GJENOCIDI SERB NË PRAPASHTICË NDAJ POPULLATËS SHQIPTARE

GJENOCIDI SERB NË PRAPASHTICË NDAJ POPULLATËS SHQIPTARE

Prapashtica dhe masakrat ndaj popullatës shqiptare sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi

Prapashtica, gjashtë herë e djegur brenda shekullit XX, me rreth 1500 banorë të vrarë dhe të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe.

Nga Dr. Sc. Qazim Namani

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

[email protected]

Perandoria Osmane, në vitin 1839, me reformat e tanzimatit, e bëri identifikimin e popullit me religjionin. Pas ndarjes së popullatës në milete, ishin planifikuar projekte ,për asimilimin e popullit shqiptar, andaj nga P. Osmane u shtuan aksionet ushtarake, për përndjekjen dhe vrasjen e shqiptarëve, që nuk bindeshin për ta ndërruar, identitetin e tyre kulturor, fetar e gjuhësor.

Në vitin 1843, kurë porta e lartë, e proklamojë Hatisherifin e Gjylhanes, në trojet shqiptare, kjo nuk u prit mirë, nga popullata shqiptare, menjëherë filluan trazirat dhe popullata u ngrit në kryengritje.

Zemërimi i madh i shqiptarëve ishte shtuar, kur përveç shtimit të madh të taksës, regrutimit të dhunshëm në ushtrinë osmane, porta e lartë fillojë edhe zëvendësimin e feudalëve shqiptar, me funksionar osman, dhe shtimin e masave represive, për islamizimin e popullatës dhe osmanizmin e administratës.

Për shkak të këtyre masave, rezistenca e shqiptarëve erdhi duke u zgjeruar, dhe në fund të vitit 1843, ajo fillojë të përhapet në të gjitha trevat shqiptare. Në fillim të vitit 1844, kryengritjet shpërthyen në qytetin e Prishtinës, dhe me të shpejtë u zgjeruan, edhe në qytetet tjera shqiptare. Kryengritësit, pasi i bllokuan që të veprojnë forcat ushtarake osmane, arritën që ti çlirojnë disa qytete të Kosovës, dhe  Maqedonisë së sotme.

P. Osmane, për shuarjen e kryengritjes shqiptare, e kishte autorizuar Omer Pash Latasin, ai ishte një renegat ortodoks, i lindur në Ogulin të Kroacisë.

Duhet theksuar se popullata shqiptare e malësisë së Galabit, në veri-lindje të Prishtinës, e deri në afërsi të Leskovit e të Vrajës, i kishte përballuar me sukses, proceset e myslimanizmit të plotë, deri në ato vite.

Ushtria e rregullt e sulltanit, e dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh, ndaj kriptkatolikve shqiptar në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit te popullatës shqiptare.

Gjatë viteve 1843-1846, u shtuan masa të posaçme, ndaj shqiptarëve që paraqiteshin si mysliman të rrejshëm (kriptokatolik të fshehtë).

Masa të ashpra u zbatuan, sidomos ndaj popullatës kriptokatolike, të cilët i kundërshtuan këto reforma. Burgjet ishin mbushur me plotë shqiptar. Ata rriheshin çdo ditë me kamxhik, iu jepej pak ushqim dhe mbaheshin të lidhur me zinxhirë  burgje. Selim Pashai, i mllefosur ndaj kundërshtarëve të reformave, u tërbua nga qëndresa e të dënuarve, dhe urdhëroi që sa më shumë të shtohet dhuna, ndaj të pa bindurve.

Për dhunën që Selim Pasha e ushtronte ndaj shqiptarëve, kuptojmë nga ky burim: Gazeta e kohës: Ëellington Independent, Volume II, Issue 125, 23 December 1846, Page 4, sjellë të dhëna për dhunën, që e ushtronte Selim Pasha, gjatë vitit 1846, ndaj shqiptarëve të besimit katolik, në rrethinën e Gjilanit

Pas këtyre masave të ashpra, të ushtrisë osmane, pjesa dërmuese e popullatës shqiptare, u detyrua ta pranojë fenë islame.

Njëra ndër fshatrat që i dha fund myslimanizmit, ne atë periudhë ishte edhe fshati Prapashticë. Prapashtica dhe fshatrat tjera shqiptare, u detyruan që të braktisin faltoret e krishtera, për të filluar me aplikimin e riteve myslimane.

Në këto rrethana të vështira, shumë të rinj nga Prapashtica, u mobilizuan në ushtrinë osmane, shumica prej tyre nuk u kthyen në vendlindjen e tyre, atje mbetën të vrarë duke luftuar për interesa të P. osmane. Njëri ndër të vrarët në Plevle të Vogël, në luftë kundër forcave ruse, ishte edhe  Beka, gjyshi i  gjyshit tim (Q.N.). Popullata e fshatit ishte varfëruar, sepse të gjithë meshkujt, e aftë për të luftuar P. Osmane i kishte marrë nizam. P. Osmane tani në trevat shqiptare, i kishte filluar edhe reformat për tokën. Pas reformave të vitit 1856, e tërë toka e një fshati tani ishte në duart e Koxhabashit (Kryeplak i fshatrave të krishtera). Me qëllim që të mblidhen, sa më shumë lira (monedha ari), për ta financuar ushtrinë osmane, Koxhabashi e kishte të drejtën, që të ju shet fshatarëve tokën e fshatit, madje tokën e fshatit kishin të drejtë, që ta blejnë edhe fshatarët tjerë, jashtë fshatit të tyre.

Gjatë zbatimit  të reformave, fillojnë konfliktet, dhe vrasjet në mes bashkëfshatarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Konfliktet në mes të shqiptarëve mysliman, dhe atyre që ende nuk e kishin pranuar zyrtarisht islamizimin (Poturët), bëheshin për shkaqe pronësore, vjedhje të bagëtive, për martesat e ndërsjella, etj.

Kjo situatë i shkonte për shtati Perandorisë Osmane edhe Rusisë që e kishte shtuar ndikimin e saj në rajon, andaj nga kjo gjendje e rëndë shumë familje shqiptare u shuan tërësisht.

Në katër dekadat e fundit të shekullit XIX, edhe pse popullata shqiptare në Prapashticë u regjistrua me përkatësi fetare myslimane, feja me vështirësi zinte venë, në kulturën dhe mentalitetin, e një popullate autoktone shqiptare, që e kishte kundërshtuar reformën, plote pesë shekuj më parë. Fahati Prapashticë, dhe disa fshatra tjera për rreth, duke qene të besimit katolik të ritit perëndimor, disa shekuj më parë ishin bërë edhe fole, të qëndrimit të shumë klerikvë dhe meshtarëve shqiptarë mesjetar. Në këto fshatra qëndroi Pjetër Budi, për ta organizuar kuvendin në Herkulium (Prokupla e sotme), pastaj Andrea Mazreku i cili i vizitojë disa kisha katolike në këto anë etj. Pjetër Bogdani i cili qëndrojë në malësinë e Prishtinës, kur gjatë luftës Austro-Osmane, e mobilizojë popullatën shqiptare të këtyre anëve, për ta marrë në kontroll Prishtinën, gjatë luftës në mes Austrisë dhe P. Osmane në vitin 1690.

Në fshatin Prapashticë, ekzistonin më parë disa kisha. Në njërën ndër kishat më të mëdha të fshatit, e cila i kishte pasur edhe pronat e veta, ajo u ri adaptua, dhe u shndërrua në xhami të fshatit.

Në këtë objekt fshatarët i vazhduan kuvendet e tyre popullore, ashtu si i kishin mbajtur shekuj më parë në kishën e tyre.

Për kuvendet popullore dardane të fshatit Prapashticë, ka shkruar edhe Georg Von Hahn, i cili në vitin 1858, e viziton Prishtinën, ku merr të dhëna se në xhaminë e fshatit Prapashticë, i mbajnë kuvendet dardane 19 fshatra të Galabit të epërm.

Në prag të krizës lindore, Prapashtica dhe fshatrat për rreth saj, ishin në gjendje të vështirë ekonomike e sociale. Gjendjen e tyre ekonomike e kishte rënduar shumë, mobilizimi si dhe mbledhja e taksave për P. Osmane. Popullata shqiptare e kësaj ane, nuk ishin në gjendje, që të bëjnë ndonjë organizim, për të mbrojtur jetën dhe interesin e tyre kombëtar.

Në mes të shqiptarëve, tani ishte krijuar një konflikt ndërfetar, shumë shqiptarë të krishterë, duke mos u pajtuar më reformat e P. Osmane, kalonin në territorin e Serbisë autonome. Ata atje regjistroheshin si serbë, dhe bëheshin prestarë të kishës ortodokse serbe, ose shkonin me larg në shtete tjera.

Kisha Ortodokse Serbe, e cila ishte themeluar me ndihmën e Rusisë në vitin 1837 në Prizren, tani më i kishte futurë misionarët e saj, duke hapur edhe shkolla fetare në tërë Shqipërinë veriore. Misioni i tyre ishte, nxitja e urrejtjes së shqiptarëve të krishterë, ndaj shqiptarëve mysliman, si dhe asimilimi i tyre, që tani më kjo urrejtje, ishte shndërruar në një platformë pansllaviste. Përveç  misionarëve dhe klerikëve ortodokse, Rusia në trevat shqiptare kishte sjellë dhe mjaftë shumë klerikë mysliman, e të cilët kishin zënë vende në xhamit kryesore të qyteteve e fshatrave me popullatë shqiptare dhe luanin rol negativ për ta shpejtuar asimilimin apo shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

Rusia duke i shtuar misionarët e vet politik, ushtarak dhe fetar në viset shqiptare, përgatitej për mobilizimin e ortodoksëve të Gadishullit Ilirik, për ti shtyrë në luftë kundër P. Osmane.

Në këtë rast viktimë ishin prapë shqiptarët, të cilët në vitin 1878, pësuan gjenocid të pa parë nga ushtria greke dhe sllavo-ortodokse deri më tani, ndaj popullatës civile shqiptare.

Ushtria ruso-sllave e armatosur me armët më modern të kohës, u vërsulën kundër popullatës shqiptare të varfër, dhe të pa armatosur në rajonin e Krushecit, Aleksincit, Nishit, Kushumlisë, Prokuples, Leskocit, Vrajës dhe depërtuan në territorin e Kosovës së sotme. Gjatë kësaj lufte, me mijëra shqiptarë u masakruan, vendbanimet e tyre u dogjën, ndërsa ata që patën mundësi, u larguan në shtetet për rreth, të tjerët që mbetën në ato vise u serbizuan.

Për ta ndaluar këtë gjenocid, ndërhynë edhe fuqitë më të mëdha të kohës, duke e organizuar një kongres në Berlinë. Në këtë kongres, Serbia e fiton pavarësinë me territor dukshëm më të madh, pasi që me ndihmën e Rusisë, arriti që ti pushtojë shumë treva shqiptare. Sipas kufijve të caktuar, në bazë të marrëveshjes në Berlin, Malësia e Galabit, deri në ato vite, që ishte tërësisht e banuar me popullatë shqiptare, ndahet në mes të Serbisë dhe P. Osmane.

Prapashtica si fshatë, që shtrihet në pjesën qendrore të Galabit, mbeti në vijën kufitare, por brenda territorit të P. Osmane.

Për gjendjen e vështirë të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, që vinin nga ajo anë gjatë vitir 1878, thuhet se në disa fshatra të brezit kufitar, ishin bërë edhe takime me veprimtarë shqiptarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të marrë vendime të ndryshme, që të përballohet gjendja e vështirë e popullatës, me plagë në trup që arrinin nga ajo trevë shqiptare.

Shqiptarët e shpërngulur u ndihmuan nga veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si: Hysen Agë Gjilani, Hykë Kabashi nga Gjakova, Rrustem Gashi nga Prizreni. Veprimtarët shqiptarë të lidhjes, i kishin mbajtur disa tubime me shqiptarët e brezit kufitar në livadhet e Prapashticës, Merdare, Sfircë, Kitkë dhe pika tjera strategjike. Në këto tubime thuhet se u morën shumë masa për të përballuar gjendjen e krijuar, dhe një numër i madh i shqiptarëve të përndjekur u tërhoqën në qytete dhe fshatra tjera në thellësi të vendit. Veprimtarët e lidhjes e kundërshtonin, dërgimin e shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit, dhe kërkonin që të shpërngulurit të ktheheshin në Vilajetin e Kosovës, dhe tokat e tyre në Sanxhakun e Nishit.

Si në shumë fshatra tjera të brezit kufitar, edhe në Prapashticë u vendosën disa familje nga fshatrat shqiptare të Sanxhakut të Nishit.

Me që shqiptarët e ardhur nga Sanxhaku i Nishit, që u vendosën që të jetojnë në Prapashticë, ishin më të përkushtuar ndaj fesë islame, ata së bashku me fshatarët tjerë autokton vendosën që ta ndërtojnë xhaminë e re në fshatin Prapashticë. Në vitin 1892 e fillojnë ndërtimin e xhamisë së re, dhe imam i fshatit zgjidhet një shqiptar i ardhur, pak vite më parë në Prapashticë. Ky objekt fillojë të përdorët për lutje, por edhe për kuvende të ndryshme të fshatit.

Gjendja e popullatës shqiptare nën P. osmane, nuk u përmirësua edhe pas ardhjes në pushtet të Xhonturqve në vitin 1908. Shqiptarët e pa kënaqur, u ngritën në kryengritje, të cilat u zgjeruan dukshëm, gjatë viteve 1910-1911. P. Osmane e dërgojë ushtrinë për çarmatosjen e popullatës shqiptare. Duke e parë dobësimin e P. Osmane shtetet tjera të gadishullit, lidhen aleancën mes tyre për ta sulmuar P. Osmane. Në këtë aleancë nuk u përfshinë vetëm shqiptarët.

Regjimenti i tretë i ushtrisë serbe, që e përfshinte rrethin e Medvegjës komandohej nga tre komandantë, të cilët vepronin në anën veriore të  malit Lisica në Prapashticë, dhe kjo vijë kufitare më e afërta me Prishtinën quhej edhe “Zorra e Trashë”.

Qeveria serbe, forcat më të mëdha të ushtrisë, i kishte vendosur në fshatrat e Medvegjës. Sipas planit ushtarak serbë, synohej që përmes Prapashticës të hyhet më shpejt në Prishtinë.

Sulmet e njësitit të çetnikut Vojsllav Tanaskoviqit që vepronin në kufirin mes Kushumlisë dhe Podujevës, ju paraprinë sulmeve të ushtrisë së rregullt serbe, ndikuan që këto njësite prej Merdarës të hyjnë të parat në Prishtinë. Pas thyerjes së kufirit në Merdare, territoret shqiptare sulmohen nga të gjitha pozicionet serbe për gjatë kufirit. Shqiptarët sulmohen nga të gjitha anët, vriteshin kudo që haseshin, digjeshin fshatra të tëra. Ushtria e rregullt prej Medvegjës e sulmojë Prapashticën dhe Sfircën dhe depërtuan thellë në tokat shqiptare në drejtim të Shkupit. Në të dy këto pozicione shqiptarët nuk e kishin përkrahjen e ushtrisë turke. Shqiptarët edhe pse nuk kishin armatim të duhur, mbi baza vullnetare zhvilluan luftime të ashpra me ushtrinë serbe. Në Prapashtice digjet i tërë fshati, pasi vriten rreth 100 shqiptar, popullata një pjesë strehohet në male, ndërsa pjesa tjetër hyjnë në Prishtinë para se të hynte ushtria serbe prej kësaj ane.

Në prag të luftërave ballkanike, pas aksionit të çarmatosjes së popullatës shqiptare në Kosovë, nga ministri i luftës në qeverinë turke i cili vet i printe këtij operacioni ushtarak, popullata shqiptare në brezin kufitar me Serbinë nuk ndihej e sigurt. Banorët e brezit kufitar nuk kishin asnjë përkrahje, e vetmja mundësi për tu furnizuar me armë ishte blerja ilegale e armatimit nga tregtarët serbë. Disa tregtar shqiptar fillojnë të blejnë armë prej tregtarëve Serbë, natyrisht se tregtarët serbë ishin të lidhur ngushtë me ushtrinë serbe. Në këto rrethana duke mos pasur mundësi tjetër, Ibrahim Fana, Ibrahim Govori nga Prapashtica, dhe një shqiptar nga fshati Hajobillë, të dy këto fshatra në kufi me Serbinë, i blejnë 2000 pushkë prej tregtarëve serbë. Menjëherë pas hyrjes së ushtrisë serbe në këto fshatra, të tre këta shqiptar arrestohen, dhe ju kërkohen armët me regjistër ashtu si i kishin blerë. Me qenë se këta armët i kishin ndarë te vullnetarët shqiptar që e mbronin kufirin, që të tretë vriten dhe trupat e tyre hidhen në pusat e fshatit Surkish afër Podjevës. Ushtria serbe pasi hynë në Prapashticë, i vranë mbi 100 shqiptarë dhe e djegë në tërësi fshatin, në fshatrat e këtij brezi kufitar prej Merdarës e deri në Prapashticë, ushtria serbe i mbledhë 1800, djem dhe burra shqiptar. Të arrestuarit i ndanë në dy grupe. Në grupin e parë prej rreth 1000, ushtria serbe i dërgon në qytetin e Aleksincit, dhe të gjithë atje përnjëherë pushkatohen. Në mesin e të pushkatuarve mbetët rëndë i plagosur vetëm Imer Fana nga Prapashtica, i cili edhe ashtu i plagosur rëndë për pak ditë arrin te një familje shqiptare në fshatin Sfircë. Në Sfircë ai kishte treguar për shokët e pushkatuar, por nga plagët e rënda kishte vdekur atje pa e pasur mundësinë që ta sheh me sy edhe njëherë vendlindjen e tij. Grupi tjetër prej rreth 800 shqiptarësh, duke u dërguar për pushkatim në Serbi, ushtria serbe ndeshet me ushtarët bullgar, kështu që shqiptarët pasi përfundojnë në duart e bullgarëve lirohen, dhe kthehen të gjallë në familjet e tyre. Për këtë rast deri më tani nuk kam gjetur burime të shkruara, por këto ngjarje i kam shënuar nga rrëfimet e njerëzve të moshuar të kësaj ane, e sidomos nga gjyshi im i lindur në vitin 1909.

Se numri i shqiptarëve të vrarë ishte shumë i madh, gjatë ekspeditave ushtarake të ushtrisë serbe, të kryer andaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, dëshmojnë edhe burimet e kohës, kur Daily Telegraph për këto ngjarje njofton se gjatë hyrjes së ushtrisë serbe në Prishtinë ishin vrarë 5000 shqiptarë, por njofton edhe për 5000 shqiptarë tjerë të vrarë prej brezit kufitar e deri në Prishtinë. Po ashtu njoftime rrëqethëse  tregohen edhe për viset tjera shqiptare.

Për këto masakra të ushtrisë serbe ka shkruar edhe Neë York Times, më 31 dhjetor, të vitit 1912, njofton se ushtria serbe pasi i dogji të gjitha fshatrat, duke vrarë gra, pleq, fëmijë e mori Prishtinën më 22 tetor. Për këto krime, kemi edhe burime mjaftë të rëndësishme, nga gazetarët e shteteve perëndimore, që i përcillnin ngjarjet e asaj kohe nga terreni.

Hyrja e ushtrisë serbe, më 22 tetor në Prishtinë

Ushtarët serbë duke i torturuar shqiptarët në Prishtinë gjatë vitit 1913

Madje për këto krime kemi edhe të dhëna nga: Ditari i luftës së Kosta Novakoviqit,  i cili ishte oficer në ushtrinë serbe, pjesëmarrës në luftën e Merdarit, që ishte  botuar në Gazeta elektronike Beogradase “E-novine”, dëshmon për mizoritë e tmerrshme të trupave të çrregullta të çetnikëve  dhe të ushtrisë serbe. Ai i gjykon sjelljet e çetnikëve dhe ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve, duke e vlerësuar si turp për Serbinë dhe ushtrinë serbe.

Gjatë luftërave ballkanike, shumë shqiptarë u vranë dhe u dëbuan, shumë shtëpi u dogjën u konfiskuan prona, shkatërruan vlerat e artit dhe filloi procesi i asimilimit të dhunshëm me bekimin edhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Për asimilimin e popullatës shqiptare gjatë shekullit XIX, dhe pas luftërave ballkanike, tregojnë dokumentet, që ruhen në arkivin historik të qytetit të Beogradit. Rusia e mbështeste Serbinë me oficer, vullnetar, teknikë ushtarake dhe mallra. Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët.

Banorët shqiptarë që i shpëtuan kësaj ekspedite të ushtrisë serbe, u kthyen për të vazhduar prapë jetën në shtëpitë e tyre.

Në fshatin Prapashticë, ata banorë që u kthyen pas luftërave ballkanike, fshatin e gjetën tërësisht të djegur. Përveç objekteve të banimit ushtria serbe e kishte djegur edhe xhaminë e fshatit dhe i kishin marrë tërë bagëtinë dhe mjetet e punës. Banorët në ato kushte të vështira u mobilizuan për të ndërtuar ndonjë shtëpi të vogël, kryesisht më material rrethanor.

Lufta e Parë Botërore, banorët e Prapashticës i zuri të pa mbrojtur dhe të varfër. Ata kishin humbur gjithçka në luftërat ballkanike. Banorët kishin ngritur çatitë e tyre, sa për ti strehuar familjen. Ata nuk ishin të sigurt as në shtëpitë e tyre, sepse ballafaqoheshin me vrasje e plaçkitje të përditshme, nga grupet e organizuara të serbëve që vinin nga ana tjetër e kufirit.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, territorin e fshatit Prapashticë e shkeli edhe ushtria bullgare. Pranë kodrës së Lisinës, bullgarët u ndeshën me grupet serbe, që kishin hyrë nga Serbia, për të plaçkitur fshatrat shqiptare, brenda territorit të Kosovës së sotme. Ushtria bullgare i la të vrarë disa serbë të cilët i gjeti duke plaçkitur në Prapashticë. Pas këtij rasti, ndërhyri ushtria serbe dhe prapë e dogji fshatin. Ushtria serbe i vrau disa shqiptar, i arrestojë të gjithë meshkujt tjerë të  Prapashticës, dhe të lidhur i kishte quar në fshatin Medec.

Musa i Bekës, nga lagjja e Shushnicëve (nën lagje e Balajve), që jetonin në kufijtë e fshatit Marec, Krilevë e Gllogovicë, vendos që të hyjë në brendi të fshatit për të parë se çka ka ndodhur me familjet shqiptare. Po sa hynë kah mesi i fshatit e takon një bashkëfshatar nga lagjja e Cubajve, i cili i shqetësuar nuk dinte për fatin e familjes së tij dhe burrave të fshatit. Këta dy së bashku vendosin që të shkojnë në drejtim të ushtrisë serbe, kur pa prit mas e takojnë një serbë nga fshati Koliq, me të cilin njiheshin më parë, dhe e fliste gjuhën shqipe rrjedhshëm. Këta i luten shumë që përmes tij të takohen me komandantin e ushtrisë serbe. Serbi nga Koliqi ia mundësoi që këta dy shqiptar të takohen me komandantin serbë. Këta nga komandanti serbë kërkuan që të dinë më shumë për fatin e bashkëfshatarëve të tyre, duke u arsyetuar se shqiptarët, nuk janë fajtorë për vrasjen e serbëve në Prapashticë. Komandanti serbë e dinte mirë se serbët i kishte vrarë ushtria bullgare, por në këtë rast e kishte shfrytëzuar rastin që prapë ta djegë Prapashticën, dhe të kryej krime ndaj banorëve shqiptar. Këta dy shqiptarë kërkuan lirimin e banorëve, por komandanti serbe e kushtëzojë lirimin e tyre me 50 lira (monedha ari) turke. Musa i kishte pasur 40 lira turke në shtëpinë e tij,  por shtëpinë e kishte larg nga mesi i fshatit. Tani nuk dinte se ku do ti gjejë edhe 10 lirat tjera. Komandanti serbë ju jep afat prej 2 orësh që ti sjellin lirat, në mënyrë që të lirohen bashkëfshataret e tyre që ishin dërguar ne Medec. Komandanti serbë ua dha të dyve nga një letër në dorë, në rast se hasin në ndonjë rojë të ushtrisë serbe të ju tregojnë letrën.

Por sa u ndanë me komandantin serbë, ky nga lagjja e Cubajve i thotë Musës, se i kishte fshehur 13 lira nën një rrasë guri pranë shtëpisë së tij. Musa kur e vërejti se po i digjej shtëpi i tha , shko me kujdes merri ato lira, sa ti shpëtojmë fshatarët tanë, se nëse mbesim gjallë po ta jap besën se kam me i shitë disa kafshë, dhe kam me ti kthye prapë. Por sa e kthyen kokën andej e shihnin tymin dhe flakën që dilte nga shtëpia e tij, por ai me letër në dorë shkoj ti merr lirat e të takohen prapë me Musën ne fshat. Pas një ore të dytë ishin takuar, dhe tani i kishin siguruar lirat (monedha ari) që të ja japin komandantit serbë. Që të dytë shkuan te komandanti dhe ja dorëzuan lirat. Komandanti serbë urdhëroi serbin nga Koliqi,  këta të dytë dhe disa ushtarë serbë që të dalin e ti njoftojnë ushtrinë serbe në Medec, për ti liruar fshatarët shqiptar. Pas një ore fshatarët e Prapashticës u liruan dhe u kthyen në fshat. Porsa erdhën fshatarët në fshat, para se të liroheshin, komandanti i ushtrisë serbe i urdhëroi shqiptarët që të hapin varret dhe ti varrosin serbët e vrarë nga bullgarët në Prapashticë, Pas varrosjes së ushtarëve serbë, qytetarët e Prapashticës u liruan. Më vonë Musa i shiti disa kafshë, dhe ja ktheu lirat bashkëfshatarit të tij.

Në vitin 1916/17, banorët e Prapashticës ndiheshin pak më të liruar. Ata u mobilizuan dhe e ndërtuan xhaminë  e re, filluan të ndërtojnë shtëpitë  e tyre, ata menduan se Serbia nuk do të kthehej ma në tokat e tyre.

Pas Përfundimit të Luftës së Parë botërorë, Kosova prapë mbeti brenda kufijve të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene,  që u formua me 01. dhjetor 1918. Ushtria dhe xhandarmëria serbe, prapë filluan torturat dhe dhunën ndaj popullatës shqiptare.

Bazuar në kujtimet familjare, në vitin 1918 xhandarmëria serbe, kishte ardhur në Prapashticë. Në mesin e xhandarmërisë kishte pasur edhe disa shqiptarë. Por sa xhandarmëria kishte dalë në anën lindore të Kodrës së Madhe, atje ku jetonin lagjja Brahavitë e lagjes Canolli të Marecit, dhe lagjja e Shushnicve të Lagjës Balaj të Prapashticës, ju kishin bërë ftësë të gjithë meshkujve prej moshës 15 e deri në moshën 65 që të lajmërohen te Laku i Mehmetit. Të gjithëve ju kishin thënë që ta marrin nga një zhegër (shufër metalike me gjatësi mbi 50 cm, që përdorej për ta mbajtur qafën e kafshës brenda zgjedhës), në dorë e të shkojnë para xhandarmërisë serbe. Të gjithë ashtu vepruan, e morën nga një zhegër dhe shkuan para xhandarmërisë serbe.

Komandanti i xhandarmërisë serbe fillojë të ju tregojë për rendin e ri, dhe për detyrat e tyre, që të respektojnë çdo urdhër që ju vjen nga pushteti. Shqiptarët të gjithë qëndroni kokë ulur, dhe dëgjonin më vëmendje.

Për një çast komandanti i xhandarmërisë, për të shkaktuar frikë dhe nënshtrim të plotë ia merr Musës së Shushnicëve zhegrën prej dore, dhe e godet me te në krahët e tij. Më që Musa ishte më i moshuari nga të gjithë të pranishmit nga dhimbja lëshon një ofshamë prekëse. Djali i Musës, Dibrani 26 vjeçar, që ishte i pranishëm në atë tubim, nga ajo skenë e dhimbshme e humbë kontrollin dhe me të shpejtë e godet shqelm komandantin e xhandarmërisë serbe, duke e shtrirë në toke. Në këto rrethana fillon rrahja në mes të shqiptarëve dhe xhandarmërisë serbe. Në mesin e xhandarmërisë serbe kishte të mobilizuar edhe disa xhandar shqiptar. Xhandarët shqiptarë që ishin mobilizuar me uniformën serbe, ju kishin hyrë në mes, duke e luajtur rolin e ndërprerjes së përleshjeve. Xhandarët serbë tani e kishin kthyer vëmendjen kah Dibrani, por xhandarët shqiptar duke vepruar, për qetësimin e situatës luteshin që të falet Dibrani, dhe kjo ngjarje të përfundojë pa pasoja. Ngjarja përfundon pa ndonjë viktimë dhe pasoja më të mëdha, fal xhandarëve shqiptar që i kishin shoqëruar xhandarët serbë në këtë aksion.

Xhandarmëria serbe, kështu vepronte në të gjitha lagjet e banuara me shqiptarë në këto anë. Maltretimet e shqiptarëve të Prapashticës ishin të përditshme. Synimi i xhandarmërisë serbe ishte që territorin e këtij fshati strategjikë, ta pastrojë nga shqiptarët dhe këtë fshat, ta kolonizoj me popullatë sllave. Për ta realizuar këtë qëllim, ushtria e Mbretërisë Serbo-Kraato-Sllovene, e kishte hartuar projektin për një masakër ndaj popullatës shqiptare në disa fshatra, duke filluar që nga fshati Karaqë afër Vushtrrisë e deri në fshatin Prapashticë. Planet serbe ishin, që gjatë kohës së përcaktimit të kufijve me shtetin e ri shqiptar, ta shfrytëzoj rastin që të bëjë masakra ndaj popullatës civile, në disa fshatra në brezin e sotëm kufitar me Shqipërinë, si dhe në disa fshatra në brezin veri-lindor të Kosovës së sotme, duke filluar në Shalë, Llap e Gallap.  Ushtria serbe këto masakra donte që ti arsyetonte para faktorit ndërkombëtar, se është duke i luftuar pjesëtarët e lëvizjes kaçake shqiptare, e cila ishte zgjeruar dukshëm në Kosovën e sotme, por në fakt planifikonte që të  vriste popullatën shqiptare,  dhe të digjte çdo gjë nga ekonomia familjare e shqiptarëve, me qëllim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga ajo zonë.

Batalioni i Armatës së III serbe, që e komandonte Radovan Radovici, dhe xhandarmëria e komanduar nga Bozhidar Paunovici, më 06 janar 2021, i filluan vrasjet e popullatës shqiptare në fshatin Karaqë, Zagorje, të Vushtrrisë, pastaj vazhduan masakrat në Segashë, Popovë, Majacë, Bellopoje, Gërdocë, Tërnavë, Sharban, Koliqë, Keqekollë dhe Prapashticë. Vrasje të shqiptarëve gjatë kësaj ekspedite, janë bërë edhe në disa fshatrat tjera. Gjatë marshimit të kësaj ekspedite ushtarake, disa shqiptar u vranë edhe në Ballaban, Nishec, Orllan, Kalaticë etj. Në të gjitha këto fshatra u vranë shumë fëmijë dhe të moshuar, por masakra më e madhe gjatë atij viti, është bërë në fshatrat Keqekollë e Prapashticë.

Me 10 janar të vitit 1921, arriti në Keqekllë dhe Prapashticë. Me të arritur në Keqekollë e masakruan familjen e Mulla Ademit. Në Prapashticë ushtria serbe i fton të gjithë meshkujt e moshës mbi 15 vite që të shkojnë në një takim te xhamia e fshatit. Ata urdhërohen që secili fshatarë të sjellë më vete ndonjë bagëti të imët për të ju afruar ushqim ushtrisë serbe.

Kërkojë ndjesë, unë në këtë shkrim, po i përshkruaj në pika të shkurta, rrëfimet e familjarëve të mijë të ngushtë , duke e ditur se çdo familje e këtyre fshatrave ruan në kujtesë, përjetimet e familjarëve të tyre, e që shumë prej tyre,  e tejkalojnë dukshëm tragjedinë e familjarëve në familjen time. Sipas rrëfimeve të gjyshit tim Brahim Namani i lindur më (1909), baba i tij Namani, së bashku me Rexhepin, Ramën e Hazirit dhe Dibranin, kishin marrë pjesë në takimin e datës 10 janar me ushtrinë serbe.

Në takim ushtria serbe i kishte porositur që ata të cilët i kanë shtëpitë larg, të flenë te bashkëfshatarët e tyre, që i kanë shtëpitë më afër xhamisë, në mënyrë që të nesërmen me datën 11janar, të paraqitën me të filluar agu para ushtrisë serbe. Me që shtëpitë tona ishin larg nga xhamia e fshatit, ata prapë kishin vendosur që të kthehen te shtëpia, për të shkuar të nesërmen në mëngjes.

Të nesërmen në mëngjes vendosin që të shkojnë Namani me kushërinjtë  e tij Rexhepin dhe Ramën, të nesërmen Dibrani nuk kishte shkuar. Që të tretë e marrin nga një qengjë me veti, për të shkuar te xhamia e fshatit. Para se të shkojnë te xhamia, ishin takuar edhe me disa burra tjerë të lagjes së Balajve. Ushtria serbe gjatë mëngjesit të hershëm, i kishte kryer disa vrasje dhe masakra me bajoneta në shtëpitë afër xhamisë.  

Por sa fshatarët mblidhen te xhamia, urdhërohet që sipas lagjeve, ti ndajë fshatarët në katër grupe. Komandanti i ushtrisë serbe i kishte porositur ushtarët e tij, që posa të kërcet topi, të fillojnë menjëherë vrasjet e shqiptarëve. Pas kërcitjes së topit, fillon vrasja e burrave të fshatit, si dhe djegia e shtëpive dhe familjarëve të tyre.

Ishin shumë të pakët ata të cilët kishin pasur mundësi që të shpëtojnë të gjallë nga kjo ekspeditë. Lagjja e Balajve, ishte tubuar te lokaliteti i quajtur Baçaviat, dhe aty kishte filluar ekzekutimi i tyre. Në këtë lokalitet ishte vrarë baba i gjyshit tim Namani dhe Rexhepi, ndërsa Rama kishte arritur ti shpëtoj vrasjes. Atë ditë kishte pasur shumë borë, por Rama duke ecur nëpër ujin e një përroi, për të mos lënë gjurmë në borë, futet në disa rakita të dendura (lloj shkurre), duke qëndruar me këmbë në ujë. Disa herë ushtarët serbë, ju kishin afruar afër, por ky nuk kishte lëvizur. Siç kishte treguar më vonë nga të ftohtët, britmat dhe trishtimi disa herë i kishte shkuar mendja që të dal prej uji. Pas pak kur ndërpriten britmat e bashkëfshatarëve të tij, Rama me kujdes, fillon të lëvizë përroit të poshtë, dhe me vështirësi të mëdha, arrin deri të shtëpitë tona. Porsa arrin, ai tregon ngjarjen dhe vrasjen e Namanit, të cilin e kishte parë, kur e qëllon me armë dhe bajonetë ushtari serbë. Pas dy orëve kur qetësohet situata, dhe ushtria serbe fillon të tërhiqet, Musa me 4 apo 5 burra tjerë të lagjes së Balajve, arrijnë të dalin në vendin e ngjarjes, ku ishin vrarë burrat e kësaj lagjeje. Pasi i tubojnë të vrarët i bartin ngadalë, dhe i sjellin te lokaliteti i quajtur Rusolia. Në lagje i gjejnë disa vegla pune, dhe fillojnë që ti varrosin burrat e lagjes. Në mesin e të vrarëve nuk kishte qenë Rexhepi.

Në fillim kishin menduar, se mos vallë ka arritur ti shpëtoj kësaj tragjedia, dhe do të kthehet në shtëpi, por kjo nuk kishte ndodhur. Të nesërmen, dolën në kërkim të Rexhepit, por nuk arritën dot ta gjejnë kufomën e tij. Pas dy dite duke e vëzhguar terrenin duke ecur prej Baçaviasë, kodrës përpjetë, arrijnë lartë në kodër dhe e gjejnë Rexhepin të masakruar dhe të ngrirë ulur në borë. Sipas rrëfimeve Rexhepin e kishin gjetur ulur me dorën të ngritur lartë dhe të ngrirë, ndërsa ballin dhe kreshtën e kokës e kishte pasur të çarë, nga bajonetat e ushtarit serbë. Ashtu të ngrirë e kishin varrosur të Rusoliat. Rexhepi i ndjerë gjatë Luftës së Parë Botërore, fal një lire që ja kishin dhënë më veti familja, i kishte shporuar pushkatimit në Kërçovë, atje ku ushtria bullgare vrau shumë shqiptar nga Kosova.

Rexhepi pasi varroset te Baçavia, varri i tij sot nuk dihet ashtu si shumë familjarë të lagjes, që nuk dinë ti identifikojnë saktë varret e baballarëve të tyre. Gjyshi im Brahimi në atë kohë ishte 11 vjeçare, porsa ishte shkrirë bora në pranverën e atij viti, e kishte lutur axhën e tij Musën, që ta dërgojë te varret, për tu njoftuar se ku e ka të varrosur babën e tij. Prej asaj kohe, disa herë në vit shkonte dhe e vizitonte varrin e babës së tij Namanit, aty ai bënte lutje, e hiqte barin dhe varrin e rrethonte me gur të zgjedhur që i gjente. Vizitat e tij te varrezat e kësaj tragjedie vazhduan deri kah mesi i viteve 70-ta të shekullit XX.

Dëshira e madhe e gjyshit ishte, që ta zhvarrosë babën e tij, dhe ta sjellë në varrezat e familjes së ngushtë të lagjes. Këtë ja kishte shprehur disa herë babës tim Ilazit. Pa e ditur gjyshi im, një ditë baba im Ilazi e kishte porositur nga guri nga mermeri i bardhe me emrin dhe vitin e vrasjes së gjyshit të tij. Kur baba e sjellë gurin në shtëpi, gjyshi ishte gëzuar shumë, dhe kishte shkuar te Humdia i Sejdisë, fqinjë afër nga lagjja Canolli në Marec, që ta shoqëronte për nxjerrjen e eshtrave të babës së tij. Hamdiu e kishte shoqëruar dhe së bashku, e kishin sjellë skeletin e Namanit në varreza te reja.

Në fshatin Prapashticë ishin vrarë, djegur dhe masakruar më shumë se 1000 banorë, shumë familje të tëra ishin djegur, shumë të tjerë ishin zhdukur pa gjurmë dhe disa shpëtuan të plagosur. Për një kohë të gjatë duke mos lënë familjarë dhe duke mos pasur kush të përkujdeset për varrezat e të vrarëve, shumë pakë i dinë varrezat e familjarëve.

Nga disa familje shpëtuan, vetëm ata të cilët nuk kishin qene në familje natën kritike, pra ata që atë natë kishin qene për vizita të rastësishme të familjarët  e tyre në fshatrat tjera. Vlen të ceket se ndër familjet që pësuan tragjedi të madhe në këtë rast është edhe familja Çarkani. Latif Çarkani i cili kishte pasur fatin ti shpëtojë kësaj masakre, kur ishte kthyer në shtëpi i kishte gjetur familjarët e tij të masakruar. Ai kishte arritur që familjarët e tij ti varrosë te Xhehemët, dhe pasardhësit e kësaj familje vazhdimisht janë përkujdesur për varrezat e të parëve të tyre. Po ashtu disa dekada më parë me vet kontribut familjarë të familjes Çarkani, janë rregulluar varret e tyre, duke i shënuar me emër dhe mbiemër të gjitha anëtarët e familjes së tyre që u masakruan në Prapashticë.

Për masakrën e ushtrisë serbe në familjen Çarkani, shpesh herë i kam dëgjuar gjyshin dhe gjyshen time duke treguar.  Gjyshi dhe gjyshja ime e kishin pas një vajzë, e cila në moshën 16 vjeçare, ju kishte vdekur nga sëmundja e tuberkulozit në vitet 50-ta, të shekullit XX. Për këtë vajzë që të dytë ishin mërzitur shumë. Për vdekjen e kësaj vajze kishte dëgjuar edhe Latif Çarkani, dhe kishte ardhur për ti parë gjyshërit e mi. Në bisedë e sipër Latifi i thotë gjyshit tim Brahim po e shoh se shumë qenke mërzitur, por duhet ti përballoni dhimbjet. Latifi e kishte vazhduar rrëfimin për masakrën e Prapashticës, duke treguar se si i kishte gjetur anëtarët e familjes së tij, të masakruar nga ushtria serbe. Ai i kishte treguar, për një vajzë të po kësaj moshe, se kur ishte afruar pranë kufomave të masakruara, në oborrin e shtëpisë së tij, e kishte parë me sytë e tij, macen duke i ngrënë zorrët  e saj, dhe prej asaj ngjarje e kam shumë mërzi që ti shohë macat me sy kishte thënë Latifi. Rrëfimi kishte qenë aq prekës dhe shumë i dhimbshëm, sa që gjyshërit e mi shumë më lehtë e kishin përballuar vdekjen e vajzës së tyre nga tuberkulozi.

Ndër rastet prekëse për mbijetesë e banorëve të Prapashticës, pa dyshim se është foshnja e vogël Selim Salihu, i cili kishte mbetur gjallë në mes të borës dhe acarit të atij dimri. Sipas rrëfimeve, kur fillon masakra ndaj popullatës civile, e ëma e Selmit, me foshnjën e vogël në djep, dhe dy gra tjera të familjës së Veli Salihut nga lagjja e Govorve, dalin prej shtëpisë së tyre dhe tentojnë të largohen praj fshatit. Pa u larguar as 200m nga shtëpitë e tyre, ushtria serbe fillon që ti gjuaj me armë. Du gratë tjera vriten në vend ndërsa e ëma e Selimit, mbetet rëndë e plagosur. Ashtu e plagosur bie për toke pranë një shkëmbi gati të mbuluar me borë. Me dorën e saj e largon sa mundet borën nga shkëmbi, duke e rrotulluar djepin, me foshnjën e vogël, duke e vendosur “Kaptjellin” (Gjysmë rrethin, që përdorej për të përkundur foshnjat) e djepit në shkëmb, në mënyrë  që fytyra e foshnjës të mos ketë kontakt me borën. Pas pak çastesh edhe e ëma e selamit ndërron jetë. Selimi mbetet i vetëm në mes të borës.

Një ditë më vonë, disa serbë ë malazezë nga rajoni i Medvegjës e kishin kaluar kufirin dhe ishin futur në Prapashticë me qëllim që të plaçkitin dhe rrëmbejnë çdo gjë të vlefshme që mundë të gjënin. Serbët i kishin marrë me vete edhe disa gra.

Bazuar në rrëfimet që kanë dalë më vonë nga vetë serbët pjesëmarrës në këtë ekspeditë për të plaçkitur thuhet se por sa janë ofruar afër atyre kufomave e kanë dëgjuar vajin dhe klithmën e Selimit të vogël. Serbët e urdhërojnë njërin prej tyre dhe një grua serbe, që të ofrohet te foshnja dhe të shikojë se a është vajzë apo djalë. Serbin që shkojë te foshnja e kishin porositur që nëse është vajzë ta marrin foshnjën me vete, ndërsa nëse është djalë ta vrasin me një plumb. Gruaja serbe kur ofrohet dhe e shikon foshnjën në atë gjendje dhe tri gratë shqiptare të vrara pranë djepit, thotë se djalë qenka, Serbi e kthen pushkën dhe e shkrep një plumb jashtë djepit, por nuk e vranë Selimin sepse e sheh që edhe ashtu ai do të vdiste.

Pasi që kalon kjo ekspeditë e serbëve, pranë këtyre kufomave kalojnë disa kaçak shqiptar. Kaçakët hasin në kufoma dhe në djepin e mbështetur në gurë. Kaçakët e marrin djepin dhe zbresin në një shtëpi të braktisur në fshatin Keqekollë.

Porsa hyjnë në atë shtëpi, në mesin e shtëpisë e ndezin një zjarr. Kur e ndezin zjarrin e qesin një xhezve me ujë e sheqer që të ngrohet. Njëri nga kaçakët e merr xhezven dhe përmes gishtit të tij, fillon që ti lagë buzët e njoma të Selimit. Pas pak çastesh Selimi fillon të lëvizë gjuhën dhe buzët e tij, për të thithur sherbetin përmes gishtit të kaçakut, Selimi pasi ngrohet dhe e pinë sherbetin fillon të këndellet. Kaçakët fillojnë që ta zhveshin Selimin, por sipas rrëfimeve lëkura e njomë e tij në disa pjesë të trupit,  mbetej në veshjet e Selimit. Selimin pasi e ngrohin, e mbështjellin prapë me veshjen e tij, dhe e lënë të vetëm, pranë zjarrit në atë shtëpi.

Kaçakët pasi ë lënë foshnjën në atë gjendje dalin në fshatin Koliq, dhe tregojnë rastin. Në Koliq kishte qenë axha i Selamit, Veliu i cili niset me vrap për ta gjetur Selimin. Veliu e merr Selimin dhe e dërgon në fshatin Koliq. Në Koliq, Selimi qëndron rreth 3 muaj.

Nëna e Selimit dhe nëna e gjyshit tim Kada, kishin qenë motra nga familja Sijarine, Sahiti nga Dabisheci. Kur në këtë masakër e vrasin babën e gjyshit tim Namanin, Kada kishte qenë me barrë, dhe pas 3 muajve lind djalë. Djalin e vogël që lindë e pagëzojnë me emrin Naman. Një javë pas lindjes Kada, kërkon që të ja sjellin edhe Selimin e vogël, që ti rritë se bashku me Namanin. Selimin e vogël e sjellin në shtëpinë tonë,  dhe Kada i ushqen të dy foshnjat e vogla, deri sa Selimi fillon të ecë, ai prapë kthehet te axha i tij Veliu.

Nazim Gafurri, një personalitet i njohur shqiptar që jetonte në Prishtinë, në ato vite ishte zgjedhur përfaqësues i shqiptarëve të rrethit të Prishtinës, në parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Nazimi mbledhë informata nga terreni, shet një pjesë të pasurisë së tij, dhe shkon në Shkup, që përmes telegramit të njoftojë mjetet e informimit dhe institucionet qeveritare në Beograd, dhe Ligën e Kombeve. Për këtë tragjedi Nazimi e njoftojë edhe Komitetin për çlirimin e Kosovës. Të dhënat e grumbulluara nga terreni, për masakrat në fshatrat shqiptare, së pari u publikuan në gazetën “Hak”, të cilën e nxirrte Xhemjeti. Për këtë rast kanë shkruar edhe disa gazeta serbe dhe të huaja. Këto krime serbe ndaj shqiptarëve u përmenden edhe në disa parlamente të shteteve evropiane. Pas angazhimit të Nazim Gafurrit për ta ndërkombëtarizuar krimet serbe ndaj popullatës shqiptare, shërbimet serbe organizojnë shërbëtoret e tyre që Nazimi të ofendohet, të izolohet, anashkalohet. Shërbimet serbe i shtynin fëmijët që ta ofendojnë Nazimin edhe kur ecte rrugë, fëmijët e gjuanin me domate, vezë, gurë me të vetmin qëllim që Nazimi të reagoj ndaj tyre, në mënyrë që pushteti të merr masa ndaj tij. Serbët duke e parë Nazimin si njëri të rrezikshëm për pushtetin e tyre, si zakonisht e paguajnë një shqiptar që ta vrajë Nazim Gafurrin.

Siç shihet masakra e Prapashticës, është njëra ndër masakrat më të mëdha të planifikuara nga ushtria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ndaj një popullate të pa mbrojtur, ku vetëm për një ditë arriti të masakroje fëmije, gra e pleq vetëm se ishin shqiptarë.

Pas shfarosjes së popullatës shqiptare, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, i kolonizojë tokat e shqiptarëve me serbë e malazezë.

Kjo tragjedi i kishte përfshirë të gjitha fshatrat e Shalës, Llapi e Gallapi, edhe shume fshatra tjera nëpër të cilat nuk kalojë kjo ekspeditë ushtarake, humbën, humbën gjyshet, hallat, motrat e tyre, që më parë kishin qene të martuara në fshatrat e masakruar. Tërë këto fshatra i kaplojë një dhimbje, dhe në shenjë respekti për këto viktima,  për disa vite nuk u organizuan as dasma me muzikë në këto anë. Bazuar në rrëfimet e gjyshit tim, pas kësaj masakre dasma e parë me tupan është bërë në vitin 1927, në fshatin Krilevë. Në vitin 1927, në fshatin Krilevë martohej  Zenelit i Halili  . Për ta filluar dasmën, krerët e fshatit Krilevë, ishin tubuar dhe kishin vendosur, që para se ta fillojnë dasmën  me tupan, të marrin lejen e banorëve të fshatit Prapashticë. Disa burra të fshatit Krilevë, kishin ardhur në odën e Musën së Shushnicëve në fshatin Prapashticë, për ta biseduar këtë rast. Aty ishte zhvilluar një bisedë e këndshme miqësore, dhe Musa ju kishte dhënë premtimin, dhe kurajë, që ta bëjnë atë dasmë me tupan. Musa kishte thene se, këtë çështje do ta diskutojë edhe me Musë Govorin, dhe fshatarë tjerë të Prapashticës, dhe me bindje të plotë asnjëri prej neve nuk do të kundërshtojë këtë dasmë. Si zakonisht kjo çështje ishte diskutuar në Prapashticë, dhe të gjithë ishin pajtuar. Para se të fillojë dasma, prapë disa përfaqësues nga fshati Krilevë kishin dalë deri te Musa, për ti thënë se  ju Prapashtica, jeni të thirrur të gjithë që të na vini në dasmë. Ditën e dasmës, burrat nga Prapashtica, shkojnë në dasmën që e kishin organizuar te lokaliteti “Bara” në Krilevë. Krileva i nderojnë Prapashticën duke i ulur në rendin e parë. Kur mblidhen dasmorët dhe ulen, njëri nga e thirr Musën e Shushnicëve që si më i moshuari i kishte rënë që të ulet në krye të dasmorëve duke i thënë. O Musë, sot je i nderuar që ta hapësh dasmën tonë, se kemi nderin që ju Prapashtica po na nderoni në këtë dasmë. Musa e merr fjalën dhe e bënë për hair dasmën dhe e thirr Azizin e Misimit. O Aziz nise një këngë që ta fillojmë këtë dasmë. Azizi që kishte kënduar bukur, e këndon këngën e vrasjes së konsullit rusë në Mitrovicë. Me të mbaruar këngën Azizi, fillojnë të bien tupanët. Azizi i Misimit ishte një djal i ri nga Prapashtica, i cili kishte arritur ti shpëtoj masakrës, por i lënduar shumë rëndë. Si i plagosur ishte shëruar te Musa i Shushnicve, dhe e kishte respektuar shumë Musën. Pas gjitha atyre vuajtjeve, dhe mos perspektives për jetë, në fillim te viteve 30-ta ishte shpërngulur të jetoj në Turqi.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, popullata e Prapashticës jetoi si është më së keqi. Fshati përgjatë rrugës që qonte për në Prishtinë, ishte mbushur me kolonë. Tokat e shqiptarëve i morën kolonët. Disa shqiptarë që kishin mbetur gjallë ishin kthyer në tokat e tyre, dhe nuk hiqnin dorë nga pronësia, por filluan ta punojnë tokën e tyre. Në këto rrethana filluan konfliktet, në mes të kolonëve dhe fshatarëve të Prapashticës. Sidomos kundër kolonëve ishte shquar Veli Govori, i cili shpesh e kishte vënë jetën në rrezik, për ti mbrojtur tokat e të parëve të tij. Armiqësia me serbë nuk kishte të ndalur deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Pas kapitullimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, në Luftën e Dytë Botërore pa shkrepur as një plumb kundër forcave gjermane. Forcat e ushtrisë gjermane me 10 prill të vitit 1941, hyjnë në Prishtinë. Në këto rrethana popullata shqiptare ishte mobilizuar për tu mbrojtur nga ndonjë sulm i pa pritur, i grupeve të armatosura serbe. Po sa arrijnë njësitet e ushtrisë gjermane në Medvegjë, Radovan Shakici zhvillojë një bisedë me komandantin e njësitit ushtarak gjerman. Serbët e nxisin një njësit të ushtrisë gjermane që të hyjë në Prapashticë, duke ju thënë se atje është çerdhja e komunistëve, të cilët i kanë larguar edhe serbët, prej tokave të tyre në Prapashticë. Gjermanët të shoqëruar nga grupet e kolonëve serbë që e kishin lëshuar Prapashticën dhe ishin grumbulluar në Medvegjë e rrethinë, dalin te kufiri. Serbët për ta nxitur konfliktin e shqiptarëve me gjermanët, gjuajnë nga prapavija një shqiptar i cili kishte qenë duke lëvruar arën e tij në fshatin Dabishec. Me të dëgjuar krismat fshatarët e Prapashticës të cilët atë ditë të Premte kishin qëlluar te xhamia e fshatit, duke menduar se u sulmuan nga serbët, i marrin armët dhe i zënë pozicionet për mbrojtje të fshatit atje afër kufirit. Për ta mbrojtur kufirin shpejtë u mobilizuan edhe shqiptarë tjerë nga fshatrat për rreth Prapashticës.

 Luftimet u zhvilluan me datën 24 prill 1941 dhe zgjatën disa orë. Për herë të parë gjermanët pësuan humbje të mëdha duke i lënë rreth 20 ushtarak në këtë betejë, dhe disa tjerë që u tërhoqën të plagosur. Banorët e Prapashticës arritën që ti zënë rob dy ushtarë gjerman, dhe kur e kuptuan se luftën e kanë bërë me gjerman, të dy ushtarët i dorëzuan në komandën e ushtrisë gjermane në Prishtinë. Nga pala shqiptare kishte mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur.

Për ta sqaruar rastin para ushtrisë gjermane, kishte rrëfyer Xhafer Deva, duke e shpjeguar qarte skenarin serbë. Edhe pse  ushtria gjermane e kishte kuptuar rastin dhe mashtrimin nga pala serbe, ishte dhënë urdhri që të digjet i tërë fshati Prapashticë.  Me 3 maj të vitit 194, ushtria gjermane e ndërmori një fushatë ushtarake për ta sulmuar Prapashticën, dhe fshatrat për rreth. Në këtë aksion mbeten disa shqiptarë të vrarë dhe disa tjerë të zënë robër, por pjesa dërmuese e banorëve kishin arritur më parë që ta braktisin fshatin. Ushtria gjermane përdori arsenalin më modernë ushtarak e rrethojë Prapashticën dhe e dogji tërësisht, duke mos lënë asnjë lagje pa e djegur. Me bombardimin e Prapashticës, kjo ngjarje ishte hera e katërtë, që të digjet Prapashtica.

Pas kapitullimit të Bullgarisë, në shtator të vitit 1944, ushtria bullgare ishte detyruar nga ushtria ruse, që të hyjë në luftë kundër ushtrisë gjermane. Duke e parë fundin e luftës dhe humbjen, ushtria gjermane fillojë të tërhiqet prej Selanikut, dhe qyteteve tjera jugore të gadishullit. Për ti goditur gjermanët ushtria ruse e kishte urdhëruar ushtrinë bullgare, që të bllokojë rrugët për tërheqjen e ushtrisë gjermane në territorin e Kosovës së sotme. Ushtria shqiptare që komandohej edhe me disa ushtarak nga Shqipëria, ishin mobilizuar për ta mbrojtur kufirin. Në kufi ishte mobilizuar e tërë popullata shqiptare e Kosovës, e aftë për të gjuajt me armë. Tani në kufi ishte mobilizuar ushtria nacionale kombëtare shqiptare. Për herë të parë, shqiptarët në këtë betejë ishin furnizuar me armë dhe ndihmuar nga personeli ushtarak gjerman, për ta mbrojtur kufirin. Ushtria bullgare që në prapavijë e kishte ushtrinë ruse synonte, qe duke e sulmuar vijën kufitare në Prapashticë, të depërtojë sa më shpejtë në Prishtinë, për tu koncentruar në Fushën e Kosovës. Komanda e ushtrisë shqiptare në mbrojtje të kufirit, ishte vendosur në odën e Shabanit të Musës së Shushnicëve, ndërsa mbi shtëpitë e kësaj lagjeje në “Rrafshin e Kodrës”, ishte koncentruar pjesa më  e madhe  ushtrisë. Në odën e Shabanit qëndronte Kapiten Petri, Shyqeria dhe Demiri nga Shqipëria, ndërsa ushtarakët tjerë më të njohur të asaj periudhe nga Kosova, frekuentoni shpesh në Prapashticë.

Përveç Prapashticës mobilizimi i shqiptarëve ishte bërë edhe në pikat tjera strategjike, përgjatë kufirit veri-lindor të Kosovës. Që nga mesi i muajit tetor të vitit 1944, ushtria bullgare, dhe njësitet e ushtrisë serbe, i filluan sulmet ndaj ushtrisë shqiptare. Luftime të ashpra u zhvilluan sidomos në Prapashticë. Më datën 18 tetor, dy njësite të ushtrisë bullgare, u kthyen prapa pasi lanë shumë të vrarë në Prapashticë, nga forcat e mbrojtjes kombëtare shqiptare. Bullgarët pësuan humbje të mëdha në Prapashticë edhe me datën 23 dhe 25 tetor kur tentuan që të hyjnë në Kosovë. Ushtria bullgare tani pas humbjeve të mëdha e kishte humbur moralin për luftë. Me datën 29 tetor 1944, ushtria bullgare, prapë pësojë humbje të mëdha në njerëz dhe arsenal ushtarak në Prapashticë. Në këtë betejë gjyshi im i ndjerë tregonte si kishte arritur që ta kap një kali të ushtrisë bullgare, që kishte qenë i  ngarkuar me municion. Sipas rrëfimeve të tij, në këtë betejë, gjyshi im dhe një shqiptar nga Bajgora, i kishin zënë pozicionet te muri i shtëpisë së Nedelkut (kolon që ishte vendosur më parë në qendër të fshatit Prapashticë). Aty rreth nesh zhvilloheshin luftime të ashpra, mes ushtrisë bullgare dhe asaj shqiptare. Pushkët tona ishin ngrohur aq shumë, sa që edhe nuk gjuanin si duhet. Pa pritë mas pranë nesh vinte një kali i ngarkuar. Me shpejtësi dhe kujdes të madh, kam arritur që ta kapi atë kali për kërpeshi, dhe ta shti në shtëpinë e Nedelkut tregonte gjyshi. Kali kishte qene i ngarkuar me armë dhe municion. Ne i siguruam armët tjera, për të vazhduar luftën, dhe për pak qaste mbetëm vetëm ne të dytë. Pas pak kohe u dëgjuan duke thirrur fshatarët tanë, ne dolëm dhe u bashkuam me ta. Kur dolëm te Xhehemi, hymë në shtëpinë e Bulit të Brahimit. Atij i kujtohej se aty kishin qenë tre ushtarë shqiptarë të vrarë, që ishin bartur pas vrasjes në front. Gjyshi im atë kali e kishte marrë dhe dërguar në shtëpi. Pas disa viteve, gjyshi këtë kali e kishte shti në lamë për fshirjen e drithërave, dhe kur ishte afruar pranë këtij kali që të ja ndërrojë kahen e ecjes në lamë, kali pa pritë mas ja kishte këputur gjysmën e veshit. Gjushi ishte zemëruar në këtë kali, dhe pasi kishte dëgjuar se italianët janë duke i blerë kuajt në Leskocë, ky me një shqiptar tjetër, për dy ditë rrugë i kishin dërguar kuajt, dhe i kishin shitur në Leskoc.

Pas një rezistence disa javësh, ushtria bullgare e ndihmuar edhe nga njësitet e ushtrisë serb dhe oficer rusë arritën që ta thyejnë kufirin dhe të depërtojnë në drejtim të Prishtinës. Gjatë kësaj lufte, ushtria bullgare i dogji shumë shtëpi në fshatin Prapashticë dhe fshatrat tjera, po ashtu bëri krime edhe në popullatën civile duke vrarë të moshuar, fëmijë dhe dhunuar gra. Bazuar në rrëfimet e gjyshes time që për të shpëtuar nga ushtria bullgare ishin strehuar te familjarët e saj në Viti të fshatit Marec, ajo tregonte se kur u kthyem prapë në shtëpitë tona, ushtarët bullgar e kishin djegur, demoluar dhe plaçkitur shtëpinë. Sipas rrëfimeve të saj të gjitha kacat (tinarët) e djathit i kishin ndotur, madje edhe duke e kryer nevojën mbi djathë. Kjo ishte djegia e pestë e Prapashticës brenda pesë dekadave. Me 19 nëntor ushtria bullgare dhe serbe hynë në Prishtinë, dhe u hakmorën ndaj popullatës shqiptare, duke i pushkatuar afër 100 figurat më eminente të qytetit të Prishtinës.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë botërore e deri në vitin 1999, Prapashtica dhe banorët e këtij fshati, kishin kaluar nëpër vuajtje, burgosje, rrahje në aksionin e armëve, pak ri këndellje në vitet shtatëdhjeta, më pas diferencime, burgosje, vrasje dhe prapë djegie në luftën e fundit të shekullit XX.

Kontributi i banorëve të Prapashticës, për çlirimin e Kosovës ishte mjaftë i madh. Në fillim të viteve 90-ta, takimi i parë për formën e organizimit të rezistencës kombëtare ishte mbajtur në mullirin e Bajram Fanës në Prapashticë. Në këtë takim kishin marrë pjesë mjaftë figura të skenës politike shqiptare  të ditëve të sotme. Po ashtu pas fillimit të Luftës së UÇK-së, 1998/99, në muajin mars të vitit 1998, axha im Kajtaz Namani e ofron për shërbime ushtarake shtëpinë e tij në lagjen e Vreshtave në Prishtinë. Kontributin më të madh në këtë luftë e jep dëshmori i kombit Ismet Asllani, Komandant i Logjistikës së Brigadës 153 të UÇK-së. Kërkoj ndjesë për mos përmendjen e kontribuuesve tjerë në këtë luftë, e që pa dyshim janë të shumtë ata që gjatë viteve nëntëdhjeta shtëpitë e tyre i bën shkolla dhe strehuan familje që kishin ardhur në Prishtinë nga zonat e luftës . Me 18 prill ushtria serbe, me arsenalin më të rëndë ushtarak e fillon ofensivën kundër njësiteve të UÇK-së dhe popullatës civile në fshatin Prapashticë. Ushtria serbe e dogji fshatin dhe la të vrarë rreth 30 burra dhe gra të Prapashticës. Kjo datë shënon edhe djegien e gjashtë të Prapashticës nga ushtria serbe e bullgare gjatë shekullit XX.

Siç shihet Prapashtica, gjatë shekullit XX, është djegur gjashtë herë nga ushtria serbe, duke humbë me mijëra banorë, andaj konsiderohet të jetë vendbanimi më i dëmtuar gjatë shekullit XX.

Përfundim:

Të gjitha këto burime dhe dëshmi na bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një vendbanim shumë të rëndësishëm strategjik që lidhen me fatin tragjik të popullatës shqiptare gjatë shekullit XX, që domethënë se janë shfaqje e një fushate të gjerë të dhunës dhe krimeve serbe, kundër një popullate civile autoktone e të pa mbrojtur. Prandaj, në fund, mund të nxjerrim si konstatim, se i gjithë presion ushtarako-policor që e përdori Serbia, duke e djegur dhe kolonizuar Prapashticën, ky fshat mbetet një sfiduesi i të kaluarës, të tashmes dhe shpresë e të ardhmes dhe perspektivës historike të etnisë shqiptare, pasi që janë këto raste të rrallë sot edhe në historitë botërore, që një etni e vogël ka mundur ti përballoj gjithë ato vuajtje e gjenocid, dhe në fund prapë të mbetet vendbanim etnik i pastër vetëm me popullatë shqiptare.

________________

Literatura e konsultuar:

-Emin Pllana, Kosova dhe Reformat në Turqi, Prishtinë, 1978

-Sylejman Kylce, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004

-Alëksandër Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup, 1985

-Sadullah Brestovci, Marrëdhënjet Shqiptare Serbi Malazeze, 1830-1878

-Stefan Karastojanov, Kosova një Analizë Gjeopolitike, Shkup, 2007

-Hakif Bajrami, Si e Okupoi Serbia Kosovës më 1912, Prishtinë 2003

-Jacob Gould Schurman, Luftërat Ballkanike 1912 1913, Tiranë, 2006

-Dimitrije Tucovic, Serbia e Shqipëria, Prishtinë, 1975

-Xheladin Shala, Çështja Shqiptare dhe Diplomacia serbe 1912-1913

-Leo Freundlich, Golgota e Shqipnisë, Prishtinë, 2010

-Ramadan Ibrahimi,Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, 1921, Prishtinë, 2011

-Prapashtica, Monografi, Prishtinë 2008

-Liman Rushiti, Lëvizja Koçake në Kosovë 1918-1927, Prishtinë, 1981

-Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997

-Ramadan Ibrahimi, Mbrojtja Kombëtare në Rrethinën e Prishtinës, 1941-1948

-Mustaf Xhemajli, Hysen Terpeza, Prishtinë, 2004

-Mehmet Gjoshaj, Aksioni i Armëve në Kosovë, më 1955-1956

-[Extract from Johann Georg von Hahn, Reise von Belgrad nach Salonik, nebst vier Abhandlungen zur alten

  Geschichte des Moraëagebietes. Denkschrift der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften, phil.-hist. Classe,

   1, II. Abteilung (Vienna: Tendler, 1861, 2nd ed. 1868), p. 112-128. Translated from the German by Robert Elsie.]

http://www.zemrashqiptare.net/news/54029/qazim-namani-lufterat-ballkanike-dhe-pushtimi-i-trojeve-shqiptare-deri-ne-durres-nga-ushtria-serbe-gjate-vitit-1912.html,

https://pashtriku.org/raportimi-i-gazetarit-danez-nga-frontet-e-luftes-pushtuese-serbe-tetor-nentor-1912/,

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1040973245936275&set=a.156779874355621.32139.100000708279175&type=3

https://gazetalevizja.com/akademik-hakif-bajrami-me-rastin-e-njeqinde-100-vjetorit-te-mizorive-serbe-ne-tere-shqiperine-kontinentale-sidomos-ne-krahinen-e-llapit-e-te-gallapit-ne-janar-shkurt-1921/,

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura