“VDEKJET” ME COVID NË ITALI!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 26 tetor 2021
Sipas raportit më të ri të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali (ILSHI) mbi vdekshmërinë nga Covid19, në statistikat zyrtare të evidentuar nga shkurti 2020 ekzistojnë 130.468 vdekje nga virusi Covid19! Por, sipas mostrës statistikore të të dhënave mjekësore të mbledhura nga instituti, nga 130.468 vdekje, vetëm 3783 apo 2.9% e vdekjeve janë shkaktuar nga virusi “Covid19”, ndërsa 126.685 apo 97,1% e vdekjeve të tjera u shkaktuan nga sëmundje të rënda kronike!
Sipas mjekëve të ILSHI-së italianët që humbën jetën me etiketën “Covid19” kishin nga një deri në pesë sëmundje kronike!
Rrjedhimisht 67.7% e tyre kishin pasur më shumë se tre sëmundje të rënda, ndërsa 18% me të paktën dy sëmundje të tjera.
Në këtë kuadër 65.8% e italianëve që u infektuan me Covid19 ishin të sëmurë me hipertension arterial, domethënë kishin presion të lartë të gjakut;
– 29.3% ishin me diabet,
– 24.8% kishin fibrilacion atrial,
– 17.4% kishin mushkëri të sëmura,
– 16.3% kishin pasur kancer në 5 vitet e fundit,
– 15.7% vuanin nga sëmundjet e zemrës,
– 28% kishin sëmundje ishemike të zemrës,
Pastaj më shumë se një në dhjetë të vdekur ishin obezë apo kishin goditje në tru dhe të tjerët kishin probleme me mëlçinë, dializën dhe sëmundjet autoimune.
Për më tepër lexoni shkrimin me të dhëna nga raporti mjekësor i ILSHI-së:
Rrëmujë e madhe në raportin e vdekjes. Për ILSH, shumica e vdekjeve nuk janë shkaktuar nga Covidi
(Gran pasticcio nel rapporto sui decessi. Per l’Iss gran parte dei morti non li ha causati il Covid)
…EDHE „VDEKJET“ NGA COVIDI NË KOSOVË
Në periudhën mars 2020 – 25 tetor 2021 në Kosovë me etiketën e Covid19 kanë vdekur 2975 veta! Është detyrë e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK) që të përpiloj një raport të detajuar, (të ngjashëm me raportin e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali – ILSHI) për të mësuar të vërtetën për numrin real të vdekjeve nga Covid19 dhe numrin e vdekjeve me sëmundje të tjera kronike, por që janë evidentuar si të vdekur nga Covid19!!!