NJË MESDITË NË SHËNGJIN  

NJË MESDITË NË SHËNGJIN  

Nga Elife Podvorica Jashari, Prishtinë 22. 06. 2022

I

…Jo, unë po mendoj që nr. 39 të bjen taman zonjë…, po mundohej të më bindte shitësi i patikave me kombësi rome.

“tu thaftë gjuha” i thashë me vete…unë pak e kam këmbën  e madhe, veç tash ta rrisë ate edhe për një numër më shumë…

– Po e shoh sipas këmbës që ky numër duhet të jetë i saktë për ju zonjë – insistonte më tutje ai, pa e kuptuar ç po bluaja në kokë.

– Ok, u dorëzova.

– Ulu këtu pranë nuses sime dhe provoje, më tha – kur më pa që po kërkoja një vend të përshtatshëm për të provuar patikat italiane.

– Oooo, Nuse i thua bashkëshortes ende?!! – ia ktheva unë tërë shaka, derisa po mendoja’kuku, ku do të ulem unë… në një shtrat të mbuluar me një batanije që zoti e di a është pastruar ndonjëherë”.

Por, u ula tërë mirësjellje pranë ”nuses“ së tij, e cila pufatke cigaren për shtatë palë qejfe. Përballë rrinte i ulur një çunë zeshkan plotë nur në fytyrën e tij. Ishte nipi i saj.

Domethënë ti nuse e dashur, je bërë edhe gjyshe, e pyeta unë.

Pooo, pohoi ajo tërë knaqësi. Jam gjyshe nga ana e gocës, kurse kam edhe katër djem që kanë dalë jashtë.

Ehhh, dyrbeti ofshajta unë, sa për të nxitur bisedën më tutje.

Epo, s’ke çka bësh… I ngriti ajo vetullat hark, duke shtërnguar cigaren midis buzëve të trasha. Të rinjtë tash po mendojnë ndryshe… nuk janë si ne, vazhdoi ajo tërë kënaqësi.

I mora patikat me nr. 39, dhe u përshëndeta me ta miqësisht. Më falenderuan përzemërsisht me shumë respekt. Kjo nënkuptonte jo vetëm për blerjen e patikave, por edhe për bisedën ulur bri më bri me nusen e tij.

U ndava shumë e lumtur nga gjesti im… por edhe për faktin që u bëra me patika. Kisha harruar në shtëpi komplet gjërat elementare që më nevojiteshin për në plazh, e qe disa ditë isha duke ecur me km., të tëra me ca shapka për faqe të zezë.

Kur u ktheva në shtëpi, hapa laptopin dhe u mundova të gjejë literaturë të saktë për origjinën e romëve. Nga krejt çfarë lexova, e kuptova se ata ishin një popull i shpërndarë nëpër tërë botën, mirpo në krejtë këtë davaritje të tyren, në asnjë shtet, nuk kishin të drejtat njerëzore më shumë se në Kosovë, ku ata kishin edhe përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Kosovës.

U ndjeva mirë për ta, sepse nuk e pranoj neglizhencën e popujve të civilizuar ndaj një qenie njerëzore, e cila siç duket kaherë ndër shekuj ishte përzënë nga vendi prej nga e kishin prejardhjen e tyre. Në mënyrë identike ka ndodhur edhe me Çamërinë shqiptare, për të cilën politikanëve tanë u bie në mend vetëm në kohën e zgjedhjeve të vendit.

Çudi, këto Konventat ndërkombëtare që organizohen herë pas here nga tollovitë e luftërave që bëhen, duket që çdo herë i shohin vetëm interesat e popujve të fortë për të cilët brengosen se si t’u plotësojnë apetitet e pangopura. Gjithnjë në llogari të popujëve më të pafuqishëm, ashtu siç ka ndodhur me shumë popuj, në mesin e të cilëve edhe populli rom. Kundër të cilit me një vrazhdësi deri në tendencën e çfarosjejs së tyre, kishin vepruar pothuaj të gjitha shtetet demokratike të Europës.

II

Sot, herët në mëngjes, rrugës për tek plazhi im i preferuar, u përshëndeta me një grua vendëse, e cila me shumë bujari e respekt filloi të kuvendonte me mua duke ecur përbri meje gjer tek vendi i mbeturinave ku ajo ishte nisur me dy qese të mëdha në dorë. Ajo që më bëri përshtypje, ishte se gruaja mblidhte edhe mbeturina që ishin hudhur në rrugicën e lagjes së saj dhe i fuste në qeset e saja të rënduara. E luta nëse donte t’i ndihmoja, por nuk pranoi. Mirëpo, mirësjellja ime e bëri që të fillonte bisedën me mua pa drojtje. U ankua se fëmijët i kishin dalur në diasporë… e mbijetesën e siguronin këtyre ditëve të verës. Nuk harroi pa përmendur që i kishte pesë dhoma plazhi për turistët, edhe pse e kuptoi që unë kisha shtëpinë time këtu.

Epo, kështu e paska jeta. Davaritemi për një kafshatë buke …ne dy prindërit këtej e çunat nëpër botë… thoshte ajo me shiqim drejtuar pikës së horizontit, sikur donte që atje tej të shihte djemtë e saj.

Unë i dhashë komplimente për shëndetin e saj fizik dhe për energjinë që t’i rehatonte turistët, përmes së cilëve ajo siguronte kafshatën e gojës për muajt tjerë të vitit.

III

E ndëra sot po vozisja autorrugës së kombit, malet gjigante që i rrinin kurorë mbi kokë, më mbushinin shpirtin me gëzim… Kisha ndjenjën që asnjë vend nuk është më interesant dhe më i bukur se Shqipëria Mëmë. Relievi i saj madhështorë, vërtetë që ishte fole e Shqiponjës, shqiponjës që në dejtë e gjakut tonë identifikon gjenet tona shqiptare.

Dhe jam e bindur se pavarsishtë ikjes së rinisë në mënyrë masovike jashtë folesë së tyre, një ditë do të kthehen edhe më të dashur, edhe më të ditur e më të pjekur, e këto vlera do të ia dhuronin këtyre maleve e shkrepave, bregdetit gjatosh dhe familjeve të tyre që I presin me padurim……

Dhe gjersa po i afrohesha vijës ndarëse të  dy shteteve shqiptare, doja të këndoja sot me zërin e jehonës së maleve të Gjeravicës, dhe të siguroja edhe gruan me qeset në dorë, edhe romen që rrufiste cigaren me afshë… edhe veten time, se një ditë do të bëhet e bukur Shqipëria, ashtu siç e kishte kënduar njëherë e një kohë Naim Frashëri, ashtu siç ishte munduar Sevasti Qiriazi për edukimin dhe arsimimin e të rinjëve. Ashtu siç kishin luftuar Isa Boletini e Hasan Prishtina, ashtu siç e kishte vajtuar mjerimin Migjeni, dhe shumë e shumë figura të shquara të Kombit tonë…

…Ashtu siç na e kishin lënë amanet Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Afrim Zhitia e shumë shok të tyre, të cilët sot gëzojnë nderin e përjetësisë si Dëshmorë të Kombit.

IV

Hyra në tokën e Kosovës, duke lënë prapa bregdetin dhe vargmalet e bukura shqiptare, të cilit këto ditë ia kishin mësyrë aq shumë turistë, të cilët po u gëzoheshin ditëve të bukura me diell…

Total
0
Shares
1 comments
  1. An ⲟutstanding share! I’ve juyst forwarded this onto
    a cⲟ-worker who had been doing a little
    researсh on this. And he in fact orddered me breakfast simply because I found іt for
    him… lol. So allow me to reword tһis….
    Thaznk YOU for the meal!! But yeаh, tyanx for spending time to discusѕ this subject here on your blog.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura