja: a) të «vendit», e shprehur me mitin besimtar se ishin «bij të Tokës» ku jetonin.
b) të «gjakut», që shënon ndërgjegjsimin e grupit fillestar lidhur me familjen dhe fisin.
Në këtë periudhë u kuptua domosdoshmëria e zbatimit të disa detyrimeve dhe sjelljeve midis pjestarëve të tyre. Këto shkallë të zhvillim historik të botkuptimit, i gjejmë të shprehura në Kanun: «Familjen e përmbajn gjindja e shpis, si shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme (atdhe), nji gjak, nji gjuhë e doke». (Krye i dytë, Nye i nandët. Pjestarët e Familjes, Kanuni i Lek Dukagjinit). (23)
Kuptimi gjuhësor i emrit Komb (lidhje me Krijuesin) tregon simbolikisht Ligjin e parë të bashkësisë parahistorike: Varësin e jetës së njeriut nga vullneti i Zotit, që kerkon BINDJE.
Veprat e Homerit (Iliada dhe Odisea) e pasqyrojnë mbrojtjen dhe dënimin nga Zoti, nëpërmjet Zeusit, Perëndive, gjysëm-perëndive apo Heronjve tokësor të armatosur me rrufe, shigjeta, heshta dhe tredhëmsha. Këtë fakt e dëshmon edhe folja «bindu» në shqip, që ndodhet në shkrimet sanskrite të Rik-Vedave (1500 p.e.r.) si emër besimtar për Krijuesin. (F.Demi Bindu – emri që i dhanë Arbërit Perëndisë ). Në popull edhe sot dëgjohen shprehjet «Të vraftë Zoti!» apo «e gjeç nga Zoti!».
Në ligjet e para, Krijuesi sipas fillozofisë pellazge, duhej të nënkuptohej apo shprehej me «shenja», siç e shikojmë në dekretet e lashtësisë fig.1 (poshtë) me tre rrathë të vegjël dhe rrethin me pikën në mes apo kryqin brenda rrethit tek fig.3.
Në fig.1 paraqitet një pjesë nga ligji hyjnor i shkruar mbi pllakën e gurtë të Akropolit. Hékatompédon. (485/4 p.e.r. ) muzeu i Vatikanit. Në fig.2 mbi stemën e Vatikanit lexojmë – Bindja (lat.oboedientia), që shpreh ligjin kryesor të Kishës katolike. Në fig.3 kemi dekretin më të lashtë të athinasve (510-500 p.e.r. ) (24)

Edhe në këndvështrimin biblik kristian dhe islamik të botës dhe jetës, koncepti «ligj» kuptohet si ligj i vendosur nga Zoti , krijuesi i gjithësisë.(25) George Dumézil ( La religione romana arcaica Miti, leggende, realta) pohon se «Në Romë, prej shumë kohësh, në mos gjithmonë, punësoheshin një grup i madh profesionistësh të cilët përcillnin brez pas brezi, rregullat e praktikave fetare…» (26)
Filozofët atllantido-pellazgë zbuluan edhe «mjetin» i cili do të siguronte mbrojtjen: NDËSHKIMIN pas vdekjes, siç e shikojme të pasqyruar në Egjiptit (fig.1 poshtë) me perëndeshën Maat dhe 42 gjykatësit e saj. Tek Etruskët, gjukatësi i të vdekurve njihej Charun, Vanth (Aita), sikurse Caronte në Ade (bota e nëndheshme), tek mitet pellazge të Dodonës, ku si gjykatës ishin Minosse, Eaco dhe Radamanto. ( 27)

Pamje nga Papirusi Ani, i «Librit të të vdekurve» British Museum, Londra. 2. Vizatim i Luçiferit (ferrit), në botimin e parë të veprës së Dante Aligerit (Dante Alighièri, 1265-1321) «Komedia Hyjnore», kënga 34, Petrus de Plasiis,Venice,1491. (28)
Në kohët historike, sipas shkrimeve të kristianizmit, në predikimet e Jezusit, mbas vdekjes parashikohej ndëshkimi me «zjarrin e përjetshëm» (29). Në foltoret dhe artin kishtar të Mesjetës pasqyroheshin tortura imagjinare nga më të tmershmet. (fig.2 lartë)
Duke patur parasysh se Arbërit, e kanë trashëguar brez pas brezi Kodin e ligjeve, vërejmë se sipas Kanunit të Lek Dukagjinit, «për ndëshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej per të bam» (30). Mund të themi se, në botkuptimin e Pellazgo – Arbërve, dënimi mbas vdekjes nuk ka ngritur peshë. Dënimi më i rëndë për shqipetarët kryhej mbi toke, ai moral – humbja e NDERIT.
Ky fakt është shumë i rëndësishëm për historinë e filozofisë dhe të qytetrimit europian dhe, siç kanë pohuar në shumë shkrime autorët e huaj, ka qenë dukuri karakteristike vetëm e shqipetarëve, fakt që dëshmon shkallën e lartë të qytetrimit të Kombit Arbër, krahasuar me banorët e Euro – Azisë. Në Kanun shkruhet: «Dy gisht nderë në lule të ballit na i ngjiti Zoti i Madh. Ndera e marrun nuk falet kurr. Aj, të cillit i u muer ndera, xehet i dekun kah kanuja.» (Ai i cili e ka humbur nderin me veprimet e tij, sipas Kanunit quhet i vdekur-shën im). (31)
Pra ndëshkimi MORAL ishte më i rëndësishmi, i cili siguronte një bashkjetesë paqësore midis shqipetarëve në familje, fis dhe bashkësi dhe i mobilizonte shpirtërisht përball çdo vështirësie apo rreziku, natyror dhe njerëzor, që cënonte jetën e tyre. Siç na e kanë lenë të shkruar përshtypjet e tyre të huajt – SHQIPETARËT NUK KANË PATUR FRIKË NGA VDEKJA!
Vendosja e ligjeve besimtare në Lashtësi ishte një nevojë për veprime të përbashkëta në lidhje me Zotin dhe Perënditë (rite, lutje, flijime), por me zhvillimin e bashkësive atllantido-pellazge, u formuluan ligje për të përcaktuar marrëdhnjet midis pjestarëve të familjes, fisit dhe me mbretin, i cili ishte njëkohësisht kryeprifti i tempullit. Në këtë kuptim, ligji përcaktoi Rregullin, Moralin dhe Ndëshkimin, detyra që vijon ti kryej edhe sot. Ligjet më të rëndësishme u kthyen në tipare të karakterit të Arberve, që u ruajtën me fanatizëm si një detyrim i padiskutueshëm ndaj «të parëve të tyre». (32)
Më kryesoret ishin:
a ) Mbrojtja e TOKËS, e cila ishte HYJNIZUAR nën emrin shqip – Dhemitra (dhe + mitra dmth. toka lindësja / Krijuesja). Jo më kot edhe fjala «autokton» ka kuptim gjuhësor vetëm tek shqipfolësit: a (të parët) + tok/e dheut + on (tonë), dmth. jemi banorët e parë të dheut tonë, që shpreh pronësinë → «Kjo tokë është e jona!» ( si psh. deti Jon /deti i jonë ).
Në Kanun kishte një varg ligjesh që diktonin ruajtjen e pronësisë së tokës brenda familjes, fisit dhe krahinës: «Para se të shitet ndo´i tokë, a rendi i vadës, a rendi i mullinit, do t´u çohet te dera kushrijve, vllaznis e fisit. Gati kurr nuk ka ndollë nder Malsi t´ona, qi asht shitë ndo´i tokë a mulli a rendi i vadës jashta katundit». ( 33)
Adhurimi fetar i Tokës, lidhja e shqipetarëve me vendin e tyre, të vulosura me ligjet e Kanunit si trashëgim i «të parëve», janë faktorët historik të luftrave të pandërprera ndër shekuj kundër pushtuesve. Siç e vë në dukje edhe Pashko Vasa: «Të gjitha racat e popujt, që nuk ishin shqipetarë, nuk e kanë njohur kurrë ndjenjën e detyrës, ndjenjën e të mbrojturit me armë të atdheut të përbashkët». (34) Të vdesësh për Atdheun, ishte vlerësimi më i madh për shqipetarin, vëren gjeografi i shquar Conrad Malte-Brun, (1775-1826) «Jeta është një barrë e rëndë për atë që në një përplasje shihet i detyruar t’ia mbath apo ai, i cili në çastin e luftimit qëndron i fshehur. E kundërta është për etërit e bijve që kanë dhënë jetën për atdheun , ata priten me nderim të thellë» (35)
b) Besa dhe Nderi përbënin themelin e ligjeve dhe të jetëgjatësisë së Kanunit, që garantonin betimet më të forta: «Beja âsht nji sjellje besimtare (…) Beja mbe « gur » kah kanuja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet (ndershmet) bé qi njef Shqyptari i Maleve. » (36)
Kjo vlerë e Kombit Arbër, çuditërisht i mohoet, duke shkelur ligjet historike të Albanologjisë. Sekretari shkencor i Akademisë, Shaban Sinani, në pohimin e tij kontradiktor, shkruan: «dijetarët erdhën në përfundimin se besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike, pavarësisht se besa, nuk lindi me shqipetarët, nuk është virtyt përjashtimor i tyre dhe mund të vendoset në kuptimin e sotëm jo më herët se fillimet e periudhës osmane…» (37) Origjinën parahistorike të BESËS e dëshmojnë dinastitë «thinite» të Egjiptit (fjalë shqipe-të thinjta, të stërgjyshërve), ku gjendet Perëndia Bes ( fig.1,2 poshtë), emërtim i panjohur për studiuesit e huaj, (F.Demi. Si u hynizua BESA e Arbërve në tempujt e Faraonëve. Sellenizmi…f.41), dhe me të drejtë Aristidh Kola pohon: Besa është shqiptare!
Jacques Bourcart, ka shkruar se, «të gjithë udhëtarët që shtegtojnë në Lindje, janë të një mendje kur është rasti për të lëvduar virtytet morale të shqipetarëve si: ndershmërinë e tyre të jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur e të gjallë dhe sidomos nderimin «fetar» që kanë për fjalën e dhënë, për BESËN.» (38)

1.Perëndia Bes ka kapur prej briresh dy kafshë. 2..Kjo statujë e Perëndisë Bes, vjen nga një shtëpi që ndodhej në kodrën Albani, pranë liqenit me të njejtin emër në jug-lindje të Romës .
Sipas studiuesve, Perëndia Bes ka qënë e pranishme në të gjitha periudhat e besimit të lashtë egjiptian. Deri në periudhën e Faraonit Akhenaton (Dinastia XVIII,viti 1350 p.e.r.) është paraqitur me krahë, që mendoj se janë të shqiponjës, sikurse tek të gjitha Perënditë e para, që tregonte përkatësinë e tyre ndaj besimit hënor dodonas, “sellenizmit”. Kjo paraqitje e Perëndisë Bes (fig.1,larte), ka kuptim simbolik, ndoshta kodin më të rëndësishëm të shkollës së mistereve egjiptiane, të cilën Xhuzepe Katapano (Thoti fliste shqip) e shpreh me thënjen e Betovenit (njohës i esoterizmit) «jam përherë në gjëndje të kap fatin prej brirësh e ta sundoj atë sipas dëshirës, me fuqinë e vullnetit».
Autori sqaron: «Do të ndalem në këtë aspekt të veçantë të doktrinës së Thotit, pasi e gjykoj si të rëndësishëm, themelor në formimin e njeriut të fortë (e përdor këtë cilësor në kuptimin i plotë, jo i mangët), si të domosdoshëm për ta inicuar, (mësuar-shen im) që fëmijë, gradualisht, jo vetëm në gjimnastikën fizike – për t’i dhënë forcë dhe harmoni trupit, por edhe në atë të intelektit dhe të vullnetit (të këtij mbi të gjitha) – për ta bërë njeri të vetëdijshëm, me moral dhe të pushtetshëm: të përgatitur, të kalitur, të gatshëm për tu përfshirë në shoqëri si element i vlefshëm (pra i domosdoshëm dhe i dobishëm); të aftë, sepse të paisur me « energjinë» e nevojshme për të prodhuar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë, të mira dhe pasuri, në kuptimin më të gjerë dhe tepër fisnik të fjalës ». (39)
Doktrinën e Thotit atllantido – pellazg, e vijoi një shqipetar tjetër – Epikuri (shk. 3 p.e.r). Sipas Fjalorit Filosofik, ky emër me origjinë nga greqishtja e lashtë (Ἐπίκουρος, Epíkouros), përkthehet «aleat, shok shpëtimtar» (“alleato” o “compagno, soccorritore”). Gjuha shqipe e shpjegon shkencërisht përkatsinë dhe veprimtarinë e tij : Epikur (Epi/ Ipe/ shqiponjë + kur-et → prift iperiot, shqipetar) Kuretët quheshin priftërinjtë, njëkohësisht edhe mësues, siç ishte Thoti dhe Mojsiu. Epikuri ishte një prej filozofëve të parë që e ka quajtur themelore barazinë midis njerëzve, duke i thurur lavde miqësisë «e mira më e madhe që dituria na siguron një jetë të lumtur është të paturit e miqësisë». (40)
Këto mësime i përhapën në shek.15, dy filozofi të shquar arbër, Gjergj Xhemisto Pletone (Giorgio Gemisto Pletone,1355 – 1452) në shkollën e tij në Peloponez dhe bisedat me humanistet italian në Firence dhe Mihal Trivoli (1475-1556) nga Arta e Çamërisë, gjatë qëndrimit në mbretërinë moskovite të Ivanit të Tmerrshëm.
Të njejtën frymë permbajnë ligjet e Kombit tonë të mbledhura në shk.20 nga prifti françeskan Shtjefën Gjeçovi: «Kanuni i Maleve të Shqypnis, nuk e veçon nierin prej nierit; Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e e mikut. Po të hini miku në shpi, gjak me të pasë, do t´i thuet: Mirë se erdhe!». (41) Naim Frasheri u drejtohesh shqipetarëve « Ai bir që do njerinë, ai ka Zot ». (42) Historiani turk Òªelepia (shk.17) pohonte: «Mikpritja është vlerë etike e kulturore tipike shqipetare ». (43)
Rradhitëm disa figura mitollogjike, historike dhe dokumenta të periudhave që kanë zëvëndësuar njera tjetrën, për të dëshmuar lidhjen e Kanunin që njohim sot, me Atllantido – Pellazgët dhe per të dokumentuar vijushmërinë shpirtërore të pandërprerë të Kombit Arbër.
Por, dëshmitë historike për tezën e studimit tonë janë të pafundme…
Origjina historike e emërtimeve të ligjit
Në Fjalorin enciklopedik Treccani shkruhet se, nga ana gjuhësore fjala «ligj» (it.legge) i afrohet fjalës latine legÄ•re, (të lexosh) si sinonim i fjalës greke légō “dire” (ta thuash). Ka domethënjen e fjalës it. canone (c / kanone), normë, rregull, direktivë.
Edhe gjuhët e tjera, për ligjet shprehen me këtë fjalë: (it.canone, (regola) gr. κανÏŒνας (kanónas), fr, canon, ang. canone, canonico) e përdorur gjerësisht në praktikat fetare dhe librat e shenjta të Kishave. (44)
Në asnjë gjuhë europiane, nuk jepet kuptimi gjuhësor i fjalëve (ligj dhe kanun) që rregullojnë dhe drejtojnë jetën qytetare, besimtare dhe veprimtarinë shkencore. Duke u bazuar tek dëshmitë gjuhësore dhe historike të Kombit Arbër, arrijmë në përfundimet e më poshtme:
Fjala «it.legge» (ligj ) e ka origjinën nga fjala shqipe «lidh» (it.legare), e cila tregon rolin detyrues apo udhëzues në veprimtarinë e njeriut në jetë, që ne sot i quajme LIGJE apo morali i një qytetrimi. Natyrën besimtare të ligjit e dëshmon Kanuni i Lek Dukagjinit, i cili në vend të fjalës «ligj» perdor «nyje», që në gjuhën shqipe dhe besimin pellazg, shpreh «lidhjen me Zotin».
Ligjet e para romake njiheshin, po me një fjalë të gjuhës shqipe «mos», që nënkuptonte veprimin që duhej ndaluar, dhe për të ndjekur ato «sjellje apo zakone të trashëguara nga paraardhësit». Sispas historianëve, ka shprehur moralin tradicional të qytetrimit romak. Nga fjala «mos» e ka origjinën në gjuhët latine, sllave dhe hebreje fjala «moral». Sipas Gajo Sesto Pomponio (De origine iuris fragmentum I,1; Gaio, Istituzioni di Gaio,I,1.) këto ligje shprehnin zakonet e tribuve, që mbasi u bashkuan , themeluan qytetin e Romës. (45) Pra, themeluesit e Romës ishin fiset shqip – folëse që zbatonin Kanunin, emrin e të cilit e morri gjuha priftërore latine dhe më herët ajo hellene.
Fjala në gjuhën shqipe Kanun, gjendet edhe në gjuhët e huaja: it.canone, gr.kanon -ónos, fr. canon, ang. canon, rus. кано́н (kanón), Span. canon etj. Kjo fjalë nënkupton përgjithësisht ligjin apo kriterin mbi të cilin është gjykuar diçka, si dhe një dekret ose ligj të Kishës apo libra të shenjta mbi origjinën. (46)
Sipas Fjalorit Treccani, fjala «it. cànone » e ka burimin nga latinishtja «canon – ŏnis» dhe kjo nga greqishtja «κανá½½ν-á½¹νος (der.di κá½±ννα «canna»)» që fillimisht tregonte poçen, dmth rregullat e artizanëve të tjerë, që nga koha homerike. Shprehte edhe shkrimet e shenjta të cilat njihen si tekstet bazë të një feje si psh tek Bibla apo budizmi. Të njejtin përcaktim jep për fjalën «canon» (lexohet kanon) të Anglishtes së lashtë edhe Fjalori i Oxfordit, Thesaurus, (47)
Mania e studiuesve shqipetar dhe të huaj për të zbuluar huazime nga gjuhët e huaja, në fjalorin shqip, shkon deri në fantazi. Në portalin e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë (dt. 17 .7. 2020), të Enciklopedisë Wikipedia në frengjisht, shkruhet se fjala Kanun është një përkthim nga turqishtja e shk.15 me origjinë arabe «Ã™â€šÃ˜Â§Ã™â€ Ã™Ë†Ã™â€  » (kanoun) që do të thotë «ligj ». (48) Ndërkohë specialistët arabë pohojnë se e kanë huazuar nga persishtja me origjinë nga greqishtja. (49)
Siç u dëshmua më lart, origjina nga gjuha greke ( poçe, kanë ), nuk ka baze shkencore dhe as besimtare. Dihet se ligjet e para ishin të karakterit fetar që lidheshin me zbatimin e riteve dhe gjykatësit e parë ishin priftërinj, tezë e trajtuar edhe nga G. Dumezil në librin e tij (Historia e Romës). Lidhja me gjuhën greke pa dëshmi shkencore është një metodë e periudhës romake që fatkeqësisht, u përqafua nga studiuesit e shk.19 dhe vijon në ditët e sotme.
Gjuhët e huaja, siç shprehet Petro Zheji, e kanë të vështirë, në mos të pamundur ta shpjegojnë me gjuhën e tyre fjalët e huazuara nga gjuha pellazgo-shqipe, të cilat kanë origjinë besimtare: Kanun (ka / energjia krijuese në besimin pellazg + nun, e cila sipas Fjalorëve të sotëm (50) shpreh njeriun e Zotit, ndërsa në mitet egjiptiane – krijimin. Mund të themi se fjala Kanun ka domethënjen gjuhësore dhe mitike «Ligje të Zotit», që na e vërteton miti i Moisiut kur u tregon fiseve levite pllakën me urdhëresat «të shkruar me dy gishtat nga Zoti ».
Duke krahasuar Kanunin e Maleve me Iliadën dhe Odisenë, studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto arriti në përfundimin se traditat zakonore të kohërave Homerike – besa, nderi, gjaku, hakmarrja (gjakmarrja), buka dhe miku – janë të njëjtat doke kanunore të shoqërisë fisnore shqiptare. Edit Durham që studioi fiset shqiptare të veriut, mendonte se vjetërsia e kanunit mund të lidhej me kohën e bronzit. Të tjerë e kanë parë si kodifikim të ligjeve ilire, si dhe kanë sugjeruar se mund të gjurmohen elemente të mbetura nga periudhat prehistorike para-indoeuropiane. (51)
Historia europiane përmend dy emra të famshëm me origjinë arbërore (e cila nuk njihet dhe nuk do të pranohej edhe sikur të dihej, siç është teza e origjinës pellazge e shqipetarëve), të përjetësuar në veprimtarinë ligjore: Perandorin dardan Justinian I-rë, (527-565) me «Kodi i Justinianit» (fig.1poshtë) dhe Napoleon Bonapartin (1769-1821) me «Kodi i Napoleonit» (fig.2).

Kopje nga dorëshkrimi i shk.13 e “Codex Justinian I-IX”. Biblioteka e Ghent University. Belgjikë. 2. Kodi i Napoleonit «Napoleonic Code». (52)
Prokopius Caesariensis (v.500 -565), historiani më i rëndësishëm i Perandorisë Romake të Lindjes, e emërton Perandorin dardan «themelues të botës së qytetëruar». (53)
Kodi i Napoleonit nuk u mbështet tek ligjet e mëparshme të mbretërisë franceze, por tek Kodi ligjor i Justinianit, hartuesit e të cilit huazuan nga përvoja parahistorike e Thotit. Kodet e shumë shteteve të Euro – Azisë dhe Amerikës së shk19, u bazuan tek Kodi i Napoleonit (53)
Vijëmsia e praktikave ligjore të pellazgo – arbërve, dëshmohet jo vetëm me përmbajtjen e ligjeve, por edhe në simbolikën e tyre. Kanuni i Lek Dukagjinit përfshin 12 libra, sikurse edhe Kodi i Justinianit (Corpus Juris Civilis), për të cilin, studiuesit pohojnë se është më i vjetër se ligjet romake të njohura si «Dymbëdhjetë Tabela». Numri 12 që lidhet me numrin e perëndive të Olimpit është përdorur gjatë të gjitha periudhave të qytetrimit europian.
Familja Albaneze Burim i Qytetrimit europian
Kështu e ka titulluar studimin e tij avokati dhe historiani Pandi Frashëri (La famiglia Albanese Fonte della Civiltà europea,1944) duke vërtetuar origjinën historike të organizimit të njeriut (familje, fis, krahinë, bashkësi), që lidhet me emërtimin KOMB dhe kuptohet vetëm nepërmjet besimit pellazg. Për rëndësinë e jashtëzakonshme të dëshmisë, po e vendos arsyetimin e tij, ashtu siç ia ka drejtuar Historiografisë botërore:
«Mund të pohojmë, pa patur drojen e kundërshtimit, se familja albaneze është një shtet i vogël, i drejtuar nga ligjet, institucionet dhe traditat, prej të cilave burojnë dhe marrin formë të brendëshme dhe të jashtme, shtetet më moderne dhe të emancipuara të Europës dhe Botës (…) nga mençuria dhe aftësia e tyre (e Pellazgëve) u themelua qytetrimi greko – romak, dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë dhe të pastër ishin dhe janë Albanët e sotëm (…) Është merita e nënave që fëmijët arrijnë të mësojnë ligjet, sjelljet dhe zakonet e shtëpisë së tyre dhe të vendit, të njohin miqtë dhe armiqtë , duke u përgatitur kështu për t iu bërë ballë çdo rreziku që jeta ua nxjerr përpara dhe për të mos patur asnjëherë frikë prej tyre. Pikërisht aty ata edukohen me kultin e nderit dhe lirisë dhe frymëzohen nga veprimet e të Parëve të tyre, që për famën dhe madhështinë e «republikës» së tyre, kanë ditur të vdesin duke buzëqeshur. Në saj të këtij edukimi shpirtëror, i jepet jetës një kuptim serioz dhe realist, Albanët thurrin dhe këndojnë për këtë, këngët më të bukura legjendare, që ndoshta asnjë popull mbi tokë nuk ka ditur ti këndojë (…) Kjo jetë thellësisht shpirtërore dhe morale e «republikës» luftarake, i bën qytetarët e saj njerëz të fortë, të drejtë, të ndershëm, të mençur dhe me të vërtetë të lirë». (54)
«Duhet të kemi parasysh – vë në dukje P.Frashëri – se drejtësia dhe harmonia që mbretërojnë ndërmjet familjeve të një fshati apo tribuje, të cilët, megjithëse në jetën e përditshme kanë marrëdhenje të ndryshme, nuk shkaktojnë mosmarrëveshje, edhe kur ato çfaqen, dinë ti zgjidhin me drejtësi, shpesh të përkryer. Kjo drejtësi dhe harmoni, varen kryesisht nga një edukim i shëndoshë që e marrin në fëmijëri nga pjestarët e çdo familjeje apo «republike» (…) Forca e traditës ju kujton se, sikurse atyre nuk ju pelqen që tjetri t’i ngacmojë dhe t’i prekë në nderin e tyre, po kështu edhe tjetri, ka lirinë dhe nderin e tij, dhe mbrapa vetes ka ushtrinë e «republikës» së tij (familjes së tij – shën im) që do të dijë gjithëmonë të veprojë, që ai të respektohet. (…) Bota moderne do të mrekullohej kur do të zbulonte se ajo që sot e quhet “qytetrimi europian”, i cili mbrohet me aq forcë, e ka bazën e saj të pashtershme dhe të pastër, në këtë qoshe të Europës që e quajnë-Shqipëri». (55)
Përfundimi i dytë, Pellazgo – Arbërit ndërtuan KODIN e zbatuar në çdo qelizë (familje, fis, bashkësi apo krahinë), duke e përshtatur dhe plotësuar, gjatë rrugëtimit dhjetra – mijë vjeçar, pa e ndryshuar thelbin, siç e dëshmojnë veprat e Homerit e të shkruesve të lashtë dhe sidomos tradita e Kombit tonë. Vendosja e ligjeve mundësoi bashkjetesën mbi bazën e lidhjes shpirtërore, ekonomike dhe të veprimit të përbashkët. Ligjet e Kanunit përcaktuan moralin sundues te shqipetareve si Komb.

Shtjefën Gjeçovi mbledhësi dhe shkruesi i parë i Ligjeve të Kanunit në një libër, të titulluar «Kanuni i Lek Dukagjinit».
Kuptohej qartaz se nuk do të kishte pse të flitej për origjinën ilire të shqipetarëve e për pastërtinë e racës së tyre nga elemente të huaj – thekson Jakov Malaj – po të mos ishin zbuluar ligje me saktësi matematikore që rregullojnë kalimin e veçorive trupore e shpirtërore të njerëzve prej një brezi në brezat e ardhshëm. (56)
KANUNI, QE FAKTORI THEMELOR I MBIJETESËS QINDRAMIJË VJEÇARE E FARËS SË ATLLANTIDO – PELLAZGËVE, TEK SHQIPETARO – ARBËRIT E SOTËM!
Por në Kanun nuk përfshihet një ligj, po aq vendimtar për ruajtjen e farës arbërore – MOSTRAZIMI I GJAKUT me të huajin.
( VIJON ) – (Fusnotat janë hequr nga autorja)
Fatbardha Demi ([email protected]), Tiranë – 27.12.2020

________________________

Genocidi mbi Historinë tonë të Lashtësisë. Fatbardha Demi – historiane, Moderoi: Aristotel Petro.


Pj.1: https://www.youtube.com/watch?v=_lkkKvqAa_A
***
Pj.2: https://www.youtube.com/watch?v=q7KJfPVpg1I
****
Pj.3: https://www.youtube.com/watch?v=0kX8WwGtodo

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura