SHERADIN BERISHA: ÇKA TË NDODH NËSE KRITIKON PARTITË DHE LIDERËT E TYRE?!

Pashtriku, 18 janar 2021: Unë nuk shkruaj për qefe të ndonjë lideri partiak, as për interesa të caktuar vetjak! Nuk jam bërë, e as që kam ndër mend të bëhem mash e dikujt! Prandaj, nuk i ndali kritikat që zënë vend!
Çka të ndodh Ty nëse kritikon partitë dhe liderët e tyre?
– Nëse kritikon partinë ‘A’ të thonë qenke me partinë ‘B’;
– Nëse kritikon partinë ‘B’ të thonë qenke me partinë ‘C’;
– Nëse kritikon poziten të thonë qenke me opozitën;
– Nese kritikon opozitën të thonë qenke me pozitën;
– Nëse kritikon qeverinë të thonë po të paguakan mirë të huajt;
– Nëse kritikon të huajt të thonë qenke i çmendur!!!
– Jetojmë në vendin e çudirave!
– Kush i thotë këto broçkulla ?!
– I thonë militantët, “kopetë e deleve”, të cilat janë bërë ZHELE (*) të partive dhe liderëve të tyre! Prandaj derisa kemi zhele do të kemi edhe dele! Sa keq! Uroj të kthjellen këto zhele që të mos mbeten gjithmonë dele!
———-
(*) ZHELE – figurativisht do të thotë, njeri që s’ka asnjë vlerë, është leckë!
***
P.S: Shkruar më 3 shtator 2019, për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. E njejta lojë me “zhelet” po luhet edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

MAKONDO

MAKONDO Nga Xhelal Zejneli, Shkup 20.02.2023 Koha në Makondo rrjedh në mënyrë ciklike. Pas njëqind vjetësh ajo rikthehet…