Tetovë, 4 janar 2021: Republikën e Maqedonisë e kanë mbrojtur shqiptarët nga shpërbërja, copëtimi dhe ndarja mes shteteve fqinje, pas shpallÃËes së pavarësisë së saj në vitin 1991
NË MBROJTJE TË TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE
Pse shqiptarëve u është fshehur e vërteta deri më sot? Në prag të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, shqiptarët në Maqedoni kanë qenë të parët që kanë krijuar ushtrinë e tyre, Forcat e Armatosura Kombëtare, për mbrotjen e qenies shqiptare dhe të trojeve etnike nën kërcënim nga ish-regjimi kriminal i Millosheviqit dhe i bandave çetnike paramilitare serbe (të shtrira në tërë territorrrin e ish-Jugosllavisë, me ndihmën e strukturave të UDB-së dhe KOS-it), në periudhën kur Republika e Maqedonisë nuk ka pasur ushtri të veten, pas tërheqjes së Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), e cila nga territorri i Maqedonisë është tërhequr me të gjithë arsenalin ushtarak, madje duke marrë me vete edhe rezervat e ushqimit (dhe poçat elektrik nga kazermat), jo vetëm armatimin e rëndë dhe të lehtë, duke lënë hapësirë për ndarjen e Maqedonisë sipas planit Millosheviq-Micotakis.
Ushtria e parë shqiptare në trojet etnike të okupuara nga ish-Jugosllavia, më 1913 dhe 1945, nuk është krijuar në vitin 1994 (UÇK në Kosovë), UÇPMB në Luginë të Preshevës, e as në vitin 2001 (UÇK në Maqedoni), por në prag të shthurrjes së ish-Federatës Jugosllave, në vitin 1992, në periudhën më të rrezikshme për kombin shqiptar, kur bandat komuniste proserbe dhe progreke të ardhura në pushtet në Tiranë (në emër të demokracisë) ia kishin vënë kazmën e shkatërrimit Ushtrisë, Policisë dhe Forcave të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
***
Kush e krijoi dhe kush e tradhtoi këtë ushtri kombëtare dhe pse, për këtë do të mësoni së shpejti, në bazë të dëshmive.
_________
Vula e Forcave të Amatosura Shqiptare (Këshilli i Mbrojtjes Kombëtare)
Postime të Lidhura
LA REPUBLIQUE FRANÇAISE (1908) / LETRA E ISMAIL QEMALIT PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË MAQEDONISË DREJTUAR MINISTRIT TË JASHTËM BRITANIK DHE ATIJ FRANCEZ
Francë, 9 Nëntor 2019: “La République française” ka botuar, të martën e 7 prillit 1908, në faqen n°2,…
RESHAT AVDIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE NË KONFERENCËN E LONDRËS – MË 27 KORRIK 1913
Preshevë, 30. 07. 213 – Të nderuar pjesëmarrës të kësaj tribune historike me rastin e njëqind vjetorit të…
RASIM BEDO: GJENERALI DHE POLITIKANI
Adison IL. USA, 06. 09. 2015 – Në shekullin e kaluar vendi ynë u bë arenë e dy…
PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA ME SEKRETARIN E LKK-së, STANISLLAV GËRKOVIQIN – TË MBAJTUR MË 27.09.1966 (10)
Prishtinë, 9 janar 2020: Procesverbal nga biseda e sekretariatit krahinor te LKK me Stanisllav Gërkoviqin të mbajtur me…