PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: KUR QËLLIMI I KEQ SHOQËROHET ME PADIJEN LIND VEPRA MONSTRUM SI LIBRI I FEHMI PUSHKOLLIT ‘FERIZ ALIUKA’ (I)

 (Prishtinë, 14. 01. 2013) – De Rada do të na ngushëllonte: “Çdo vepër që nuk ka një diell të brendshëm, por synon vetëm të sjellë kënaqësi dhe të dëshmojë për një mendje të shkathtë e të aftë, duhet të vlerësohet si një vepër e zbrazët dhe e paarrirë!” Kam lexuar libra “historiografikë” me lëndë të hedhur si në “strajcë të maxhupes!”, por ky i Prof. dr. Fehmi Pushkollit ua kalon të gjithëve edhe për faktin se kjo është “vepër!?”, është e një njeriu me vokacion historian!?- mostër, kjo se si nuk duhet shkruar libri historiografik! Është një Autodafe për autorin F. Pushkolli.
Realisht, “Libri” ka 319 faqe (“mishmash!”): as historiografi, as etnografi, as arkeologji, as kulturologji, e as onomastikë, ndërsa për t’i sheshuar devijimet dhe lapsuset “kalemis” e “mentalis”, duhet të shkruhet një kritikë thënë kushtimisht po aq voluminoze!!!

Mr. Muhamet Pirraku, duke e lexuar kumtesën në

Simpoziumin për 100-Vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Meqë nuk e shoh të arsyeshme ta lodh lexuesin tim, do të ndalem vetëm në pak insinuata, gabime e keqinterpretime të Prof. dr. Fehmi Pushkollit, edhe për faktin se “vepra”!? e Pushkollit, nuk ka një sistemim metodologjik shkencor, nuk ka një kronologji historiografike e tematikë të pastër historiografike, që i duhet një monografie historike! Ndaj kjo më detyron të bëj “hope” nga faqja në faqe për problemet ku ndihem sovran si gjurmues e si historishkrues.
Fatkeqësisht “Libri” i Pushkollit, për mjerimin e historiografisë sonë është nisur me nijet të keq dhe ka përfunduar me porosi katastrofike për dijen historiografike shqiptare. Mjerisht, “monografinë” Fehmiu ia kushton ”100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, për të cilën Hasan Prishtina i gjakut të Veliqve të Palacit sakrifikoi pasjen përrallore, familjen dhe jetën, e vrau Mbreti Ahmet Zogu me dorën e zgjatur të Serbisë. E, o Fehmi!!, Hasan Prishtina nuk ishte i gjakut të Hasan Ahmet Aliukës që e kishte nofkën Llakiqi, një si “Çaush” me prejardhje nga Samadrexha e Përmalinës së Vushtrrisë, të cilin e vrau Azem Bejtë Galica. Një urti e popullit thotë: “Për atë që asht bektesh e merr vesh!!”
Këtu do të ndalesha, por për faktin se Pushkolli me ”Institutin e Historisë Bashkëkohore“ të tij!!?? ka disa dai që po i përdor si masha që sa e sa herë, por edhe për hir të lexuesit johistorian më duhet ta them fjalën e fundit për prejardhjen e gjakut të Hasan Prishtinës, edhe sot si nën robërinë serbo- sllave “dje”! Fatkeqësisht, si të ma kishte lënë Hasani amanet jetësor!!

Hasan Prishtina dhe autori i kësaj kritike. Këtë foto timen po e sjelli për një arsye të vetme: në bazë të ngjajshmërisë sime, veçantë me mustaqe me Hasan Prishtinën që ishin alibi për të më gjetur në një restorant të Vjenës Koloneli austriak Herbert Modestus Urban në fund të vitin 1979. Shih në internet: Prof. Dr Muhamet Pirraku “Si më gjeti i Hasan- koloneli austriak Herbrt Modestus Urban për të përbushur amanetin prindëror!” (Lexoni studimin këtu: https://pashtriku.org/index.php?kat=60&shkrimi=530 – Sh.B)

…………………………………………………

Të vazhdojmë me një konstatim moralizues: Nuk i ka hije një njeriut që e quan veten historian e autor e koautor i 70 librave (siç thotë Fehmi Pushkolli), që një familje që erdhi në Drenicë në shekullin e XIX-të lidhë me legjendat serbe të trilluara nga kisha ruse e serbe dy-tre shekuj pas ndodhjes së vitit 1389 (fq.12 etj). 
Pushkolli të parin e vëllazërive vendase të Palacit në periudhën paraislame ortodoks “Shënsavianë” e Aliukëve të ardhur si mysliman në shekullin e 19 e quan DODA!!?? (fq.13, 48-49 etj.).
E njoh mirë kujtesën e popullit të Palacit dhe me saktësi ekzakte konstatoj: Emri DODA, kur është fjala për vëllazëritë vendëse të fisit BERISHË, të cilët Pushkolli i gjen në periudhën paraislame, herë si katolikë e herë si ortodoksë, nuk qëndron.
Pushkolli e imagjinon emrin Mirosh për emër të Millosh Kopiliqit, të cilin, si në shkencën serbe të shekujve 18-20, e quan vrasës të Sulltan Muratit (fq.18 etj.). Shkenca shqiptare e ka thënë përfundimisht se ajo që është futur në historiografi si Kosovska Bitka ka qenë komplot i Sulltan Bajazitit me Vuk Brankoviqin.

Millosh Nikollë Kopiliqi (imagjinatë artistike)

Pushkolli e imagjinon edhe qëndrimin e Vukosavës (kinse gruaja e Miroshit (Milloshit – (M.P.), me fëmijët e me të vjehrrin Nikollën, të cilët “me ndihmën e Gjergji II Balsha shkuan në Raguzë”!!?? dhe kthimin e saj me fëmijët, pa të vjehrrin!? (fq. 18-19”. E pse ia humbe kufomën Nikollës drenicakut !!?? dhe etj.)!!??
O Puashkoll “medievisti”, ku shkruan se Millosh Kopiliqi pati fëmijë!? Dihet se i cili osmanist e botoi kronikën osmane dhe i cili historian e futi emrin e babës së Milloshit në historiografinë shqiptare. Por, askush nuk mund ta dijë nëse ishte në jetë Nikolla në kohën kur iu vra Milloshi në kampin e Sulltan Muratit. Pse po e përdor shkurtesën ETJ. Thënë qartë: Në librin e Pushkollit si në psikologjinë serbe çosiqiane përsëritën “faktet” me dhjetëra herë!!??
Është dallkaukllëk shkencor të thuhet se Nikolla me të renë, “Vukosavën” me fëmijët e Mirosh Kopilit shkoi në……. fq. 18-19 etj.).
Për hollësi shih në internet Prof. Dr. Muhamet Pirraku Emri i Millosh Nikollë Kopiliqit.
Ta vësh në lidhje ushtarake e politike Mirosh Kopiliqin me “shqiptarët e Bihorit (Novi Pazarit)”, për ta shpikur etimologjinë se si emërtimi “Kisha e Bahorit” vjen nga Bihori i Novi Pazarit, (fq. 19 etj.), nuk i thuhet shkencë!?
E në Kopiliq të Drenicës as që ka hidronim “bunari i Miroshit” (fq. 19 etj.). Nuk e di se si mund të quhet shpikja e emrit të gruas së Nikollë Kopiliqit të “Nanës së Miroshit” – Mirusha nga fshati Mirushë (Llapushës (fq. 919 etj.). Të konstatoj qartë, se kjo është çmenduri në dëm të shkencës shqiptare.
Vërtetë vetëm një historian që nuk e qet pushkën në faqe, mund ta konstrukton “ngatërron e dy “baxhanakëve” – Mirosh Kopiliq – Vuk Brankoviq për “Pallatet, buzë Likenit të Palacit”!? (fq. 919 etj.). Kjo Pushkollit iu desh për ta siguruar alibinë e toponimit Palac nga “pallat” i latinishtes (fq.18-47 etj.).
Nuk qëndron as konstatimi i Pushkollit se Beqir Aga i Vushtrrisë ishte “spahi” – pronar i Palacit (fq. 47 etj.). O Zot, Beqir Aga i Halit Gashit i shekullit të 19-20-të ishte spahi në shekullin e 17!!?? Kur Pushkolli i sjell Alukët në Palac (fq. 48 etj.)!!??
Tashti të ikim nga “Parathënia e Hyrja (fq.11- 24), përmbajtja e të cilave përsëritet në një duzinë faqesh!!??
Është plotësisht e saktë së vëllazëritë vendëse, Veliqët, Kocët e Kerollët, janë të rreshtuar në fisin Berishë, e për “shokë të gjakut e të fisit deri vonë i kanë mbajtur Berishët e Bernjakut të Kalashinit, të cilët e ruajtën fenë ortodokse dhe u bënë serbë. Aliukët nuk kanë pasur as një lidhje me Berishët e Bernjakut të Kalashinit. Në Drenicë nuk ka mbiemra me “aj”, pra as ka “Dodaj e as Aliukaj që i “ustahllon” Pushkolli!? E një herë e mirë, për gjithmonë duhet të harrohet insinuata pushkolliane se Aliukët janë të gjakut të Veliqëve, të Kocëve, e të Kerollëve autoktonë në Drenicë.
E di me saktësi se vëllazëria e Aliukëve të Palacit në vendlindjen stërgjyshore, ku u jetojnë kushërinjtë e gjakut, në Samadrexhë ka katër llagape (fise): Bashollë, Maloku, Bunjaku dhe Surdulli. Vëllazëria ALIUKU e Samadrexhës janë Bunjakë, kurse në Palac iu veshën fisit që e gjetën – BERISHËS.
Në Samadrexhë nuk flitet të ketë pasur pjesëtarë të fisit Berishë. Dhe o Pushkoll! Po çka të duhej për këtu: “Legjenda për krijimin e botës – Ademi Hava (fq. 56- 57). !!??
E, o duhet të jesh i dehur nga vetëmadhështia, ose i matufosur të shpikësh se: “Varri i Mirosh (Millosh) Kopiliqit është në fshatin Kopiliq “ (fq. 59). O njeri janë dy Kopiliqa, në cilin??!!
As qëndron konstatimi se gjatë konvertimit nga besimi i krishterë “në Drenicë banorët ruanin të dy besimet (krishterë-katolikë dhe islam)”!? (fq. 60-61 etj.). Pushkolli dhe ekipi i ekspertëve të tij duhet të mësojnë së në Drenicë feja paraislame ishte ortodoksia shënsaviane. Mu për fat historik “shkenca serbe” Drenicën e ka quajtur “Serpska Svetagora”.
Myderiz Hasan Palaci i vitit 1822 (fq. 63 etj.), në dokumentin që citohet nuk thuhet se ishte i fisit Berishë. E as Mulla Jashari ka pasur ”shumë miqësi me Hasan Prishtinën”!?
Ore Fehmi zeza, po a nuk të kujtohet kritika: “Për hir të së vërtetës historike harrojeni librin: “Hasan Prishtina. Ligjërimet e motrave” dhe filmin “dokumentar”: “Hajde vëlla, se edhe vorret gëzohen për ty”!
O Pushkoll Zeza, pse po u jep legjitimitet budallakive?, të tre vetave të cilët kurrë nuk kishin shkelë derën e Arkivit, as e kanë njohur kujtesën historike të Vendit, më sa edhe Ti.
Nuk flas “kërrk hamar!“, por me mbështetje në këta informatorë të shumë besueshëm:
– Salih Gjinofci (1908) më 16.IX.1975;
– Mulla Jashar Miftar Kabashi (1900) Palac – 29 prill 1977;
– Zukë Xani (1902) Palac – 29 prill 1977;
– Milazim Saqir Koca (1906) Palac – 29 prill 1977;
– Mulla Abdullah Arif Hoti (1903) Mitrovicë – 29 qershor 1977;
Zenel Fazli Hoti (1898) Palac – 29-30 qershor 1977,
– e në qindra të tjerë nga Drenica e Kosova, Musli Tahir Shala (1927) Kopiliq, 2 mars 1980.
Pas botimit të librit të Pushkollit, i kam prononcimet e “Informatorëve” të Pushkollit në Palac më 2011:
– Selim Kajtaz Kocit, (1935),
– Rifat Halit Veliut (1928),
– Ilaz Halit Veliut (1934),
– Zeqir Rexhep Veliut (1935),
– Muhedin Jashar Veliut (1953),
– Banush Rifat Veliut (1953),
– Vehbi Kocit, (1935), me të cilët Pushkolli mund të ballafaqohet në Gjyq për devijimin e informatave!!
I kam edhe prononcimet e:
– Ejup Jashar Veliut (1948 ),
– Abdullah Shaban Kocit (1938),
– Rifat Veliut (1928),
– Sejdi Rushit Kocit (1938),
– Ferat Bashollit mësues nga Samadrexha (1964),
– Man Veliun (1953) – drejtor i shkollës në Palac,
– Ibush Veliut (1927),
– Ilaz Veliut (1934),
– Idriz Pajazit Kocit (1923),
– Hamit Istref Kocit (1945),
– Muharrem Abdyl Hotit (1947),
– Hamdi Sadik Veliut (1936),
– Çun Ukë Veliut,
– Sadik Ajet Veliut,
– Nuradin Hasan Veliut,
– Mulla Ibrahim Muharrem Hotit (1945), etj etj…!
Me vlerë të madhe për gjenealogjinë e Hasan Prishtinës janë informatat dhe dokumentet nga vushtrriasët:
– Fahri Salih Buçinca (1911) Prishtinë, 22 dhjetor 2010, telefonat, më 10 nëntor 2012,
– Hakan Ismet Berisha (1930) Mitrovicë, 20 dhjetor 2011,
– Izet Pertef Badivu (1931), Prishtinë, 22 dhjetor 2010, 27 dhjetor 2010,
– Dilshat Shyqyri Bytyqi (1939, Prishtinë, 22 dhjetor 2010, 7 dhjetor 2012 telefonat, më 10 dhjetor 2012.
Në historiografi për personalitete, kronologjia e jetës së personave është e domosdoshme. Jo një personalitet i lindur në shekullin e XVIII-të , i cili i priu Revoltës së vitit 1822 e përmend pas hoxhallarëve e personaliteteve që bënë emër në shekullin e XX-të. Akrobacionet që bën Pushkolli për jetën e veprën e Myderriz Hasan Palacit, ua kalon edhe filmave për fëmijë të kanaleve “Ben Ben” dhe “Çufo” (shih për zbavitjet në fq. 64-65 etj.). Po kështu edhe me të dhënën për Varrin e katragjyshit të Hasan Prishtinës !!??
Ja teksti, nishani i varrit të Abdullah Veliqit: El-mehrum vel – magfur Abdull – llah bin Ali, ruhiçyn elfatiha, sene 1213” që i përgjigjet vitit 1798 (shih faqen e Veprës që e kritikon Pushkolli (fq. 16), është 1797 gabim shtypi. Këtë varr e zbulova dhe shënova me dorën time më 24 prill 1977:

Pushkolli, fatkeqësisht, sikur të mos ishte historian i merr konstatimet e Hasan Prishtinës për fshatin dhe kohën e shkuarjes në Vushtrri si diçka “biblike” (shih fq. 67 etj.).
Për prejardhjen dhe për gjenealogjinë e veprën e HASAN PRISHTINËS kam filluar të interesohem nga fundi i viteve 60 të shekullit të XX-të, në të gjithë arkivat shtetërorë të Jugosllavisë, të Vjenës, të Tiranës, të Manastirit e të Shkodrës. Në Arkivin Shtetëror të Kosovës, disa vjet isha referent për hulumtimin dhe publikimin e lëndës arkivore.
E kam shënuar kujtesën historike në Drenicë e në të gjitha viset e Kosovës, në Shkup, në Manastir, në Tiranë e në Shkodër, dhe si në burime, ashtu edhe në kujtesën historike, Hasan Prishtina thuhet se rrjedh nga Vëllazëria stërgjyshore VELIQI (sot VELIU) të Palacit .
Për Lexuesin tim më duhet të saktësojë: Në arkiva shënohet emri dhe profesioni i hulumtuesit të Fondit që e ka shfrytëzuar, ndaj e di me saktësi se cili hulumtues ka gjurmuar për Isa Boletinin, për Hasan Prishtinën, e për Lëvizjen Kaçake. Emrin e Fehmi Pushkollit nuk e kam hasur, madje as në terren, përpos më 2011, në Palac.
Të ecim më tutje.
I kam emrat e haxhilerëve të Drenicës të Kohës së Turqisë, por jo edhe të Haxhi ALI Berishës, Gjyshit të Hasan Prishtinës, për faktin se Ai haxhi u bë shumë kohë pasi ka shkuar në Vushtrri, e pasi iu kanë shkolluar fëmijët e pasi kanë arritur një mirëqenie ekonomike që kushtëzon haxhillëkun. Asokohe nuk mund të mëkëmbej një familje “brenda natës”, siç po e jetojmë sot. Shih në internet Prof. Dr. Muhamet Pirraku Gjenealogjija e Hasan Prishtinës.
Të shtojmë edhe këto fakte: Djali i madh i Haxhi Ali Veliqit, Mehmeti ishte haxhí me autoritet në vitet 70 (të shek.XIX) pati pushtet në Rrethin e Vushtrrisë. Ishte në miqësi me Ali pashë Dragën e Zia pashë Gjinollin me Sylejman pashë-Berishën- Prishtinën dhe ishte përfaqësues i Vushtrrisë në Komitetin Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i nënshkruar herë “Haxhiu”, herë Haxhi Mehmet. Ai la djalë me emër – Sylejman Agën (i cili më 1898 mori gradën “pashë”, vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore në Vushtrri).
Djali i Dytë i Haxhi Ali Veliqit, Mahmuti ishte bartës i realizimit të projektit të hekurudhës Mitrovicë-Shkup-Selanik, të përfunduar më 1873 (kur Mahmuti la djalë me emër Zejnullah bej Vuçitërnin, mbështetja kryesore e Hasan Prishtinës, lidhja e parë e Tij me vendlindjen.
Djali i tretë i Haxhi Ali Veliqit, Ahmeti, ishte ekonomist, dhe nga vitet 60 të shekullit XIX e gjejmë kontraktues dhe furnizues të garnizonit të Selanikut. Shtrohet edhe pyetja: këta burra, sikur të kishin lindur katundarë, drenicas, që mund të flisnin vetëm shqipen si të gjithë drenicasit, a do të mund të arrinin pozitat qytetare pushtetore ekonmike që i dëshmuam.
Ahmet Haxhi Ali Veliqi, deri tashti e dinim se nuk i pati dy djem Hasanin dhe Ymerin, porse në kujtesën vushtrriase flitet se i pati tre, pra edhe Jakupin.
Realisht, e dimë saktësisht së të bijtë e Haxhi Ali Veliqit – Berishës kishin miqësi e krushqi: me Mulla Haxhi Zekën (Pejë), me Ali pashë Dragën (Mitrovicë) me Zia pashë Gjinollin (Gjilan-Prishtinë), me Sylejman pashë-Berishën-Prishtinën, me të bijtë e Emin Agës (Sllatinë e Moravës së Epërme), me Begollët e Pejës, me Shaban Pashën e Shkupit.
O lexuesi imi mendjeesëll, me lejoni t’jua bëj edhe një pyetje: Sikur Haxhi Ali Veliqi, një katundar drenicas i pashkollë të kishte ardhur në Vushtrri në vitin 1871, a do të kishin mundur të bijtë e një katundari “knus në kerr” të shkolloheshin të pasuroheshin, të bënin emër dhe të lidhnin miqësi e bashkëveprim politik kombëtar me familjet bejlere e pashallarë më në zë të kohës dhe të vendosnin marrëdhënie të tilla me pushtetin e me Ushtrinë Osmane?!
Pushkolli shkruan se rreth vitit 1815 në Palac erdhën tri familje “magjup- vlleh” e më 1875 dy në Mikushnicë (fq.67-68). Këto të dhëna, si fakte të Tatomirit nuk ka nevojë të kontestohen, por kërkojnë një sqarim të domosdoshëm: “vllehtë e Arealit Ilir janë amallgam iliro-romanë dhe këso kohe me etnosin “Vllah” shënohej blegtori.
Këtu tashti më duhet t’i drejtohem Pushkollit: I kam prononcimet (reagimet) e “informatorëve” tuaj për përpjekjet e tua që Mangjollët e Mikushnicës t’i lidhësh me magjupët e vitit 1875!?
Ky zbulim pushkollian Hasan Prishtinën do ta nxirrte të gjakut rom të Indisë!!??
O Fehmi Pushkolli, pse po dezinformon lexuesin e kësaj shkarravine se Uka ishte i ati i gjyshit të Hasan Prishtinës!!?? E si mund ta thoni: nga Aliu është formuar “gjenealogjia Aliukaj dhe Veliaj” (origjinali Veliq M. P.) !!!???? (fq. 67 etj.). Aq më keq këtë konfuzion ia ngarkon në qafë kreut Aruq Selimit të Makërmalit, përmes informatës së nipit të tij, Salih Gjinofcit, më 10 tetor 1988!!?? Nuk besoj që Salih Gjinoci të ketë thënë ashtu, dëshmi i kam Informatat, që i mora unë në zyrën e tij në Teatrin Krahinor, më 16.IX.1975, vetëm nëse ka pësuar ndonjë goditje në tru!? Dhe a luhet edhe me kreun e Drenicës Veriore të kohës së Xhemajl Abrisë.
Nuk ka njeri që të më bind se Salih Gjinoci më ka rrejtur kur më ka thënë: “HASAN PRISHTINA është VELIQ, i Palacit, por i pari i tij në Vushtrri shkoi nga Mikushnica”. Kjo është e vërteta historike, ndaj shënimet nga Salih Gjinoci do t’i ruaj me gjithë respekti për Të!!
Pushkolli është nisur me nijet që Hasan Prishtinën t’ua falë apo tua shesë Aliukëve të Samadrexhës, pikërisht biznesmenit Mehmet Feriz Aliukës, ndaj Pushkolli kapet si i verbëri për laku në konstatimin e Hasan Prishtinës të vitit 1921 se “Gjyshi i em Haxhi Ali Berisha ka ardhë nga katundi Pollancë para 150 vjetve (fq. 67 etj.). Ta themi të vërtetën: Hasan Prishtina e ka pasqyruar kujtesën familjare se në Palac i kishte varret stërgjyshore islame e paraislame, kurse në Mikushnicë Ali Abdullahu ka qëndruar pak kohë dhe, sipas kujtesës së popullit në Mikusnicë Aliu nuk e la asnjë varr.
Pushkolli e ka ditur këtë të vërtetë nga informatorët e tij në Palac, më 2011, por e zezë dita, nuk ka ditur se si t’i hidhte Aliukët, gjak i Samadrexhës në Mikushnicë, edhe për faktin se mikushnicasit, nuk do t’ia pranonin motrat e Hasan Aliukë Llakiqit: Shehidën, Hajrijen e Havën për bija të gjakut të tyre!!??
Pushkoll historian zeza, a je i dehur apo je shushurdisur t’i pranosh budallallëqet e të tjerëve për të vërteta faktike, e po si mund të futet në historiografi një çmenduri mehmetkajtaziane-nusretpllaniane-zeqirgërrvalliane!!? Shih (fq. 68-69 etj.).
Kam argumente në librin që e kemi para vetes se F. Pushkolli e ka pasur kritikën time të vitit 2002, që duhet të konsiderohet si hyrje e kësaj kritike, por nuk e përmend se ia prishte pazarin!!!
O historian zeza! Zadja e Shallakëve të Dubofcit ishte nëna e Hasan Aliukës – Llakiqit që e qëroi Azem Bejta dhe nuk i dihet varri, e jo nëna e Hasan Prishtinës, që ishte vushtrriase Nexhibe Haxhi Sallahu.
Po a shkruhet kështu për Hasan Prishtinën EJ?!: “Nëna ka qenë shtatzënë dhe ai i shkruante nënës se nëse lind djalë emrin e ka Ukë si të gjyshit…..” !!??
O Pushkoll, autor i 70 librave ‘historike”!!?? Ku mbeti Uka, i vëllai i Hasan Prishtinës ??!! E pse harrove konstatimin tuaj: “Ahmeti kishte dy djem: Hasanin dhe Ymerin”!?
O Fehmi, e paç në qafë veten, por edhe mua që më shtine në këto felluta!? Shih gjerësisht: (fq. 68-69 etj.), por tashti po e kuptoj e po i jetojë më mirë se kurrë konstatimin e Atë Zef Pllumit: “Jeto për të dëshmuar!” si edhe konstatimin e një Urtaku: “E keqja mbizotëron, kur burrat e mirë dështojnë së vepruari !!??”
Por do të ishte e panjerëzishme nëse nuk e pranoj se Pushkolli ka të drejtë kur konstaton se: “Disa autorë e ngatërrojnë (Sylejman agën të birin e Mehmet Haxhi Ali Berishës të Vushtrrisë – M.P) me Sylejman Pashën e Prishtinës” (fq. 68, shënimi 66). Pushkolli e di grun të kuq se autor i këtij pështjellimi është doravet Muhamet Pirraku, por unë nuk mund ta di nëse Fehmiu e di se këtë amputim e kam korrigjuar më se njëherë. P.sh. shih në internet : Si dështova për ta ngritur shtatoren e Hasan Prishtinës në sheshin “Hasan Prishtina”.
Aty midis të tjerash është konstatimi: ”Sylejman Haxhi Mehmet – Haxhi Ali Berishës (i cili më 1898 arriti gradën “pashë”, por kurrë nuk është quajtur Prishtina”) etj.
Për hir të së vërtetës, kur e kam bërë këtë ngatërrim më 1988 dhe 1990, më mungonin rreth 10 mijë faqe shënime nga terreni (të konfiskuara nga Sigurimi Shtetëror me rastin e burgosjes, më 4 gusht 1981).
Një boshllëk të këtyre informatave për Hasan Prishtinën i kam përtërirë sapo u prish Jugosllavia e Titos e deri më sot. Të shtojë edhe këtë fakt: As sot nuk e di vitin se kur Sylejman Berisha i Llapit, është bërë Pashë i Prishtinës, edhe pse më se një herë kam shkruar për birin e Tij, martirin e kombit, Xhemajl beg Prishtinën e për të bijtë e tij të martirizuar Sylejman be Prishtina e Hysen be Prishtina. Mirëpo, nuk qëndron konstatimi i Pushkollit se: ”Sylejman pasha i Prishtinës e Sylejman aga i Vushtrrisë… nuk kishin marrëdhënie të mira…” (fq. 68) !!??
VIJON…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura