SHPREHIA E TË MENDUARIT POZITIV I HAP DYERT E SUKSESIT DHE TË LUMTURISË

Shprehia e të menduarit pozitiv i hap dyert e suksesit dhe të lumturisë

Nga Vlora Obertinca, Pashtriku 04. 10. 2022

Shoku ynë i pandashëm për 24 orë në ditë është mendimi. Me këtë shok të ngushtë jemi rritur, vazhdojmë të jetojmë dhe do të jemi bashkë deri në momentet e fundit të jetës. Pyetja është se çfarë shoku kemi krijuar gjatë jetës dhe a e kemi ndihmuar apo e kemi shkatërruar atë gjatë gjithë këtij procesi, që e quajmë jetë. Shoku ynë, mendimi, është shumë i dëgjueshëm dhe ne i ngarkojmë çdo gjë që dëshirojmë. Mendimi nuk është asgjë më shumë se një energji, të cilës ne i japim konotacion pozitiv, ose negativ, varësisht se ku gjendemi në rrugën e zhvillimit të të menduarit tonë. Duke e ngarkuar mendimin në baza të rregullta ditore, me mendime negative dhe të frikshme, ne do të krijojmë një armik nga shoku ynë dhe vështirë se do të mund ta kthejmë në një mik për një kohë të gjatë në të ardhmen.

Shprehia e të menduarit pozitiv i hap dyert e suksesit dhe të lumturisë në jetë dhe sa më shumë të zhytemi në mendime të bukura, aq më shumë qëllime pozitive realizojmë në jetën tonë, pa e ditur fare që në ndërdijen tonë kemi mbledhur informata apo mendime pozitive, që na e kanë lumturuar jetën aq sa s’bëhet më”.

***  

“Kur ne, brenda vehtes, ndiejmë dashuri për vehten tonë, këtë e nxjerrim jashtë dhe e përcjellim si mendim te të tjerët, pa folur fare, sepse mendimet tona vibrojnë dhe e prekin secilin prej nesh në rrjedhën e përbashkët të vetëdijes kolektive, ku takohemi të gjithë së bashku dhe e ndijejmë energjinë e njëri- tjetrit pa folur fare, sepse energjia ndihet si emocion dhe shprehet nëpërmjet gjuhës”.

***

“Çdo gjë në jetë ndodh për një arsye dhe çdo gjë është e orkestruar në mënyrë perfekte nga inteligjenca e pafund. Andaj, ne vetëm duhet të vallzojmë në hap me notat e muzikës që kjo inteligjencë i ka komponuar për ne, në rrugëtimin tonë dhe kryeveprën e saj të quajtur JETË”.

“Aty ku shkon mendja jonë, aty shkon energjia. Duhet krijuar mure mbrojtëse për energjinë tonë. Askush nuk meriton ti dhurohet energji e tepërt. Kjo sepse, secili nga ne është UNIK dhe ashtu duhet ta çmojmë vehten dhe mos të presim validitet nga të tjerët. Dhuroni aq vëmendje apo energji, sa dhurojnë të tjerët për ju. Duhet të ekzistojë balanci në mes dhënies dhe marrjes së energjisë. Çdo tejkalim krijon disbalanc në mirëqenien tonë“.

***

“Frekuenca e falënderimit, sikurse frekuenca e lutjes dhe e dashurisë, transmetojnë valë shëruese për pranuesin dhe dërguesin e informatës. Falënderimi i vazhdueshëm na bën që, si me shkop magjik, ta përjetojmë frekuencën më të lartë të vibrimit elektromagnetik njerëzor, që quhet Dashuri“.

***

“Lumturia jonë gjindet brenda nesh. Çdo lumturi nga jashtë është e përkohshme. Kur ne e duam vehten atëherë, edhe të tjerët do të na duan. Kjo sepse, jashtë ne jemi reflektim i vetëvehtes. Atë që e mendojmë brenda vehtes, ai mendim udhëton nëpër Univers dhe prap kthehet tek ne. Ne e krijojmë realitetin tonë me mendimet tona. Andaj, trajtojeni çdo ditë vehten me shumë dashuri, në mënyrë që ti jepni jetë lumturisë suaj të brendshme“.

***  

“Mendimet e fundit para gjumit ne i marrim me vete në gjumë, andaj, ne nuk dëshirojmë që në gjumë të marrim mendime të trishta, sepse në mëngjes do të zgjohemi me mendimet e fundit që i kemi pasur para se të na zërë gjumi. Kujdesuni që para gjumit të shkoni me mendime në një ngjarje, ku keni qenë me dikë që u’a ka lumturuar shpirtin dhe ashtu të lumtur le t’ju zë gjumi. Kjo sepse, duke qëndruar në mendime të dashura, ju i thërrisni vehtes t’ju vije dashuri e ngjajshme në jetën tuaj”.

***

“Çdo gjë që na rrethon është energji. Edhe trupi ynë, mendja jonë, madje edhe zëri ynë dhe fjalët tona janë energji. Të gjithë ne frekuentojmë në nivele të ndryshme energjetike.

Atë që shumë njerëz nuk e dinë është se, kur rrijm me njerëz në frekuenca të larta energjetike (me energji pozitive), ata na ndihmojnë nëpërmes fjalëve të tyre të ngritemi ngadalë në nivelin e tyre. Kjo sepse, energjia e fjalëve të tyre ka forcë shëruese. Këta njerëz quhen shërues shpirtëror apo edhe motivues.

Madje, kur lexojmë librat e tyre, është njësojë sikurse ti takojmë, sepse fjalët e shkruara transmetojnë energjinë e njejtë motivuese dhe shëruese. Andaj, kthejuni leximit motivues, sepse në ndërdije shëron. E kur ndërdija shërohet, vetëdija jonë lumturohet “

– Fragmente nga libri im “Vera e shpirtit “ – Vlora Obertinca

___________

*) Porosinë e librit online brenda Kosovës mund t’i bëni te Libraria Artini – Toena, ndërsa jashtë Kosovēs te Libraria Dukagjini:

https://dukagjinibooks.com/en

_________________________

PASAIONI ËSHTË GJUHA E SHPIRTIT 

Nga Vlora Obertinca

Total
0
Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura