Skënder Sadri Kapiti: Arsyeja pse do të fitojë Basha dhe opozita në Referendumin e 25 prillit 2021 …

Durrës, 13 mars 2021: Pushteti 8 vjeçar e ka konsumuar plotësisht tashmë të ashtuquajturën mashtruese Rilindje Socialiste sa që nuk i bën më fajde asnjë lloj manovre dhe asnjë lloj arnimi politik me listën e deputetëve, pasi në atë listë ka vetëm largim të disa ishësh dhe po të njëjtit soj të keq ardhësish që i ka përzgjedhur kryerilindasi Rama me qëllim që ta mbajë nën fre dhe në zap PS-në pas humbjes së 25 Prillit. Partia Socialiste është tashmë një Parti pa gravitet, pa unitet dhe pa diversitet politik brënda saj sepse ajo është braktisur dhe tradhtuar nga rilindasit të cilët ia kanë zenë frymën asaj.
Me 25 Prill 2021 do mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ky është shansi i madh demokratik i shqiptarëve për t’u ndarë nga periudha 30 vjeçare e tranzicionit të stërmundimshëm; dita kur shqiptarët duhet ta ndëshkojnë dhe ta çmontojnë “Republikën” e rilindjes të së keqes, pra çlirimin e shtetit të kapur prej saj; si dita e ndryshimit të madh për të cilën kanë nevojë shoqëria shqiptare, shteti shqiptar , sistemi dhe si dita e shpresës për ndryshim edhe për të gjithë shqiptarët e trojeve shqiptare dhe të diasporës.
Prandaj, 25 Prilli është dita e provës së madhe për shqiptarët për të ndëshkuar të këqijat: krimin, korrupsionin, hajninë, padrejtësinë, antikombëtarizmin dhe tradhtinë e keqqeverisjes.
Kjo është dita e madhe e shqiptarëve sepse ata dëshirojnë ngritjen e një sistemi demokratik e ligjor; duan që të jenë të sigurtë e të prosperuar ekonomikisht,moralisht e shpirtërisht; duan intregrimin në BE; duan mireqënie e siguri juridike,ekonomike e punësimi; duan që të mos u vidhen pronat e paraja publike; duan që të mos largohen nga atdheu, dhe duan që t’u kthehet besimi dhe shpresa se Shqipëria bëhet.
Shteti demokratik dhe republikan i Shqipërisë me qeverisjen 8 vjeçare të Edi Ramë dhe të sektit të rilindjes socialiste de fakto e ka transformuar Republikën demokratike të shtetit shqiptar nga një shtet i të gjithëve , nga një shtet publik e kombëtar në një “republikë” të pakicës, në një autokraci të një pakice, të asaj të rilindjes apo si një pronë e ekipit të rilindjes socialiste, ose më saktë Shqipëria është kapur e pronësuar nga mafiooligarkia e rilindjes socialiste.
Edi Rama përdori hipokrizinë mashtruese duke përdorur termin apo konceptin autoritativ të rilindjes, për të mashtruar se diçka do të lëviz dhe do të rilind, duke ia veshur vetes së tij petkun e një rilindasi kombëtar e demokratik, por reralisht ai aplikoi tërësisht të kundërtën, antikombëtarizmin dhe autokracinë deri në arrogance; rilindje e cila nuk ka asgjë të përbashkët me rilindasit e mëdhenj kombëtarë, por më shumë si një rilindje e tashëgimisë, praktikave politike dhe të veseve e të ligësive të komunizmit aplikuar nga Edi Rama në demokraci.
Rilindja socialiste dhe arroganca e papërgjegjshmëria e saj i ka dobësuar për të mos thënë se i ka ndërprerë marrëdhëniet dhe veprimet ndërshqiptare, ato Shqipëri-Kosovë si kurrë ndonjëherë më parë.

Më së shumti Edi Ramës që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, atij i ka interesuar Serbia, Beogradi, Presidenti serb dhe marrëdhëniet me ta se sa me Kosovën dhe me politikanët kosovar.Ai edhe është deklaruar madje se nuk ka integrim shqiptaro-shqiptar pa integrim të Ballkanit perendimor,pra kuptohet pa minishengenin neojugosllav ku të futet Shqipëria por edhe Kosova e panjohur si shtet nga derigjuesi dhe planhartuesi i minishengenit serbi Vuçiç, Serbia e Rusia.
Dhe me dëbimin e Edi Ramës nga pushteti me 25 Prill 2021 do të hapet një epokë e re marrëdhëniesh vëllazërore shqiptaro-shqiptare pa trarë e barriera pasi edhe në Kosovë tashmë kanë fituar zgjedhjet politika dhe politikanët që si vizion e mision kanë politikën shqiptare të bashkëpunimit dhe të integrimit brënda shqiptar drejt bashkimit kombëtar. Me të vërtetë, Shqipëria me Ramën kryeministër rilindi socializmin e pinjollëve të nomenklaturës së ish Republikës Popullore Socialiste të regjimit komunist, ku Shqipëria e byroistëve të Partisë Komuniste të Shqipërisë u kap nga pasuesit e tyre të rinj, të rilindasve socialistë. Dhe me të vërtetë ashtu sikurse edhe që është, Edi Rama edhe e quajti rilindja Socialiste ekipin qeverisës të pushtetit të tij.
Pra, Rilindja socialiste duhet çmontuar nga sistemi, dhe republika, demokracia dhe shteti republikan u duhen kthyer shqiptarëve. Gjatë këtyre viteve të keqqeverisjes së rilindjes socialiste Shqipëria u etiketua nga ndërkombëtarët edhe si narkoshtet e kanabistan, si një shtet të cilit për 8 vite nuk iu hapën as negociatat e Antarësimit për në BE.
Republika e rilindjes socialiste do të mbahet mend në histori si republika e keqqeverisjes së krimit, hajdutërisë dhe korrupsionit; si qeverisja e cila bëri shpopullimin dhe pastrimin e deshqiptarizimin e vëndit; si qeverisja e grabitjes dhe e vjedhjes së parasë publike dhe të aseteve kombëtare; si qeverisja e kontrabandimit të interesave publike e kombëtare për interesa pushteti dhe përfitimi në favor të oligarkisë së rilindasve; si një qeverisje serbofile e cila promovonte, propagandonte, lobonte e mbështeste coptimin e Kosovës dhe minishengenin antishqiptar neojugosllav, pra agjendat e Beogradit.
Partia Demokratike me aleatët e saj do të fitojnë bindshëm zgjedhjet me 15 Prill 2021, dhe referendumi popullor i kësaj date do të hyjë në histori si fitorja e dytë e madhe për demokracinë shqiptare pas asaj të Marsit 1992. Kjo sepse besohet e shpresohet që qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha do të fillojë çmontimin e regjimit korruptiv, antikombëtar dhe oligarko-mafioz të rilindjes socialiste dhe Shqipëria do të ndahet nga tranzicioni politik traumatik 30 vjeçar. Kombëtarisht, demokratikisht, ligjërisht, moralisht Edi Rama dhe rilindja e tij kanë dështuar dhe janë diskredituar dhe autoriteti e besueshmëria publike e ndërkombëtare te ata ka rënë përtokë. Gjithçka se çfarë zhagitet në dëshpërim aparati i Ramës dhe i ekipit personal të tij të listuar në listat për deputetë është vetëm për t’i shërbyer mbijetesës personale të Edi Ramës në politikë i cili ka përzgjehur shpurën më të paftë e servile të cilën do ta përdorë për të mbajtrur frenat e Partisë Socialiste, limonit të shthrydhur tashmë prej tij pës humjes së zgjedhjeve të 15 Prillit 2021.Atij tashmë i janë konsumuar të gjitha, dhe fushatën politike Rama e bën vetëm me sharje, fyerje, shpifje e intriga kundër kundërshtarëve politik, vese këto të cilat i ka si edukatë e kulturë që i ka të mishëruara në personalitetin psikopatik te tij.
– Nga Skënder Sadri KAPITI analist, opinionist, gazetar, shkrimtar, jurist, historian dhe studiues i filozofisë, politikës, diplomacisë, fesë dhe moralit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura