PROCEVERBALET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912 (Dëshmi arkivore)

Në 110 vjetorin e Kuvendit të Vlorës

PROCEVERBALET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912 (Dëshmi arkivore)

Nga Sheradin Berisha

Dihet mirëfilli se më 28 nëntor 1912 në Kuvendin e parë të Vlorës u hodhën themelet e shtetit shqiptar, të Shqipërisë së “lirë e të mosvarme”, siç thuhet në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, dhe aty morën pjesë 42 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Në kreun e aktit të Shpalljes së Pavarësisë shkruan:  “Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912. Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari, Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Ky akt (vendim), në vazhdim ishte shkruar edhe në turqisht, pastaj është miratuar nga Kuvendi dhe në fund është nënshkruar nga 40 delegatët e këtij kuvendi (AQSH I RPSSH F.245. D.3. f.5) ndërsa dy delegatë (Aziz Efendiu dhe Ibrahim Efendiu), edhe pse ishin të pranishëm në punimet e Kuvendit nuk figurojnë firmat (nënshkrimet) e tyre në fund të këtij akti historik.

Akti historik i shpalljes së Pavarësisë është botuar fillimisht në gazetën “Perlindja e Shqipniës”, organ i Qeverisë së Vlorës, në kuadër të botimit të të gjitha proces-verbaleve (të shtatë mbledhjeve të kuvendit) në numrat 6-7•8•9-10•ll pra 6-11, janar-shkurt 1914 të kësaj gazete, që e drejtonte Dhimitër Beratti. (Numri i parë u nxorë në gusht 1913 ndërsa numri i fundit në mars 1914). Akti i pavarësisë është ribotuar edhe nga Lef Nosi në fletoret e tij me titull:”Dokumenta Historike” nr.1 (1924) dhe nr.12 (1925), dhe ky dokument gjindet në Arkivin Qëndror Shtetëror (Tiranë) në fondin 245, Dosja 3, faqe 5.

Dhimitër Beratti dhe Lef Nosi kanë qenë pjesëmarrës të Kuvendit qysh nga dita e parë dhe njëherazi dhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë.

Për këtë ngjarje madhore të historisë sonë kombëtare kanë shkruar edhe shumë studiues shqiptarë. Ndër ta do të veçonim librin monografik (me 416 faqe) të studiuesit Bardhosh Gaçe “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”, Toena 2002. Në këtë libër jepen procesverbalet e Kuvendit, jetëshkrimet e pjesëmarrësve si dhe kujtimet e shumë figurave të shquara të kohës.

Për Kuvendin historik të Vlorës, pjesëmarrësit dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë ka shkruar edhe arkeologu i njohur, Aleksandër Meksi (ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, gjatë viteve 1992 – 1997). Aleksandër Meksi në studimin: “Kuvendi i Vlorës, pjesëmarrësit në të dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë”, botuar në pashtriku.org, më 02.08.2012, aktin e pavarësisë e firmosën 40 delegatë.

Firmëtarët ishin:

1. Ismail Kemal Beu,

2. Ilias Be’ Vrioni,

3. Hajredin Be’ Cakrani,

4. Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka),

5. Dud (Jorgji) Karbunara,

6. Taq (Dhimitër) Tutulani,

7. Myfti Vehbi Efendiu (Agolli),

8. Abas Efendi (Çelkupa),

9. Mustafa Agai (Hanxhiu),

10. Dom Nikoll Kaçorri,

11. Shefqet Be’ Daiu,

12. Lef Nosi,

13. Qemal Beu (Karaosmani),

14. Midhat Be’ Frashëri,

15. Veli Efendiu (Harçi),

16. Elmas Efendiu (Boce),

17. Rexhep Beu (Mitrovica),

18. Bedri Beu (Pejani),

19. Salih Xhuka (Gjuka),

20. Abdi Be’Toptani,

21. Mustafa Asim Efendiu (Kruja),

22. Kemal Beu (Mullaj),

23. Ferid Be’ Vokopola,

24. Nebi Efendi Sefa(Lushja),

25. Zyhdi Beu (Ohri),

26. Dr. Myrtezai (Ali Struga),

27. Nuri Efendi Sojli,

28. Xhemal Beu (Deliallisi),

29. Ymer Beu (Deliallisi),

30. Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj),

31. Aristidh Ruci,

32. Kjazim Kokoshi,

33. Jani Minga,

34. Dhimitër Zografi,

35. Dhimitër Mborja (Emanuil),

36. Dhimitër Beratti,

37. Pandeli Cale,

38. Athanas Floqi,

39. Spiro Ilua,

40. Luis Gurakuqi.

41. Aziz Efendiu (Gjirokastra),

42. Ibrahim Efendiu (Ali Shahini)

(Dy delegatët e fundit ishin të pranishëm qysh më 28 nëntor 1912 në kuvend, por nuk firmosën aktin e shpalljes së Pavarësisë)

(…)

Lexoni më gjerësisht:

PROCEVERBALET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912 (Dëshmi arkivore)

———————————

SHTOJCЁ

Ndarja nga jeta e 40 nënshkruesve të aktit të pavarësisë

Sipas kronologjisë, nënshkruesit u ndanë nga kjo botë si më poshtë:

1-Veli Harxhi, vdiq në 28.8.1914 në Vlorë

2-Nikoll Kaçorri, vdiq më 29.5.1917 në Vjenë.

3-Jorgji Karbunara, vdiq më 19.11.1917 në Berat.

4-Murat Toptani, vdiq më 11.2.1918 në Tiranë.

5-Ismail Qemal Vlora, vdiq më 26.1.1919 në Itali.

6-Xhelal Koprencka, u vra më 21.10.1919 në Skrapar.

7-Pandeli Cale, vdiq më 5.8.1923 në Selanik.

8-Luigj Gurakuqi, u vra më 2.3.1925 në Bari, Itali.

9-Elmas Boçe, vdiq më 10.10.1925 në Lushnjë.

10-Salih Gjuka, vdiq më 25.10.1925 në Berat.

11-Abaz Çelkupa, vdiq në mars 1926 në Durrës.

12-Zyhdi Ohri, vdiq në vitin 1931 në Turqi.

13-Iliaz Vrioni, vdiq më 17.3.1932 në Paris.

14-Vehbi Dibra Agolli, vdiq më 24.3.1937 në Tiranë.

15-Dhimitër Tutulani, vdiq në vitin 1937 në Berat.

16-Myrteza Ali Struga, vdiq në vitin 1937 në Tiranë.

17-Hajredin Cakrani, vdiq në vitin 1940 në Cakran.

18-Nuri Sojliu, vdiq në vitin 1940 në Strugë.

19-Ymer Deliallisi, vdiq në vitin 1944 në Tiranë.

20-Abdi Toptani, vdiq në vitin 1942 në Tiranë.

21-Nebi Sefa, vdiq më  2.11.1942 në Lushnjë.

22-Xhemal Deliallisi, vdiq në vitin 1944 në Tiranë.

23-Dhimitër Mborja, vdiq në vitin 1945 në Bukuresht.

24-Dhimitër Zografi, vdiq në vitin 1945 në Bukuresht.

25-Thanas Floqi, vdiq më 8.2.1945 në Elbasan.

26-Lef Nosi, u pushkatua më 14.2.1946 në Tiranë.

27-Shefqet Daiu, u dënua dhe vdiq në burg në vitin 1946 në Elbasan.

28-Bedri Pejani, vdiq i paraburgosur i dënuar me vdekje, në Prizren më 6.7.1946.

29-Jani Minga, vdiq më 7.5.1947 në Vlorë.

30-Qazim Kokoshi, vdiq në vitin 1947 në hetuesi, në Vlorë.

31-Mit’hat Frashëri, vdiq më 3.10.1947 në Nju-Jork.

32-Qemal Karaosmani, vdiq më 5.8.1949 në Kavajë.

33-Aristidh Ruçi, vdiq në vitin 1950 në Vlorë

34-Spiridon Ilo, vdiq më 7.7.1950 në Korçë

35-Zihni Abaz Hamzaraj, vdiq 26.5.1959 në Tiranë.

36-Mustafa Kruja, vdiq më 27.12.1959 në Niagara Falls, SHBA.

37-Qemal Mullaj, vdiq në vitin 1966 në Tiranë.

38-Rexhep Mitrovica, vdiq më 21.5.1967 në Stamboll.

39-Ferit Vokopola, vdiq më 28.6.1969 në Durrës.

40-Dhimitër Berati, vdiq më 8.9.1970 në Romë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. Shqiperia eshte e rrezikuar nga elita feudale globale! Shqiperia nuk duhet te beje vaksinat qe jane helme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura