VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Qeveria e Kosovës tashmë e ka mbushur kupën!

VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Qeveria e Kosovës me aneksin B të vendimit Nr. 01/55, datë 21.01.2022, në Kosovë ua lejon hyrjen vetëm qytetarëve të vaksinuar me tri (3) dhe dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ndërsa qytetarëve të pavaksinuar dhe atyre që kanë vetëm një dozë të vaksinës ua ndalon hyrjen në vendlindjen e tyre! Qëllimi i kësaj mase është shtyrja për vaksinim të qytetarëve (pa vullnetin e tyre) me tri (3) doza …

Nga Sheradin Berisha, Facebook 22.01.2022

Qeveria e Republikës Kosovës në krye me Albin Kurtin, përkundër gjendjes jo të rënduar me të hospitalizuar, por vetëm duke u bazuar në “shifrat e sajuara”, në mbledhjen e 55 të qeverisë, datë 21. 01. 2022 me vendimin Nr. 01/55 (prej 10 faqesh) mori masa të reja për forcimin dhe shtimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta anti-Covid19 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, nga data 22 janar deri më 4 shkurt 2022. Me këtë vendim shfuqizohet vendimi Nr.02/46 datë 30.11.2021, i miratuar në mbledhjen e 46 të qeverisë Kurti.

Me këtë rast dua të veçoj vetëm aneksin B të këtij vendimi.

Në aneksin B [ Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës ], pika 2; 2.1 dhe 2.2 thuhet:

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

***

Ashtu sikurse masat e vendimit Nr.02/46 datë 30.11.2021, edhe masat drastike të këtij vendimi të qeverisë Kurti (të cilat fuqizohen sot, më datë 22 janar 2022), për të hyrë në Kosovë (që unë në këtë situatë e quaj burg pa mure) kanë të bëjnë vetëm për qytetarët e vaksinuar me tri (3) doza dhe dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, por jo edhe për qytetarët, të cilët kanë vetëm një (1) dozë apo edhe për shumë të tjetë që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.

Sipas këtij vendimi qindra mijë qytetarë të Kosovës dhe jo vetëm, që janë të pavaksinuar por edhe që kanë vetëm një dozë të vaksinës iu ndalohet hyrja në Kosovë. Rrjedhimisht për qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës këta qytetarë nuk ekzistojnë, duke ua muhuar kështu të drejtën e garantuar esenciale (madje edhe me Kushtetutë) të secilit prej tyre që të vendosin për vetveten për të mos u vaksinuar.

Saktësisht në Nenin 5 të Kushtetutës së Kosovës, paragrafi 5 ( të cilit i referohet Albin Kurti në vendimin Nr 01/55 të qeverisë) thuhet (citoj): “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar”.

Në rastin konkret çka është esenca e së drejtës së garantuar?! Është esenca e së drejtës së garantuar edhe për të mos u vaksinuar!

Prandaj masat e këtij vendimi të qeverisë si të tilla janë johumane dhe jonjerëzore (për të mos thënë kriminale), sepse nuk kanë të bëjnë aspak me parandalimin e “shifrave të fryra” të infektimit, ditëve të fundit.

Qëllimi i këtyre masave është detyrimi i qytetarëve të pavaksinuar, që të vaksinohen me tri (3) doza, ndërsa të vaksinuarit vetëm me një (1) dhe dy (2) doza të marrin tri (3) doza të plota!

Ky vendim pa dyshim është diskriminues dhe si i tillë promovon një diktaturë sanitare dhe jo vetëm. Prandaj ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës këto masa duhet të kundërshtohen me rezistencë qytetare, duke protestuar në mënyrë të qetë në çdo vendbanim të republikës. Një popull që reziston të keqen e parandalon dhe më lehtë pastaj e përballon!

***

Diku e kam lexuar, se: “ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çka bënë!

Albin Kurti si drejtues i ekzekutivit me këto vendime tashmë ka treguar, se kush është, çka do dhe çka bënë!

———–

Shtojcë

Lexoni masat e vendimit Nr.02/46 datë 30.11.2021, të miratuar në mbledhjen e 46 të qeverisë Kurti:

NJË VENDIM I QEVERISË KURTI ME MASA TË SHTETRRETHIMIT!

/Nga Sheradin Berisha

***

Njerëzit në shikim të parë mendojnë se, është krim vetëm vrasja me armë dhe se kriminelë janë vetëm ata që marrin jetë njerzish me plumb!

– A është kështu?!

– Për mendimin tim nuk është kështu?

– Pse?

– Sepse nuk është krim as nuk janë kriminelë vetëm ata që vrasin me plumb, por është krim dhe janë kriminelë edhe politikanët dhe jo vetëm, të cilët marrin vendime që janë në kundërshtim me të drejtat dhe vullnetin e njeriut të garantuar me kushtetutë vendore dhe konventa e kode ndërkombëtare.

***

Me këtë rast ju ftojë të lexoni dhjetë (10) parimet e Kodit të Nurembergut të vitit 1947:

KODI I NUREMBERGUT I VITIT 1947

Eksperimentet Mjekësore të Lejuara

Masa e madhe e provave para nesh, dikton se disa lloje eksperimentesh mjekësore mbi qeniet njerëzore, kur mbahen brenda kufijve të arsyeshëm, të përcaktuar mirë, përputhen me etikën e profesionit të mjekut në përgjithësi. Protagonistët e praktikës së eksperimenteve njerëzore e justifikojnë këndvështrimin e tyre me arsyetimin, se këto eksperimente japin rezultate për të mirën e shoqërisë, të cilat nuk mund të arrihen me mjete ose mënyra të tjera studimi. Të gjithë bien dakord, gjithsesi, se duhen ruajtur disa parime bazë, në përputhje me konceptet morale, etike dhe ligjore:

1. Pëlqimi vullnetar i subjektit njerëzor është absolutisht thelbësor. Kjo do të thotë se, personi i përfshirë duhet të ketë zotësinë ligjore për të dhënë pëlqimin e tij; duhet të jetë në një gjendje të tillë që të jetë i aftë të ushtrojë lirisht të drejtën e zgjedhjes, pa ndërhyrjen e ndonjë elementi force, mashtrimi, gënjeshtre, trysnie, dredhije, ose ndonjë forme tjetër detyrimi ose shtrëngimi; dhe duhet të ketë njohuri të mjaftueshme dhe aftësi për të kuptuar elementët e çështjes në fjalë, të tilla që ta bëjnë që të jetë i aftë të marrë një vendim të mirë menduar dhe të mirë informuar. Ky element i fundit kërkon, që para pranimit të një vendimi miratues nga subjekti i eksperimentit, atij duhet t’i bëhet e ditur natyra, kohëzgjatja dhe qëllimi i eksperimentit, mjetet dhe metodat me të cilat do të kryhet; të gjithë shqetësimet dhe rreziqet, që është e arsyeshme të priten dhe pasojat mbi shëndetin ose personin e tij, që mund të vijnë nga pjesëmarrja e tij në eksperiment. Detyra dhe përgjegjësia për sigurimin e cilësisë së pëlqimit bie mbi individin, që merr nismën, drejton ose përfshihet në eksperiment. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi personale, e cila nuk mund t’i delegohet një tjetri, duke iu shmangur ndëshkimit.

2. Eksperimenti duhet të jetë i tillë, që të sjellë rezultate të vlefshme për të mirën e shoqërisë, që nuk mund të arrihen me mjete ose metoda të tjera studimi dhe jo të llojit rastësor e të panevojshëm.

3. Eksperimenti duhet të konceptohet dhe të bazohet në rezultatet e eksperimentit me kafshë dhe dijeninë e historisë natyrore të sëmundjes ose problemit tjetër, që po studiohet, në mënyrë që rezultatet e pritshme, të justifikojnë zhvillimin e eksperimentit.

4. Eksperimenti duhet të kryhet në mënyrë të tillë, që të shmanget çdo vuajtje fizike e mendore dhe çdo dëmtim të panevojshëm.

5. Nuk duhet të kryhet asnjë eksperiment, nëse ka një arsye apriori për të besuar se mund të ndodhë vdekje ose dëmtim me pasojë paaftësinë; me përjashtim, ndoshta, të atyre eksperimenteve në të cilët mjekët eksperimentues shërbejnë edhe vetë si subjekte.

6. Shkalla e rrezikut të ndërmarrë nuk duhet të kalojë kurrë atë të përcaktuar nga rëndësia humanitare e problemit, që duhet zgjidhur nga eksperimenti.

7. Duhet të bëhen përgatitjet e duhura dhe të sigurohen mjedise të përshtatshme, për të mbrojtur subjektin e eksperimentit nga çdo mundësi, sado e vogël, për dëmtim shëndeti, shkaktim paaftëse ose vdekje.

8. Eksperimenti duhet të kryhet vetëm nga persona shkencërisht të kualifikuar. Në të gjitha fazat e eksperimentit, duhet të kërkohet shkalla më e lartë e aftësisë dhe kujdesit, nga ana e atyre që e kryejnë ose përfshihen në eksperiment.

9. Gjatë kohëzgjatjes së eksperimentit, subjekti njerëzor duhet të ketë lirinë t’i japë fund eksperimentit, nëse ai ka arritur gjendjen fizike ose mendore, në të cilën vazhdimi i eksperimentit, atij do t’i dukej i pamundur.

10. Gjatë kohëzgjatjes së eksperimentit, shkencëtari i ngarkuar me detyrën, duhet të jetë i gatshëm të ndërpresë eksperimentin, në çdo fazë, nëse ai ka ndonjë shkak për të besuar, në ushtrim të mirëbesimit, aftësive superiore dhe gjykimit të kujdesshëm, që kërkohet prej tij, se vazhdimi i eksperimentit ka të ngjarë të rezultojë në shkaktimin e dëmtimeve, paaftësisë ose vdekjes së subjektit të eksperimentit.

—————

Ilustrimet:

– Kryeministri Albin Kurti dhe faqet 1 ‘ 10 të vendimit Nr.01/55, datë 21.01.2022 të Qeverisë Kurti.

——————-

ALBIN KURTI – ALTOPARLANTI I ‘OMICRONIT”!

____

CORONA SI GOGOL GLOBAL NGADALË PO ZBRET NË GRIP SEZONAL!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura