(Drenas, 03. 04. 2012) – Teksa po qëndroja në zyrë, erdhi një qytetarë tejet i mllefosur e i mbushur frymë, mu drejtua menjëherë me fjalët: Po ju VETËVENDOSJE!-a do të ma gjeni një punë, apo do të bëheni sikur këta të tjerët? Duke e kuptuar hallin e këtij qytetari, i kërkova të ulet fillimisht dhe të bisedonim shtruar. Gjeti mirëkuptimin dhe filluam të bënim muhabet. Natyrisht biseduam më shumë se një orë, por ajo që unë i thash në fund këtij qytetari hallegji, ishte se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka mentalitetin e mbrapsht sikur që kanë partitë politike dhe qeveria e Thaçit, që i gënjejnë qytetarët sidomos në kohë fushatash elektorale se do ju gjejmë punë, mirëpo, ne do të krijojmë mundësi për punë, jo vetëm për ty por edhe për të tjerët.
Mu kujtua ajo thënja që shpesh përdorët, “Të jeshë apo të mos jeshë”? Kjo mbase është pyetja që shumë përsona ua bëjnë vetes para se të nisen për të konkuruar diku për ndonjë vend pune. Pra, pyesin të bëhesh apo të mos bëhesh servil i pushtetit, dhe rrjedhimisht të bëhesh pjesë e punëve të liga e të këqia në mënyrë që të arrish deri të një vend pune.
_________________________________________________
Kjo mjerisht është që nga përfundimi i luftës dhe po vazhdonë të jetë kështu edhe sot e kësaj dite. Dikur kërkohej që për një vend pune në cilindo sektorë privat ose publik të ishe i shkolluar dhe i paisur me diplomë. Ndërsa tani, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me një dukuri negative, atë të diskriminimit mbi baza të bindjeve të tyre partiake e politike. Secili që lexonë gazeta dhe shfleton tek publikimet e shpalljeve dhe konkurseve të ndryshme ia mësynë t’i bëjë gati dokumentet e nevojshme dhe të drejtohet atje për të aplikuar për vendin e punës që kërkohet. Por, krejt çka “përfitonë” secili që konkuronë është humbja e kohës dhe shpenzimi edhe i disa eurove për të përgatitur e dorëzuar letrat e nevojshme që kërkohen në institucionin që ka shpallur konkursin.
Tashmë ka kaluar koha kur kërkoheshin njerëz të arsimuar e të kualifikuar për lëmi të ndryshme. Nuk merresh parasysh nëse je i diplomuar dhe mund ta zotërosh atë punë. Nuk ka lidhje nëse je profesionist në një fushë të caktuar e nuk punon. S’të bënë punë nëse je ish ushtarë i UÇK-së e as nëse je familijarë dëshmori apo invalid lufte. S’merresh dot parasysh nëse je intelektual ose ke aftësi të mira komunikimi. S’ka rëndësi nëse ke diplomuar madje edhe në dy fakultete. Me fjalë të tjera, sot, për ta gjetur një punë në Kosovë, qoftë në institucione publike shtetërore ose në ato private, nuk mjaftonë të jesh person i shkolluar, i respektuar e as i moralshëm e i drejtë.
Fatkeqësisht, sot, për të ardhur deri të vendi i punës, duhet me qenë vetëm servilë të pushtetit dhe asgjë më shumë. Të tjerat pastaj nuk janë pengesa as nëse je i pashkolluar, as nëse je i padiplomuar, as nëse je i paprofesionalizuar e as nëse je dyftyrësh politik e shoqërorë. Thjesht, nëse je miku i ministrit, kryetarit të komunës apo ndonjë drejtori të ndërmarrjeve më të mëdha do të punësohesh pa kriteret e duhura dhe pa problemin më të vogël. Këtë mentalitet të privimit të qytetarëve nga e drejta për të punuar nëse nuk je me pushtetin, e kanë krijuar partit politike “demokratike” që nuk janë aspak të tilla, por përkundrazi kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Nepotizmi si fenomen nuk është se ekziston vetëm në Kosovë, por se këtu është dukshëm më shumë se në cilindo vend të rajonit ose edhe më largë. Në përgjithësi, në institucionet politike qeveritare qëndrore dhe ato komunale, ky fenomen është i shprehur shumë dhe si rrjedhoj e kësaj, papunësia po rritet edhe më tepër, ndërsa në anën tjetër, përformanca e dobët e atyre që janë të punësuar pa kritere e pa profesionet e duhura, po na dëmtojnë përnga aspekti politik, ekonomik, social e që besa edhe në imazhin e keç që transmetojnë tek të tjerët.
Me fenomenin nepotizëm që stimulon familjarizmin, padituritë, dhe hajnitë e mëdha që po bëhen në mënyrë institucionale në nivelin qendrorë dhe atë komunal, si dhe me papunësinë që ka shkuar në afro 50 %, Kosova nuk mund të ecën përpara që të zhvillohet ekonomikisht, e as nuk do të ketë mirëqenje e të drejtë qytetare. Mjerisht, po jetojmë në kohë hajdutësh e maskarenjësh të klaneve partiake e bandave politike. Nga kjo po e pësojnë kush tjetër përveç se qytetarët e këtij vendi të pa përspektiv për të tashmën e me një ardhmeri të zymt. Kjo qeveri nuk e qanë kokën nëse qytetarët s’po kanë as bukë për të ngrënë, e nuk mërzitet nëse të sëmurët nuk kanë mundësi të shërohen e as të blejnë barëra. Shkurt e shqip, kjo qeveri e këto parti politike popullin e shohin vetëm atëherë kur ka zgjedhje, ndërsa për katër vite të tjera na e kthejnë shpinën dhe s’flasin dot me ne. E kur janë të tilla ne duhet t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë. Pra, të mos i shohim as në zgjedhje.
Kjo gjendje duhet të ndryshohet. Jemi lodhur tashmë dhe jemi ngopur me pallavra të qeveritarëve se një ditë do të bëhet mirë. Ne këndej poshtë që jemi, si popull nuk besojmë më në pallavra e sidomos nuk i besojmë një qeverie që aty është me vota të vjedhura. Andaj, s’kemi ku shkojmë më tutje. Tash do nisemi përpara, drejt juve!