JAHIR BEJTA: PËR SHKAK TË DREJTËSISË SË MUNGUAR NGA POLITIKA PËR QYTETARËT E SAJ “NGRITJ E ZËRIT” PROTESTOJ PUBLIKISHT!

Prishtinë, 1 tetor 2019: Shoqata profesonale per deme te luftes ne nivel shteti qe nga data 30.09.2008, eshte duke kryer sherbime juridike te cilesise se avokatise per qytetaret e Kosoves, te cilet kane pesuar cfardo lloj demi nga barbaria serbe para dhe gjate luftes se fundit 1998/99.
Shoqata gjithe sherbimin juridik per qytetaret e saj e bene tersisht falas, gjithmone ne saje te kauzes komebtare dhe borxhit ndaj atyre qe dhane gjithcka per kete vend, duke hartuar keshtu 1200 kerkesespadi individuale.
Jo pa qellim, shoqata eshte emertuar “Ngrtija e Zerit” qe eshte sinonim i zerit te viktimave te popullates civile te moshave dhe gjinive te ndryshe te ekzekutuar ne forma te ndryshme; me arme te ftohta, elektroshok, motorsharre te drunjve, me arme zjarri, e deri te format me mizore, duke i djegur dhe varrosur per se gjalli, gjenocid ky i pranuar edhe nga gjeneralet e ushtrise dhe policise serbe.

Ngritja per 11 vite eshte duke plotesuar boshllekun institucional ne drejtesi, dhe vazhdimisht duke trokitur dyert e lidershipit qe nga presidenca dhe organet tjera te drejtesise me parashtresa te protokoluara, per te dhene kontributin tone, sado te vogel ne ngritjen e zerit te viktimave qe nuk jane pak ne numer.
Edhe perkunder perpjekjes se parreshtur nga “Ngritja e Zerit” per te dhene kontributin tone ne kerkimet dhe hulumtimet tona per demet fizike, materiale dhe morale, asnjehere nuk na u hapen dyert dhe as nuk u ndermoren masat perkatese sipas kerkesave te mbeshtetura ne dispozitat perkatese ligjore, dispozitat Kushtetuese dhe te Konventes.
Organet e drejtesise vendore qe nga gjykatat themelore e deri te Gjykata Kushteuese, apriori dhe padrejtesisht jane duke i refuzuar padite per kompensim te demit moral, material, dhe fitimit te humbur ne forma te ndryshme si pasoje e luftes.
Politika dhe drejtesia kosovare deri tani deshtuan ne mbrojtje te qytetarit, per faktin se nuk ndermori masa ne ndertimin e infrastruktures ligjore dhe menjanimin e paqartesive juridke, kurse gjyqesori deshtoi per shkak te refuzimit te padive te paleve paditese per demshperblim, duke cenuar keshtu te drejtat dhe lirite themelore te garantuara me Kushteute dhe Konvente.
Dhe mu per kete Ngrtija mori vendim per te protestuar publikisht me daten 30 Gusht 2019. Me poshte kliko linkun me ngjarje nga protesta.

________________
Protesta në Prishtinë 30,Gusht 2019
https://www.youtube.com/watch?v=B5l0JtAj3uc&fbclid=IwAR3gy1HChrZFJrKPGHGtLRXX7iJlhdyu8GD3wk9tnXalvGF3qTp3fLvHe6M

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura