LETËR E HAPUR PËR Z.ALBIN KURTIN DHE Z.ILIR META

LETËR E HAPUR PËR Z.ALBIN KURTIN DHE Z.ILIR META

Nga Amina Nuraj, Sanxhak 2 nëntor 2021

Z.Kurti dhe Z.Meta,

e pashë se me 2.000.000 euro de ju i nderuar kryemisitër Kurti i keni mbështetë shqiptarët e Luginës së Preshevës, u gëzova pa masë për këtë  lajmi,

por edhe u pikëllova shumë se po ua ktheni shpinën shqiptarëve të Sanxhakut.

Pse Shqipëria së bashku me Republikën e Kosovës nuk i ka ndihmuar asnjëherë shqiptarët e Sanxhakut që jetojnë në tortura dhe frikë nga Serbia?

Ne që me krenari mbajmë flamuj shqiptarë në shtëpitë tona dhe që luftojmë për kombin shqiptar në Sanxhak, që e duam Kosovën dhe Shqipërinë nga

thellësia e shpirtit tonë, nuk kemi ndihmë nga dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova. Pse?!

Pse na keni harrovu dhe pse na refuzoni? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut gjaku juaj?  A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut pjesë e kombit tshqiptarë. Ju na keni quajt boshnjakë, ne nuk kem qenë kurrë boshnjakë?

Pse nuk e zbatoni amanetin e Isa Boletinit, Ismailit Qemalit, Aqif Blytës e  Shaban Polluzhës, se shqiptarët e Kosovës dhe Shqiperisë duhet të ndihmojnë vëllezërit e tyre në Sanxhak?

Me respekt,

e juajaj përfaqësuese e Sanxhakut Shqiptar,

Amina Nuraj Uka

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura