GJEKË GJONAJ: NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NË MAL TE ZI – SHQIPTARËT E ҪAKORDUAR!

Ulqin, 15. 09. 2016: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zit të parapara të mbahen me 16 tetor po afrohen. Veç kanë filluar të dorëzohen listat e para zgjedhore. Ndërkaq partitë shqiptare ende po zhvillojnë bisedimet përfundimtare për daljen në këto zgjedhje, në koalcione apo të vetme, me qëllim të prezentimit sa më dinjitoz të shqiptarëve në përbërjen e re të Kuvendit të Malit të Zi. Elektorati shqiptar në prag të këtyre zgjedhjeve priste bashkimin partiveshqiptare. Megjithatë kjo dëshirë dhe kjo kërkesë reale e trupit votues nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi, si edhe më herët, nuk po shkon mirë. Pothuaj të gjithë duan të jenë në krye të listës. Të gjithë duan të jenë të parët. Të gjithë e duan karrigen e deputetit. Dhe kur veprohet kështu jo vetëm e kaluara, por edhe logjika e shëndosh, tregon qartë se interest e popullit shqiptar në këtë shtet po lihen pas dore. Ç’është e vërteta të gjitha subjetet nacionale shqiptare deklarohen publikisht se janë të hapura për bisedime, duke e ftuar njëra-tjetrën në bashkim, e bashkimi nuk ndodhë. Në këtë lojë aktuale deri në mbyllje të këtij shkrimi janë zyrtarizuar dy grupime dhe është paralajmëruar i treti.

Grupimi i parë – përbëhet nga Partia Demokratike e kryesuar nga Fatmir Gjeka, Iniciativa Qytetare e kryesuar nga Vasel Sinishtaj, Lëvizja “Persepktiva” e kryesuar nga Amir Hollaj dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e kryesuar nga Mehmet Bardhi me përjashtim të tri degëve të kësaj parti: Malësi, Plavë-Guci e Rozhajë. Bartës i këtij grupimi, siç është bërë publike, do të jetë ish-kryetari i Komunës së Ulqinit dhe ish-ministri për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Gëzim Hajdinaga.
Koalicioni (grupimi) i dytë është arrituar në mes të Forcës së Re Demokratike -Forca dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Për dallim nga grupimi i parë ky i dyti ende nuk e ka bërë publike se kush do të jetë bartës i listës, megjithëse besohet me siguri se do të jetë deputeti aktual i Forcës, Genci Nimanbegu.
Nga ana tjetër deputeti aktual në Parlamentin e Malit të Zi Nikë Gjeloshaj, nga radhëte Alternativës Shqiptare kohë më parë ka paralajmëruar se subjekti i tij politik do të dalë vetëm në këto zgjedhje. Pa u deklaruar haptazi apo jashtë grupimeve të përmendura, kanë mbetur disa parti të vogla shqiptare.
E gjithë kjo që thamë, përfshirë përplasjet dhe sulmet mediatike brenda përmbrenda subjektit të parë nacional politik të shqiptarëve në Mal të Zi, fakton se shqiptarët edhe në prag të këtyre zgjedhjeve janë të çakorduar. Kjo situatë politike është në disfavor të komunitetit shqiptar dhe patjetër do të rrezikojë përfaqësiminautokton (të drejtë) të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura