BEHXHET SH.SHALA: PLATFORMA E SERBISË DHE KURVAT E MONGOLISË!

(Prishtinë, 14. 01. 2013) – Çetnikët e Beogradit edhe kësaj radhe ofruan për Kosovën autonomi maksimale dhe në kuadër të kësaj autonomie status special për serbët e veriut dhe për të gjitha territoret në Kosovë ku jeton një serb i vetëm! Serbët diskutuan me orë të tëra në skupshtinën e Vidovdanit ndërsa ne jemi shumë më praktik.; vendimet e tilla i marrim pas kafes së mëngjesit me ndonjë “mik“ ndërkombëtar apo shegërt të tyre ndryshe mund të jetë edhe punëtor i administratës! Na ka marrë në qafë ikja e Dellit sepse punët shkonin shumë më shpejt. Edhe në marrjen e vendimeve politike edhe në fushën e tenderëve!
Po fitojmë, po fitojmë në veri
Përfundimisht jemi popull politik përkatësisht analfabetë në politikë. Politikanët tanë nuk janë të tillë sepse nuk janë pjesë e popullit apo më mirë të them janë mbi popullin! I udhëheqin institucionet shtetërore por me origjinë janë kinezë andaj nuk bëjnë pjesë në këtë popull që aq shumë po duron ndonëse aspak nuk po beson. As në bisedime e as atyre që po bisedojnë teknikisht dhe politikisht. As në rezultatin e bisedimeve për të cilat është vendosur para 36 muajve e tash “mamia” Eshton po asiston në lindjen e një krijese të hendikepuar dhe jofunksionale të quajtur Kosovë post ahtisariane. Në fakt Ahtisarin, ndonëse na ka masakruar juridikisht dhe funksionalisht vetëm ne shqiptarët po e duam. A mos ndoshta nuk po i shfaqim do tipare të mazohizmit duke e dhunuar veten me Ahtisarin në ndërkohë që askush nuk e pranon. As Serbia, as BE dhe besa as Mongolia! Mos të flasim më për Somalinë dhe shtetin paramilitar të Dodigut të quajtur Republika Serpska. Apo krijesa e çetnikut Emir Kusturica i cili po lobon për një “republika serbska“ në veri të Kosovës. Dikush mund të thotë se si është e mundur edhe boshnjak me origjinë myslimane edhe çetnik sikur Kusturica. Është e mundur sikur që dikur ishte Fazlliqi në krahinën e tij të Cazinit I cili luftonte kundër ushtrisë boshnjake dhe në anën e serbëve të Mlladiqit, Karaxhiqit dhe Milosheviqit. Ai e mori dënimin e merituar ndërsa edhe Kusturica do ta marrë ate që e meriton.

SHTOJCË E PASHTRIKUT:

KAH PO SHKON KOSOVA ME KËTË ‘ELITË POLITIKE’?!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=1061

………………………………………………………

I pafytrë dhe i pamoralshëm siç është moralisht është i papërgjegjshëm e cila nuk nënkupton pafajësinë para gjykatave. Ishim kureshtarë apo më mirë të them se ishin kureshtarë të painformuarit dhe shpërndarësit e mjegullës se çfarë përmbajtje do të ketë platforma apo rezoluta e Serbisë për zgjidhjen e çështjes serbe në Kosovë dhe asaj shqiptare në Serbi. Çetnikët e Beogradit edhe kësaj radhe ofruan për Kosovën autonomi maksimale dhe në kuadër të kësaj autonomie status special për serbët e veriut dhe për të gjitha territoret në Kosovë ku jeton një serb i vetëm! Serbët diskutuan me orë të tëra në skupshtinën e Vidovdanit ndërsa ne jemi shumë më praktik.; vendimet e tilla i marrim pas kafes së mëngjesit me ndonjë “mik“ ndërkombëtar apo shegërt të tyre ndryshe mund të jetë edhe punëtor i administratës! Na ka marrë në qafë ikja e Dellit sepse punët shkonin shumë më shpejt. Edhe në marrjen e vendimeve politike edhe në fushën e tenderëve! Platformën e Serbisë po e përqeshin analfabetët politik kosovarë, burokratët pragmatikë të BE-së dhe Ahmet Kalaveshi nga Muçibaba, person me kredibilitet dhe ndikim në vendimmarrjen globale! Së paku 60% të platforms serbe për Kosovën e kanë realizuar Marko Jakshiqi dhe Oliver Ivanoviqi në veri të Kosovës si dhe trajkoviqët dhe miletiqët në pjesët tjera të Kosovës. Edhe disa përqindje do t’i përkrahin vendet “mike“ evropiane dhe Daqiqi në shtart me Nikoliqin mund të flenë rehat. Këta tanët nuk e kanë atë problem sepse gjumi i tyre edhe ashtu varet nga EULEX-i. Ku do të flenë, në çfarë kushte dhe sa do të flenë! Definitivisht veriu nuk do të jetë sikur pjesët tjera të Kosovës. Po na mashtrojnë duke deklaruar se kufijt e jashtëm të Kosovës nuk mund të ndryshojnë në ndërkohë që brenda e kanë bërë punën lesh arapi. Por, për zonjën Eshton është me rëndësi që të vazhdojnë bisedimet Daqiq – Thaçi ndërsa Kosova mund edhe të bëhet shtet jofunksional. Nëse ne vet e shkërdhejmë shtetin pse kanë detyrim të tjerët ta ndërtojnë ate?! Qartazi Brukseli me heshtjen e vet po del në anën e Serbisë porn e jemi shumë më të forte. E kemi përkrahjen e Mongolisë, të Bangladeshit dhe Somalisë. Prandaj, futjani gjumit dhe flini rehat duke mos u brengosur për platformën e Serbisë sepse edhe ashtu teshat i kemi të prera. Na pëlqyen ato apo jo! Lapidari, përkrahja, dyfytyrësia dhe morali
Kryexhuxhi i policisë serbe dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daqiq është kërcënuar se deri më 17 janar do ta heq me dhunë, nëse nuk arrihet marrëveshja lapidarin e UÇPMB pavarësisht reagimeve të qytetarëve të Luginës të cilët ndonëse krejtësisht të përçarë midis vete e refuzuan heqjen e këtij lapidari. Serbia ka propozuar që ky lapidar të zhvendoset në oborrin e ndonjë xhamie apo në lokacionin e varrezave. Sikur që këta që i kanë emrat e skalitur në këtë lapidar të kishin humbur jetën gjatë shkuarjes në haxhë në Mekë apo në ndonjë aksident trafiku në Medinë në Abu Dabi! Çështja e lapidarit është bërë bombë mediale si dikur vendi mëiI rrezikshëm i Evropës në Kijevë! Lapidarin serbët edhe mund ta heqin pa bërë ndonjë zhurmë të madhe në kohën kur mbrojtësit e tyre do të jenë në një gjumë të thellë. Mbrojtësit jashtë Luginës edhe ashtu vetëm bëjnë delikt verbal kur deklarojnë se do t’i përkrahin shqiptarët e Luginës! Duket se shqiptarët , kudo që jetojnë faktorizohen vetëm kur e kanë stupcin në dorë ose kur qëndresën e tyre e bëjnë duke derdhur gjak. Edhe tash shqiptarët e Preshevës do të faktorizohen vetëm nëse tregohen të vendosur në mbrojtje të lapidarit përmes së cilit edhe mund të faktorizohen politikisht! Ndryshe, përfundimisht do të shkelen nga Serbia dhe hapësira e tyre jetësore do të tkurret duke ua pamundësuar ardhmërinë në këto troje. Është jashtëzakonisht fyes dhe injorues përdorimi i standardeve të dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare rreth lapidarit dhe lapidarëve. Lapidarin në Preshevë e konsiderojnë si çështje të brendshme të Serbisë dhe në këtë mënyrë faktikisht i lënë duart e lira Serbisë për intervenim edhe të dhunshëm në ndërkohë që “lapidarin“ në Gorazhdec me përmbajtje antishqiptare dhe raciste e konsiderojnë si çështje politike duke mos u lejuar qasje organeve të rendit të Kosovës ta konsiderojnë këtë si çështje të brendshme të Kosovës. Në këtë mënyrë e trajtojnë edhe flamurin e Serbisë në hyrje të ndërtesës së komunës në Shtërpcë, Graçanicë apo edhe kryqi i madh serb në mes të rrugës në veri. Apo barrikada mbi lumin Ibër që e ndanë dhunshëm Mitrovicën! Dhe tanët e luajnë rolin e peshkut! Nuk e hapin fare gojën. Ndoshta edhe bëjnë mirë! Ndërkombëtarët po bëhen të sinqertë vetëm kur po e humbin vendin e tyre të punës në Kosovë dhe vetëm atëherë po bëhen të sinqertë! Kur po bëjnë përpjekje të kthehen si biznismenë apo kur po ligjërojnë në fakultete të ndryshme. Atëherë kur po e humbin peshën politike! Rajnhardi tha se ndërkombëtarët e ndanë Mitrovicën. Këtë e pati thenë shumë më heret Halit Berani prandaj KFOR-i francez e mbajti disa ditë në fllad. Kështu pata thenë edhe unë prandaj në vend të fondeve më ofruan “përkrahjen“ e miqve ndërkombëtarë. Duke na futur në lista të personave të papërshtatshëm të kontrabanduesve të demokracisë perëndimore të cilët e zhvatën Kosovën materialisht dhe e dhunuan politikisht! Duke e legalizuar “çetën e profetëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar“ dhe duke i veshur ata me fuqi politike! Duke e shndërruar shoqërinë politike në “kurva të Mongolisë” që i blenë me një grusht para! Apo, duke i degraduar mediet elektronike dhe të shkruara nga Fuqia e Shtatë në Kolonë të Pestë! Mirëpo, do të bëhet mirë, në Tanzaninë e lirë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura