ANALFABETIZMI FUNKSIONAL!

ANALFABETIZMI FUNKSIONAL!

Nga Sheradin Berisha

Analfabetizmi funksional në Kosovë është shumë i lartë, 77 %! Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë përqindje, veçanërisht politizimi i tejskajshëm i arsimit dhe cilësia e dobët në mësimdhënie dhe mësimnxënie, në të gjitha nivelet e shkollimit!

MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXËNIA

Mësimdhënia dhe mësimnxënia si binom janë shkaku dhe pasoja. Sa më cilësore është mësimdhënia aq më e lartë është mësimnxënia dhe e kundërta! Filozofi i antikitetit Sokrati (470 – 399 p.e.s) thotë: “Unë nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, unë vetëm mund t’i bëjë ata të mendojnë.” Ndërkaq vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit, filozofi Aristoteli (384 – 322 p.e.s), ka thënë: “Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura