Pajazit Hajzeri: Monumentet dhe vlerat trashëguese në Mitrovicë dhe rrethinë

Mitrovicë. 14 prill 2021: 1. Pasqyrimi i përgjithshëm i monumenteve me të vjetra në Mitrovicë dhe vlerat trashëguese
Pozita gjeografike e Kosovës në përgjithësi dhe e Mitrovicës në veçanti, ishte udhëkryq i ndikimeve helene, romake, orientale e europiane, e bëri të mundur që këtu të gërshetohen një varg kulturash të popujve e të traditave të ndryshme, me traditën kulturore ekzistuese vendase dhe asaj të ardhur. Kjo bëri që trashigimia kulturore e këtij regjioni të jetë shumë e pasur. Me plot të drejtë Kosovën e quajnë muzeun nën qiellin e hapur.1

Mitrovica shtrihet në pjesën më veriore të Ultësirës së Kosovës, është qendra më e madhe mineraro – metalurgjike e Kosovës. Pjesa më e madhe e vendbanimit shtrihet në rrafshin alluvial ndërmjet lumenjëve Ibri, Sitnica dhe Lushta, në lartësi mesatare mbidetare 508-510 m. gjërsi gjeografike 42º 53’ e 13” dhe gjatësi gjeografike 25º 52’ e 21”. 2 Siperfaqja e territorit të ngusht të Mitrovicës është 326 km² dhe paraqet 3.25% të territorit të Kosovës 3 ndërsa Mitrovica me rrethinën e saj të afërt, sillet rreth 794 km². 4
Në trevën e Mitrovicës së sotme jeta ka filluar shumë kohë para themelimit të qytetit. Ky fillim i jetës, sikundër na tregojnë kërkimet e shumënumërta arkeologjike të kryera në Mitrovicë me rrethinë, na shtyjnë diçka më tepër se shtatëmijë vite më parë, kur në bregoret e Ibrit afer Zhitkovcit qe themeluar njëri nga vendbanimet e njohura deri më sot, më të lashtin jo vetëm të këtyre viseve, por edhe të mbar Kosovës.5
Vendbanimi më i vjetër parahistorik në trevën e Mitrovicës është ai i zbuluar në profilin e Ibrit te stacioni hekurudhor i Zhitkovcit.6 Kërkimet që u bënë aty në vitin 1955, megjithëse për nga vëllimi të vogla, por jo të favorshmr për regjimin serbo sllav të kohës, kanë dhënë të dhëna të çmueshme për mënyren e jeteses dhe kulturën materiale të banorëve të parë deri tashë të njohura në këtë truall. Rëndësia e këtij vendbanimi kapërcen suazën e ngushtë të vetë trevës ku gjendet. Kjo është një e dhënë e çmueshme për revolucionin e neolitit që kishte përfshirë edhe këto vise dhe karakteri kryesor i të cilit duket në kalimin prej ekonomisë mbledhëse – gjuetore në mënyrën e jetesës së ngulur dhe në bujqësinë primitive, e cila pos gjuetisë, peshkimit dhe blegtorisë fillestare, ishte burimi kryesor i ekzistencës së njeriut dhe i shoqërisë së periudhës së hershme neolitike.7
Vendbanini mbi lumin Ibër të Zhitkovcit tash për tash është vendi i përcaktuar në këtë terren, por jo edhe i vetmi në Kosovë. Në literaturë përmenden një numër jo i vogël vendbanimesh të kësaj kohe, të cilat për nga kultura e tyre materiale janë të ngjashme dhe i takojnë një kompleksi kulturor të njohur mirë të neolitit të hershëm, apo më saktë, të atij më të hershmit në Ballkanin qëndror, kompleks që është i njohur si kultura e Starçevës me grupet dhe variantet e veta, çfar është edhe ajo e Kosovës dhe e luginës së Ibrit.
Ndër vendbanimet më të njohura dhe më të hulumtuara të kësaj kulture në Kosovë, përveç Zhitkovcit, hyjnë edhe vendbanimet, si: Glladnica afër Prishtinës, Rudnik dhe Rakosh rrëzë malit Mokna, Zhegovc, Kllokot në luginën e Sitnicës te gryka e Samadregjës etj. 8
Megjithëse edhe këto i karakterizon banimi kryesisht i tipit të kasollave nëntokësore, ndërtesat mbi tokë nuk kanë qenë të panjohura.9
Cilësi dalluese kryesore e kulturës materiale të banorëve më të vjetër të rajonit të Mitrovicës, është qeramika, armët, veglat prej ashtit, biza dhe maja.10
Vendbanim tjetër në rrethin e Mitrovicës është edhe Vallqi i cili shtrihet në bregun e majt të Ibrit, rreth 6 – 7 km në veri të Mitrovicës. Vallqi është lokaliteti i parë neolitik në territorin e Kosovës,11 në këtë vendbanim janë gjetur edhe kasolla nëntokësore, për banim. Aty janë gjetur fragmente të qeramikës dhe tri fragmente të statujës nga koha e neolitit.12
Vendbanim tjetër i periudhës së neolitit që i takon kulturës së Vinqës është edhe Fafosi në Mitrovicë, pikërisht aty ku u ndërtua fabrika e fosfateve në të cilën janë gjetur një numër shumë i madh eksponatesh që ruhen në muzeun e Mitrovicës, 13 por fatkeqësisht pjesa më e madhe e këtyre eksponatesh janë plaqkitur nga regjimi serb dhe ruhen ne destinime të ndryshme nëpër Serbi.
Gjithashtu edhe Lushta është një vendbanim shumë i hershëm i cili i takon fazes dardane të shek. XII – IX p.e.s. Në Lushtë është gjetur një urnë, që është një tipi i vetëm i këtij lloji. 14 Ndërsa nekropoli romak në Lushtë dëshmon aktivizimin e vijave të komunikacionit dhe fillimin e eksploatimit të rezervave minerale.15
Vendbanim tjetër jo larg Zhitkovcit të trajtuar më lart është edhe Karagaçi, ku gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur një numër materialesh të pasura e të llojllojshme, i cili kryesisht është nga varrezat, që ofron mundësinë e njohjes më të plotë të periudhës materiale të kësaj kohe.16
Nekropoli në Bërnicën e Poshtme shënon mbarimin e kulturës së periudhës së bronzit dhe lindjes së një qytetrimi të ri <>, i cili ka lënë pas vetes një varg të tërë përmendoresh. Në fillim të kësaj periudhe na paraqiten dardanët, të cilët bëhen bartës të periudhës së re të pre dhe protohistorisë së Kosovës.
Shumica e objekteve të kësaj periudhe janë <>, vendbanimet e fortifikuara, të cilat i ndeshim si në Mitrovicë ashtu edhe në të gjitha viset e Kosovës. 17
Shtytje ekonomike për jetesën e popullsisë në mijvjeçarin e parë para erës së re në trevën e Mitrovicës, ishin blegtoria, e pastaj edhe xehetaria, që është edhe shkas i depërtimit romak në këto anë.
Zbulimet në afërsi të stacionit hekurudhor në Mitrovicë, altarët kushtuar hyjnive romake: Jupiterit, Nemzës dhe Jonunës, të vendosur nga ana e të mbikqyrësve të rendit shoqëror të Legjionit IV romak të Klaudios, tregojnë se këtu ishte stacioni i këtyre të privilegjuarve. 18
Një altar i tillë që po ashtu i përkushtohet Jupiterit është gjetur në fshatin Vllahi, Komuna e Mitrovicës, altari në fjalë është gjetur në vitin 2007 dhe i përkushtohet Jupiterit. 19 I kësaj periudhe është edhe altari i Bares, fshat në Shalë të Bajgorës, i cili ruhet në muzeun e Qytetit të Mitrovicës po ashtu është i një rendësie në vete, meqë për here të parë në territorin e Dardanisë antike na paraqiten emrat ilir si Bizot dhe Dalmina.20
Zbulimi i muzës prej plumbit dhe sarkofagut në qendër të qytetit, si dhe pllakës mbi varrin e Flavio Jukundës, është dëshmi e rrallë për përcaktimin e përbërjes etnike të vendbanimit dhe të topografisë së Mitrovicës antike, por mund të supozohet se përveç popullsisë romake ka pasur edhe popullsi autoktone ilire.21
Përveç zbulimeve arkeologjike edhe zbulimet e rastit të kësaj periudhe në qytetin e Mitrovicës kemi edhe gërmadha të shumë vendbanimeve të tjera, si: Lushtë, Vllahi, Vidishiq, Trepça e Vjetër 22, por vendbanimi më i madhë është padyshim Municipiumi DD, (Dardanorum), te Shoçanica 27 km në veri të Mitrovicës. 23
Më pas në periudhën e Mesjetës kemi një numër të madh vendbanimesh dhe ndërtimesh të fortifikuara, ndërtime të kultit e private më vonë. Ndërtime të fortifikuara të kësaj periudhe kemi, Kështjellën e Zveçanit, Kështjellën e Rashanit (Trepçës), ndërtesa fetare si kisha, Manastire, më vonë periudha Osmane na sjell Xhamitë, Teqe, Tyrbe, Ura, Banjo publike (Hamame) e shumë ndërtime të tjera.24
Pa dyshim se gjithë kjo histori e larmishme e bënë shumë të pasur dhe të begatë historinë e qytetit të Mitrovicës si qendër regjionale duke përfshirë edhe rrethinën së tij.
Trashëgimia kulturore e Kosovës, ajo materiale dhe shpirtëtore, është një ndër thesarët më të çmueshme të vendit, e kaluara historike na ka lënë shumë gjurmë të ndertimeve me karakter të ndryshëm të gjinive dhe roleve të ndryshme.
Gjurmët më të hershme të banimit në Mitrovicë dhe rrethinë janë zbuluar në Zhitkovc, Karagaq, Vallq, Fafos, Lusht etj, të cilat vendbanime i takojnë kulturës së neolitit të vjeter dhe të ri. Tek vendbanime apo banesat parahistorike mund të dallojmë tri tipe kryesore: Banesa të futura krejtësisht në tokë, gjysëm nën tokësore dhe banesa të ndërtuara mbi tokë, zakonisht banesat kan qenë një kthinshe.
Përveç banesave të ndërtuara nën dhe mbi tokë vendbanimet e vjetra si ai i Vallqit ishin edhe të fortifikuara, ku Vallqi nga ana jugore kishte mur rrethues gurë të radhitur (mur i thatë pa material lidhës), dhe me rrethojë prej shtyllash të drurit. Ana tjetër ishin shkëmbinj të rrëpirtë nga (perëndimi dhe lindja) ose prerje të rrëpirt kah lumi Ibër (veri). 25
Gjatë punës në terren kam hasur në shumë monumente të kategorive të ndryshme. Në afërsi të Mitrovicës e kemi Kështjekkën e Zveqanit ku fatkeqësisht sot nuk kemi qasje në te, as për hulumtim as për konzevim apo restaurim sepse gjendet në pjesën veriore të qytetit edhe rrethanat politike nuk na lejojnë një gjë të tillë, ku sipas të dhënave të përsonave që kanë pasur fatin ta vizitojnë nën përcielljen e KFOR-it, shprehen se duhet një intervenin urgjent sepse dita ditës është duke u shkatërruar.
Sa i përket Municipiumut DD, (Dardanorum), qysh kur kanë përfunduar gërmimet arkeologjike në vitin 1959 – 1965, asnjëher nuk janë bërë gërmime të tjera, ku si pasoj edhe ky vendbanim mbetet jashtë mbikqyrejes së institucioneve të Republikës së Kosovës, tani për tani.
Kështjella e Rashanit, gjendet në verilindje të qytetit të Mitrovicës diku rreth 5 – 6 km, vijë ajrore. Dëmtimet e mureve dhe të pjesëve tjera percjellëse të kësaj kështjelle janë shumë të mëdha. Ende janë të ruajtura muret rrethuese por vështir të komunikueshme me njeriun për shkak të vegjetacionit të dendur dhe të egër që i kanë mbuluar, gjithashtu edhe muret rretuese të brendshme po ashtu janë në një mas të konsiderueshme të ruajtura por gjithnjë duke u shkatruar si pasoj e mungesës së kujdesit institucional. Ç’është me e keqja se këto monumente janë në rrezik të madh kohëve të fundit si pasoj e gërmimeve klandestine nga njerëz të pa përgjegjshëm dhe të organizuar mirë.
Një numër i monumenteve të kulturës që gjenden në pjesën e kontrolluar nga serbet gjithmon po flasim për ”veriun”, janë falsifikuar dhe përshtatur ashtu si u duhen atyre “serbve”, si bie fjala Kisha e Boletinit që sot serbet e quajn (Manastiri i Sokolicës i shek. XIV), nuk ka të bëjë fare me realitetin, kjo kishë është shpallur manastir i grave në vitin 1956, po ashtu në Lumin Cerajë eshtë ndërtar një kishë pas Luftës së fundit 1999-tës, duke pretenduar se është ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër serbe.
Në fashati Vallq kemi të ndërtuar një kishë të regjimit Milleviqian, ndersa në fshatin Bugariq (Serbovac) kisha është ndërtuar në vitin 2011-12, e cila ndërtohej me gurë të marrur nga ndonjë ndërtes shumë e vjetër në një të ardhme të shkurtër ta falsifikuar gjoja e kemi ndertuar mbi themelet e ndonjë kishe të vjeter që ka qenë këtu më parë. Mirpo, e vërteta është ndryshe, edhe Vallqi edhe Bugariqi në defterët osman figurojnë toka të banorëve të Vllahisë, fshat që gjendet në veri të këtyre fshatrave serbe i gjithi i banuar me shqiptar, mirpo regjimi serb ju mer token në luginen e ibrit në Vallq dhe Bugariq duke vendosur kolon serb.
Deri në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, banorët serb të vendosur në këto troje kanë qenë të detyrauar që gjysmen e prodhimeve bujqësore nga këto toka t’i sillnin në fshatin Vllahi dhe tua ndanin gjdonjëres familje sipas tokës së punës që e kanë pasur atje. Mirpo, me masat shtërnguese prej vitit 1968 me aksionin e pushkëve dhe dhunen e pa nderprer të pushtetit serbosllav mbi popullsin shqiptare këto tatime në prodhim për tokën e vet shqiptarëve ju ndalen dhe si pasoj këto toka përvetësohen në të mirë të serbëve e në dëm të shqiptarëve.
Mar në përgjithësi gjendja e monumenteve me vlera trashëguese, duke përfshir objektet, banesa me qardak, kullat, hanet, monumentet me karakter historik si Gjytetet, Gradinat, Kështjellat, Kullat vrojtuese, muret rrethuese, po ashtu edhe disa objekte të kultit, janë në gjendje shumë të keqe, përpos atyre objekteve që ende shfrytëzohen për rite fetare që janë diqka në gjendje më të mirë.
Konkluzion
Duke marrë për bazë të kaluaren e lashtësisië së Mitrovicës me rrethinë, vlerat monumentale dhe peizazhet natyrore, regjioni i Mitrovicës përbën një pjesë vitale të për zhvillimin e turizmit kulturor. Mirëpo, ngritja e vetëdijes për historinë shumëdimensionale dhe diversitetin kulturor të kësaj zonës, nga organet kompetente dhe shoqëria civile, janë detyra të domosdoshme për ruajtjen dhe konsolidimin e këtyre vlerave, prandaj, ndërgjegjësimi për ruajtje të krijimtarisë nga e kaluara është pasuri, përgjegjësi, është vyrtyt dhe është garancë e mbijetesës së historisë së popujve të cilët jetojnë nëpër këto zona ku është e përqëndruar popullësia dhe ku vlerat e trashëgimis kulturore janë të jashtzakonsme, në rastin konkret.
______________________
Fusnotat:
1 Tefik Morina, Rruga e zhvillimit dhe perspektiva e muzeve të Kosovës, Buletini i Muzeut të Kosovës – Glasnik Muzeja Kosovo, XII, (1973 – 1974) Prishtinë, 1974, p. 216.
2 Sylejman Murati, E kaluara e Mitrovicës së Titos në koleksionet e Muzeut Komunal, Mitrovicë, p.
3 Konservimi i integruar, CHwB, Kosova, p. 48
4 Mitrovica dhe rrethina, mozaik kulturor, grup autorësh, Mitrovicë, 2000, p. 19.
5 Mitrovica dhe rrethina, (Monografi), grup autoresh, Mitrovicë, 1979, p. 25.
6 R. Golović, Hymje në parahistorinë e Kosovë – Metohisë, Glasnik Muzeja Kosovo i Metohije, Prishtinë, 1956, p. 217.
7 Mitrovica dhe rrethina, (monografi), op cot, pp. 26, 27.
8 Kosovo – Kosova, grup autorësh, Beograd, 1973, p. 80.
9 Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës, Mitrovica, Zveçani, Leposaviqi (Albaniku) dhe Zubin Potoku, Prishtinë, 2003, p. 170.
10 Mitrovica dhe rreethina, op cit, pp. 27, 28.
11 R. Galoviç, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, Hymje në parahistorin e Kosovë-Metohis, Prishtinë, 1956, p. 217.
12 Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës, op cit, p. 162.
13 Fejaz Drançolli, Trashigimia monumentale në Kosovë, Prishtinë, 2011, p.
14 Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës, op cit, p. 87.
15 Fazli Hajrizi, Shkolla Normale “Hasan Prishtina” e Mitrovicës, Monografi, Prishtinë, 2007, pp. 29, 31.
16 D. Srejović, Karagač, Belcanica, IV, Beograd, 1973, p. 39.
17 Emil Çershkov, Romakët në Kosovë dhe municipiumi DD, te Shoçanica, Prishtinë, 1973, p. 13.
18 E kaluara e Mitrovicës, op cit p. 19.
19 Pajazit Hajzeri, Dorshkrim i punimit të lexuar në Tubimin Shkencore – Kulturor në Mitrovicë, më 19. 04. 2008. Imer Miftari, Vllahia në rrjedhat e historiesë, Monografi, Mitrovicë, 2008, pp. 18, 21.
20 Muzeu i Qytetit në Mitrovicë, fondi i eksponateve antike.
21 E kaluara e Mitrovicës, op cit p. 22.
22 Pajazit Hajzeri, Gjatë përnjohjes së terrenit në Shalë të Bajgorës, 2011.
23 Emil Çershkov, Romakët në Kosovë, op cit, p. 81.
24 Pajazit Hajzeri, Muzetë në qytetin e Mitrovicës me rrethinë, Revistë letërare, Fjalë e valë, nr. 22, Mitrovicë, 2012, pp. 200, 205.
25 Mitrovica dhe rrethina, (Monografi), grup autoresh, Mitrovicë, 1979, p. 33.

_____________________
Burimet dhe literature
Çershkov, Emil, [1973]. Romakët në Kosovë dhe municipiumi DD, te Shoçanica, Prishtinë;
Drançolli, Fejaz, [2011]. Trashigimia monumentale në Kosovë, Prishtinë;
Glasnik Muzeja Kosovo, [1974]. XII, (1973 – 1974) Prishtinë;
Golović, R. [1956]. Hymje në parahistorinë e Kosovë – Metohisë, Glasnik Muzeja Kosovo i Metohije, Prishtinë;
Hajzeri, Pajazit, [2012]. Muzetë në qytetin e Mitrovicës me rrethinë, Revistë letërare, Fjalë e valë, nr. 22, Mitrovicë;
Hajzeri, Pajazit, [2008]. Dorshkrim i punimit të lexuar në Tubimin Shkencore – Kulturor në Mitrovicë, më 19. 04. 2008.
Hajzeri, Pajazit, [2011]. Gjatë përnjohjes së terrenit në Shalë të Bajgorës;
Hajrizi, Fazli, [2007]. Shkolla Normale “Hasan Prishtina” e Mitrovicës, Monografi, Prishtinë;
Konservimi i integruar, CHëB, Kosova;
Kosovo – Kosova, [1973]. grup autorësh, Beograd;
Mitrovica dhe rrethina, [2000]. Mozaik kulturor, grup autorësh, Mitrovicë;
Mitrovica dhe rrethina, [1979]. (Monografi), grup autoresh, Mitrovicë;
Miftari, Imer, [2008]. Vllahia në rrjedhat e historiesë, Monografi, Mitrovicë;
Morina, Tefik, Rruga e zhvillimit dhe perspektiva e muzeve të Kosovës, Buletini i Muzeut të Kosovës –
Muzeu i Qytetit në Mitrovicë, fondi i eksponateve antike.
Murati, Sylejman, E kaluara e Mitrovicës së Titos në koleksionet e Muzeut Komunal, Mitrovicë;
Osmani, Jusuf, [2003]. Vendbanimet e Kosovës, Mitrovica, Zveçani, Leposaviqi (Albaniku) dhe Zubin Potoku, Prishtinë;
Srejović, D. [1973]. Karagač, Belcanica, IV, Beograd;

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

UILLJËM SHEKSPIRI

Nga Xhelal Zejneli Uilljëm Shekspiri (William Shakespeare, Stratford-upon-Avon, është pagëzuar më 26.3.1564 – Stratford-upon-Avon, 23.3.1616) është dramaturg dhe…