Durrës, 22 shkurt 2021: Këtë titull më nxiti për ta shkruar duke marrë shkas dhe arsyetim nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, si zgjedhje model e shëmbull demokracie jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë si dhe duke parë se si edhe demokracisë amerikane iu tronditet themelet në zgjedhjet e fundit presidenciale mbajtur atje.
Shkurtimisht vetëm po t’i hedhim një sy vështrimi Historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve rezulton se Kosova është djepi i shqiptarizmit, sepse në Kosovë janë zhvilluar ngjarjet më të mëdha me rëndësi kombëtare dhe jetike për shqiptarët.
Së pari: ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i dha shtysën kryesore Rilindjes Shqiptare dhe ngjarja me e madhe është po ajo në historinë moderne e cila e bëri problem ndërkombëtar Çështjen dhe ekzistencën e kombit shqiptar.
Së dyti: janë kryengritjet në Kosovë dhe lufta e sakrifica e popullit shqiptar të Kosovës, Kryengritja e Përgjithshme në Kosovë ajo e cila çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Së treti: është qëndresa e pamposhtur e Kosovës për liri, pavarësi dhe për Bashkim Kombëtar e cila ishte edhe pengesa kryesore për planet gllabëruese sllavo-greke edhe të Shqipërisë londineze.
Së katërti: ngjarje tjetër e madhe me rëndësi kombëtare është qëndresa heroike e popullit shqiptar të Kosovës gjatë 100 viteve kundër kolonizatorit sllavo-serb, në vitet e pas Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmjet dy luftrave botërore si dhe në vitet 1945, 1968, 1980 si dhe ajo e lëvizjes rugoviane për demokraci, liri dhe shtetësi të Kosovës të cilat iu kundërvunë edhe regjimit komunisto – titist dhe atij fashisto-komunist te Millosheviçit.
Së pesti: Ishte Rugova dhe LDK-ja e drejtuar prej tij shëmbull edhe për demokracinë në Shqipëri që çoi në rënien e komunizmit antihuman stalinisto-enverist në Shqipëri në vitet ‘90.
Së gjashti: Ngjarja tjetër kulmore në Historinë tone kombëtare, është Lufta heroike e UÇK-së, është ajo e cila e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në Histori Çështjen e Kosovës shqiptare dhe atë të problemit gjithkombëtar shqiptar e cila çoi në Pavarësinë e Kosovës dhe që e vendosi në agjendën edhe ndërkombëtare zgjidhjen e problemit shqiptar , atë të Bashkimit Kombëtar.
Dhe tani së fundmi janë edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 Shkurtit 2021 ato të cilat vulosën triumfin e demokracisë reale e të vërtetë: atë të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike duke plotësuar standadet moderne të demokracisë, të cilat edhe e ndanë Kosovën nga sundimi i elitës së vjetër politike të korrupsionit, duke i hapur kështu Kosovës perspektivën e pakthyeshme eurointegruese, demokratike dhe zhvillimore e cila do të inkurajojë dhe shëmbullojë që edhe në Shqipëri, më në fund edhe ajo, të zhvillojë demokracinë e zgjedhjeve të lira dhe me standarde në mënyrë që edhe Shqipëria të ndahet nga tranzicioni traumatik 30 vjeçar.
Sot në Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës, populli shqiptar ia ka besuar qeverisjen dhe pushtetin VETËVENDOSJES dhe reformatorëve e patriotëve Albin Kurti e Vjosa Osmani për ta konsoliduar, forcuar dhe ndërkombëtarizuar akoma më shumë shtetin e Kosovës dhe Çështjen kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.
Me Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës shqiptarët tashmë janë faktor dhe lujnë rol kyç në Ballkan. Kosova gjithmonë dhe historikisht ka qenë në anën e duhur të historisë për interesin gjithkombëtar, por për Shqipërinë politike, politikisht nuk mund të thuhet një gjë e tillë.
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: MENDIM I DJEGUR DËSHIRAK (NJË ANALOGJI E PASHPRESË)
(Berlin, 08. 03. 2013) – A është fare e ndodhshme që, fjala vjen, Grabovci i Partisë Demokratike dhe…
GJEKË GJONLEKAJ: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS ISHTE PRO’EVROPIANE DHE PRO’AMERIKANE!
New York, 29 janar 2018: Në Konferencën e Daytonit nuk ishte thënë asnjë fjalë për Kosovën. Kështu shkruan…
BEHXHET SHALA BAJGORA: KOALICIONI VV-LDK BESOJ SE DO TË BËHET, POR…POR, A DO TË JETË VËRTET I SHPRESËS?!
Prishtinë, 14 janar 2020: Lehtësisht e parashikueshme , vështirë e realizueshme : Para zgjedhjeve të 6 nëntorit 2019…
SADRI RAMABAJA: UKRAINA DHE AGJENDA EUROPIANE
Prishtinë, 03. 03. 2014 – Pas përmbysjes së madhe në Kievë, Vashingtoni, Brukseli dhe Berlini bëjnë thirrje për…