UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE TË PAPRANUESHME INDIVIDUALE, QË KANË NDODHUR GJATË DHE PAS LUFTËS NË KOSOVË!

Nga arkivi, 15 nëntor 2020

Pas publikimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, më 24 qershor 2020!

UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE TË PAPRANUESHME INDIVIDUALE, QË KANË NDODHUR GJATË DHE PAS LUFTËS NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha

Vazhdimisht kam thënë dhe e përsërisë se Gjykata Speciale, e ngritur vetëm për hetimin dhe gjykimin e “krimeve të pretenduara nga pjesëtarët e UÇK-së”, është e padrejtë dhe si e tillë e papranueshme! Përkundër këtij fakti Kuvendi i Kosovës, me presionin e brendshëm dhe atyre ndërkombëtarë u themelua dhe tashmë ka nisur punën!

***

Edhe pse UÇK-ja po akuzohet padrejtësisht “për krime lufte”, kjo ushtri nuk mund të bëhet mburojë e Hashim Thaçit, as e Kadri Veselit apo e dikujt tjetër, për të bëmat e tyre të papranueshme, gjatë dhe pas luftës çlirimtare!

Më 24 qershor 2020 (ditë e mërkurë), pasi prokuroria e dhomave të specializuara bëri publike ngritjen e aktakuzës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shpesh po përmendet raporti i Dick Martit, për të famshmen “shtëpi e verdhë” dhe “dëshmitë” e shpikura rreth “trafikimit me organet njerëzore”! Këto çmendurina të Dick Martit as në filma horror nuk mund t’i shohësh!

Por, jo çdo ndalim apo ekzekutim gjatë luftës çlirimtare lidhet dhe ka të bëjë me këtë raport famëkeq!

Ta zëmë, ekzekutimi dhe zhdukja pa gjurmë e Behajdin Allaqit, njëri nga drejtuesit e LPRK-së (bashkë me Afrim Zhitinë dhe Fadil Vatën, 1988 – 1989), në gjysmën e qershorit 1998, s’ka të bëjë me ‘Shtëpinë  verdhë’,  as me ‘trafikim organesh’ të fantazuar në raportin e D.Martit!

DËSHMI KONKRETE!

Milaim Zeka disa herë në TV ka polemizuar me Ramiz Lladrovcin lidhur me vrasjen e Behajdin Allaqit, ku implikohet Hashim Thaçi!

MILAIM ZEKA AKUZON RAMIZ LLADROVCIN

***

Shikoni edhe këtu: Milaim Zeka thotë se Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi për vrasjen e Behajdin Allaqit, thotë se ka dëshmi…

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1599018170195857/

***

Albin Kurti: Zhdukja enigmatike e Behajdin Allaqit

***

Liburn Aliu: Behajdin Allaqi (pjesa 1)

***

Liburn Aliu: Behajdin Allaqi (pjesa 2)

***

NAIM MIFTARI: HASHIM THAҪI VRASËS I BEHAJDIN ALLAQIT! TA HETOI PROKURORIA!

***

Më 1 nëntor 2019, gjatë kohës kur prokuroria speciale kishte shtuar intervistimin me ushtarët e UҪK’së (dëshmitarë), kam shkruar:

KUSH KA VRARË PËR QËLLIME POLITIKE E ‘QËRIM HESAPESH’ – LE TË PËRGJIGJET!

Ftesat për intervistime nga prokuroria speciale në Hagë, kanë nxitur militantët e partive politike për emërtimin e kundërshtarëve në atdhetarë e tradhtarë! Është gabim, shumë gabim! Mos e lëndoni njëri tjetrin!

UҪK’ja si formacion ushtarak pa dyshim ka bërë luftë për çlirim nga pushtuesi serb, e jo luftë për qërim hesapesh (siç thuhet) me njerëzit e ngarkuar politikisht!

Tani shtrohet pyetja:

Gjykata speciale, për të cilën kanë votuar kuvendarët e Kosovës (edhe ata që po intervistohen nga prokuroria) dhe janë ndarë qindra milionë euro nga SHBA ‘ BE…, është ngritur për gjykimin e UҪK’së si formacion ushtarak e çlirimtar, apo për gjykimin e vrasjeve politike për qërim hesapesh nga avanturierët politik – gjatë dhe pas luftës?!

Nëse bëhet ky dallim, atëhere rezulton qartë se UҪK’ja si formacion ushtarak nuk ka bërë asnjë vrasje (krim) të kësaj natyre!

Kush ka vrarë, (duke e keqpërdorur pozitën komanduese në UҪK, siç ishte rasti me Behajdin Allaqin) për rivalitete hierarkike apo për qërime hesapesh politike, le të përgjigjet përpara drejtësisë!

Lexo këtu:

UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE TË PAPRANUESHME INDIVIDUALE, QË KANË NDODHUR GJATË DHE PAS LUFTËS NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215186807719938&id=1125324528

_________________

SHERADIN BERISHA: VIZIONI I BEHAJDIN ALLAQIT – PROGRAM POLITIKO-USHTARAK I LPRK’së, TETOR 1991 (DËSHMI ARKIVORE + VIDEO)

***

Në 57 vjetorin e lindjes, kërkojmë një varr për veprimtarin Behajdin Allaqi!

SHERADIN BERISHA: DËSHMI THEMELORE PËR ZHDUKJEN PA GJURMË TË VEPRIMTARIT BEHAJDIN ALLAQI (07.04.1963 – ?.?.1998)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216294437489990&id=1125324528

***

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217022714656464&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura