NË DITËLINDJEN E 60-të TË MOTRËS

NË DITËLINDJEN E 60-të TË MOTRËS

Nga Elife Podvorica Jashari, Prishtinë 13. 11. 2022

Teksa po kalonim mbi asfaltin e rrugës gjarpërore që të shpinte për tek shtëpia e motrës sime, në peisazhin e ngjyrave të kuqrremta vjeshtore, më endeshin fije-fije kujtimet, që nga cepat e memories dilnin furishëm, si fërshfërima e gjetheve që ngriheshin sikur zogjë të trembur pas makinës, dhe mbushnin asfaltin me ngjyrat e tyre të ngrohta. Përpara në horizontin vjeshtor, motra më dilte e veshur me të gjitha ngjyrat e jetës.

Sot ajo po gëzonte ditëlindjen jubilare. Tik taku i viteve të saja kishte arritur në numrin 60. O Zot po shumë u bënë, po mendoja. Sot më dilte përpara ajo voglushja që mblidhte lule në lëndina dhe thurte krahoshin me to. Ne dy motrat tjera e kishim zili sa bukur i thurte. Ashtu siç kishte gërshetin e flokëve ngjyrë floriri, të cilën nëna ia thurte me dashurinë më të madhe. E vishte bukur me fustane që na i sillte babai nga Gjermania .

”Brigit Bardo”, (aktore e njohur franqeze e asaj kohe), i thoshte kushëriri ynë sa herë e takonte rrugës kur shkonte në shkollën e fshatit. Aty e priste mësuesi Shefqet dhe gjithë shokët e shoqet e klasës, të cilët e donin pa masë, sepse ishte një nxënëse shembullore.

Ndërsa mua sot, më shumë se këto peisazhe fëmijërore, më vinte në vesh zëri i bukur i saj, kur këndonte në skenë para publikut të fshatit, por edhe asaj në Qendrën e Kulturës në Podujevë. ”O moj shami kuqe, o moj shami bardhë… Shpeshëherë kur këndon vajza ime, më ngjanë me zërin e saj të bukur plotë ngjyrë e vokal të ngrohtë.

Nuk e di pse e patën ndaluar të këndonte. Isha e vogël atëherë dhe nuk e kuptoja pse ishte aq turp të këndonte një vajzë e moshës së saj. Atëherë ishte turp edhe të shkonte në shkollë vajza pas kryerjes së klasës së tetë. Por, për fat kjo gjë nuk pat ndodhur si me këndimin. Falë amanetit të shenjtë të gjyshit tim, që mbesat të shkolloheshin, mbaj në mend që babai u ngutë të ndërtonte shtëpinë në qytet vetëm e vetëm që asaj mos t’i ndërpitej rrjedha e shkollimit. Në qytet ajo binte në sy jo vetëm për sjelljen shembullore të saj dhe interesimin për shkollim, por edhe për bukurinë e saj.

Menjëherë zuri shoqe e shok me të cilët ajo ndante çdo gjë. Edhe dashurinë për atdheun, ashtu siç e mësonin në orën e gjuhës shqipe e të historisë. Këtë dashuri ajo me grupin e klasës, filluan t’a kthenin në një ideal, i cili nuk zgjati shumë e mori formën e protestave dhe demostratave të vitit 1981.

Motra ime kishte shkuar edhe nëpër mbledhje ilegale, aty ku dëgjoheshin dëshirat e zjarrta për Kosovën Republikë. Disa shok klase të saj, filluan edhe të futeshin nëpër burgjet famkqia sërbe në të cilat ata maltretoheshin brutalisht. Sa e brengosur dukej fytyra e saj e njomë atyre ditëve, kur policia vinte dhe i nxirrte nga klasa ata djemë njomak. Nëpër këso ngjarjesh përplotë qëndresë ndaj dhunës, motra ime arriti që të regjistronte edhe fakultetin e matematikës. Ishin ato vitet e rinisë së saj, ku zëri i atdhedashurisë ishte rritur dhe bërë jehonë e gjithë të rinjëve kosovar. Shpeshherë ëndërrat rinore, gjenin ritmin e tyre nëpër protesta të mëdha në të cilat thurej vetëm një dëshirë: ”Kosova Republikë”.

Erdhën vitet ’90-ta dhe motra ime krijoi familjen e saj me tre fëmijë që i rriste e përkujdesej për ta me dashurinë më të madhe. U bë edhe mësuese e matematikës ku me dashuri e kujdes  prej nëneje u përkujdes për gjithë ata breza nxënësish, edhe pse në kushte dhune nga ana e regjimit. Motra me të gjithë kolektivin e shkollës ”Zenel Hajdini”, punoi në ato vite (vitet ’90) pa pagë. Jo që ishte e pasur dhe skishte nevojë për lek, por masat e dhunshme sërbe, nuk u lejonin shqiptarëve shkollimin e as su jipnin pagat mësuesve shqiptar. Vitet rrëshqisnin me tempo të shpejtë, e në njërën nga ditët e dhunës dhe terrorit sërb, ate e gjeti duke e braktisur votrën dhe me tre fëmijët e saj e degdisi në Strugën shqiptare. Aty ajo gjeti ngrohtësinë e familjes shqiptare që po u bëhej zemra copë për bashkatdhetarët e tyre nga Kosova, e djegur në zjarrin e luftës vdekjeprurëse.

Edhe sot, nëpër drunjët e gjatë të pyllit që kalonim përbri, më përtheheshin kujtimet e asaj nate skëterrë e të gjatë sa një shekullë, kur ajo po ikte dhe unë nuk e dija se e kam motrën ende gjallë. A ishte trembur Gresa e vockël, apo Graniti ishte frikuar nga tytat e automatikëve të ushtrisë jugosllave.

Oh, zot. Nuk do ta harrojë përjetë, cingërrimën e tel të orës 6.55 të atij mëngjesi, kur motra më kishte thirrur nga telefoni i dikujtë dhe më kishte lajmëruar që shpëtuan shëndoshë e mirë dhe kaluan kufirin. ”Na kanë dhënë menjëherë qumësht dhe bukë për fëmijët këta shqiptarët këndej kufirit dhe mos u bengos ti tash”. Mundohej të më qetësonte me zërin e përzier frikë dhe gëzim.

Uauuu… Po erdhët a? Më nxori nga ankthi i atyre kujtimeve të tmerrshme ajo duke përplasur duartë nga knaqësia e befasisë që i kishim bërë. Teksa përqafoheshim me buqetën e luleve të freskëta, asaj i shndëriste fytyra e saj e kthjellët dhe e rinuar nga ajri i freskët I fshatit të saj, i cili rrethohej nga të gjitha anët me drunjë të dëndur pylli. Aroma e pishave të gjata të guduliste hundët edhe brënda në dhomën e ditës ku po uleshim ngadal. Pas pak minutash u dukë në derën e hyrjes edhe vajza e saj më e vogël, me torten në dorë. Kështu i kënduam të gjithë së bashku “Shumë urime për ty”. Këngën e ditëlindjes jubilare, i kishte kënduar herët në mëngjes mbesa e saj e dashur Maja nga Gjermania. Ajo tërë shend e verë i kishte kënduar gjyshes së saj në Kosovë. Kështu kishte bërë edhe djali saj Graniti dhe Gresa, e cila poashtu jeton e punon si arqitekte në Gjermani.

Pasi kryem vizitën të lumtur e të kënaqur për befasinë e këndshme që i bëmë sot, tek po kalonim përbri shkollës ku ajo jep mësim më shumë se tri dekada, patjetër që më ranë në sy drunjtë e mbjellur nga dora e motrës në njërën nga ditëlindjet e saj të shkuara. Nga kënaqësia që drunjtë kishin filluar të rriteshin shumë mirë, me puhizën e erës që i ledhatonte degët e njoma të tyre, se si fillova t’i mbaja iso zërit të saj që sot më vërdallisej ëmbël në tërë qenien time: “O moj shami kuqe, o moj shami zezë”….

U bëfshë 100 vjeç motra ime. Në jetën tënde arrite të bëhesh një intelektuale shumë e zonja, një mësuese e dinjitetshme me plotë përkushtim, një Nënë e dashur e tre fëmijëve që i rrite e i bëre tre intelektualë me fakultete të kryera. Një bashkëshorte e fisme, dhe një gjyshe e ëmbël, që me dashurinë më të madhe l këndon mbesës tënde ninullat më të bukura shqipe…

Motër i gëzofsh edhe 100 të tjera …

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura