LINÇIMI I PAKUPTIMTË I ALBIN KURTIT SI “DËSHMITARI NR.1 KUNDËR UÇK-së”!

E tmerrshme a?

LINÇIMI I PAKUPTIMTË I ALBIN KURTIT SI “DËSHMITARI NR.1 KUNDËR UÇK-së”!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 18.12.2022 – Pashtriku 16.01.2023

Albin Kurti mund të kritikohet e lavdërohet çdo ditë (nga pozitat partiake dhe jo vetëm) për punën dhe mospunën e kryer si kryeministër, por ai nuk mund të linçohet e shantazhohet lidhur me themelimin e gjykatës speciale!

***

Dje pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimit me 26 vjet burgim për Komandantin e UÇK-së,  Salih Mustafa (Cali) nga një trup gjykues në gjykatën speciale në Hagë, nëpër rrjetet sociale dhe në disa portale ka nisur një fushatë e pakuptimtë linçuese kundër Albin Kurtit me slloganin “ALBIN KURTI – DËSHMITARI NR.1 KUNDËR UÇK-së”, duke shpërndarë në mënyrë virale një citat të shkëputur me mjeshtri nga fjalimi i tij që ka mbajtur më 23 prill 2014, në Kuvendin e Kosovës për Gjykatën Speciale.

Në fakt Albin Kurti në fjalimin e tij ka argumentuar mirëfilli pse nuk duhet të votohet kjo gjykatë e veçantë speciale.

Me këtë rast Kuvendi aprovoi themelimin e gjykatës speciale me 82 vota pro, 22 kundër, dhe 2 abstenime. Sa më kujtohet në këtë seancë parlamentare u votua edhe për zgjatjen e mandatit për dy vjet të Misionit EULEX në Kosovë, ku 78 deputetë votuan pro, 18 kundër, ndërsa 2 abstenuan. Nejse…

Disa nga shpërndarësit e videos me moton “ALBIN KURTI – DËSHMITARI NR.1 KUNDËR UÇK-së”, tashmë i kanë larguar (shlyer) nga rrjetet e tyre sociale, por ende po qarkullon e njejta video me mbishkrimin: “Dëgjoni çka thotë Albin Kurti në 2014, që shqiptarët kanë bërë krime monstruoze”.

Me këtë rast sjellë këtë video fjalim të copëtuar, të publikuar nga YLBERE HOXHA, e cila me rastin e publikimit shkruan: “Ndegjone o popull ndegjojeni me kujdes!”

***

Ylbere Hoxha

Ndegjone o popull ndegjojeni me kujdes

Klikoni e shikoni këtu 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3498098267146170&id=100008380932601

***

Në këtë inçizim të shkëputur me mjeshtri Albin Kurti thotë: ” …serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë për nga sasia mund të thuhet që ka bë më shumë krime Serbia, ama Krimet më monstruoze i kanë në shqiptarët. Tek sa qeveritarët na thonë që e kemi të sigurt ardhmërinë në Bashkimin Evropian ne e kemi gjithnjë e më të pasigurt të kaluarën tonë. Dhe lufta në Kosovë tash më shumë, më tepër po kujtohet për bombardimet e NATO-s se sa për vuajtjet e shqiptarëve.”

***

Ndërkaq ky citim i shkëputur (pas një fjalimi të gjatë mbi 9 minuta) fillon:

“Pas kësaj gjykate të veçantë do të thuhet që, po serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë për nga sasia mund të thuhet që ka bë më shumë krime Serbia, ama Krimet më monstruoze i kanë në shqiptarët. Tek sa qeveritarët na thonë që e kemi të sigurt ardhmërinë në Bashkimin Evropian ne e kemi gjithnjë e më të pasigurt të kaluarën tonë. Dhe lufta në Kosovë tash më shumë, më tepër po kujtohet për bombardimet e NATO-s se sa për vuajtjet e shqiptarëve.”

Pra, siç duket në vido montim është hequr pjesa fillestare e fjalisë: “Pas kësaj gjykate të veçantë do të thuhet që, po…”, dhe pa këtë gjysëm fjali, del sikur Albin Kurti i ka minimizuar krimet serbe dhe gjoja “krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”!!!

E tmershme a?!

Albin Kurti mund të kritikohet e lavdërohet çdo ditë (nga pozitat partiake dhe jo vetëm) për punën dhe mospunën e kryer si kryeministër, por ai nuk mund të linçohet e shantazhohet lidhur me themelimin e gjykatës speciale!

***

Në vijim ju ftojë të shikoni e dëgjoni fjalimin e plotë të Albin Kurtit, të mbajtur më 23 prill 2014 në Kuvendin e Kosovës, lidhur meGjykatën Speciale:

Fjalimi i Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, më 23 prill 2014

______________

VUÇIQI PRETENDON RIKTHIMIN E PËRHERSHËM TË SERBISË NË KOSOVË PËRMES ZAJEDNICËS!

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, LINQIMI I PAKUPTIMTË ALBIN KURTIT SI “DËSHMITAR NR. 1 KUNDËR UÇK-SË”!? EU, ALBIN KURTI SI ZËDHËNËS I UÇK-SË ME BACË ADEM DEMAÇIN MU NË
    QENDËR TË PRISHTINËS, ËSHTË ARRESTUAR DHE DËNUAR ME 15 VITE BURG TË
    RENDË; O, ALBIN KURTI E KA PROVUAR PYKËN E DELI DRAMËS A, TERË ATA PËR
    HATA, QË ME GABIMET E VETA N’UDHËHEQJE, KANË PËSUAR JO VETËM ATA OR
    PËR HATA; POR, HUMBI DHE SHKRUMBI EDHE LUFTA ÇLIRIMTARE UÇK-SË HEJ,
    DUKE DËMTUAR EDHE LIRINË, PAVARËSINË, GJAKUN O PRAGUN, DEMOKRACINË
    EDHE TERË FLIJIMIN DHE KRIJIMIN, FITOREN MË MERITOREN E HYELEGJENDËS
    QË PËRGJEGJA NGA I ZOTI I ATDHEUT, GJERGJ KASTRIORTI SKENDERBEUT OH,
    AH, DASHKA-BASHKA ME ADEM KRYLEGJENDARIN QË PO NA THËRRET DHE NA
    BËRTET NDËRGJEGJJA NGA GRANDEMA: GJERGJA MË ADEMA O, GJERGJA MË
    ADEMA; HEJ, GJERGJA MË ADEMA!. TË FALA REFUGJATË LUFTË NGA MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura