Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë
Pashtriku, 14 Korrik 2021
Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa ekspedita arkeologësh, kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë.
Lajmin për daljen në dritë të varrezave tumulare të shekullit XV-XII para erës së re e ka bërë me dije gazetari Aleksandër Çipa.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Çipa theksoi se sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji në bregdetin e Himarës
Shkrimi i plotë:
Ky është një zbulim i madh!!!!! Shumë, shumë i madh për arkeologjinë shqiptare dhe më gjerë!!!!
Zbulim i ri arkeologjik në Himarë
-Arkeologët vlonjatë zbulojnë varrezën tumulare të shekullit XV-XII p. Kr-
Himare 6 korrik 2020
Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).
Sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.