VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË SHTETRRETHIMIT

VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË SHTETRRETHIMIT!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 1 dhjetor 2021

Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti, përkundër gjendjes stabile me Covid19, në mbledhjen e mbrëmshme të 46, datë 30 nëntor 2021, me vendimin Nr.02/46 (prej 10 faqeve) mori masa të reja për forcimin dhe shtimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta anti-Covid19 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në aneksin B [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës], pika 2; 2.1; 2.2 dhe 2.3 thuhet:

“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).”

Siç duket këto masa të rënda të qeverisë Kurti (të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor), kanë të bëjnë me qytetarët e vaksinuar, por jo edhe për qytetarët, të cilët nuk preferojnë të vaksinohen. Sipas këtij vendimi të pavaksinuarit nuk kanë vend askund, pra rrjedhimisht nuk ekzistojnë!

Qeveria e Albin Kurtit për ta futur republikën në një shtetrrethim edhe më të plotë, në pikën 3 të këtij vendimi thekson: “nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij Vendimi”, që do të thotë se, çdo person i cili kërkon të hyjë në Kosovë, nga data 3 janar 2022 duhet të “posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19”!

Në të kundërtën nëse je i PAVAKSINUAR, madje edhe nëse e posedon, sipas pikës 2.2 “Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më të vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, dhe sipas pikës 2.3 “Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)” nga data 3 janar 2022 nuk mund të hysh brenda këtij shtetrrethimi!

Ky përkufizim i masave nuk ka të bëjë fare me parandalimin e infektimit, por janë vënë si masa detyruese, që të pavaksinuarit të marrin të dyja dozat, ndërsa të vaksinuarit që kanë marrë vetëm një dozë ta marrin edhe dozën e dytë!

Ky vendim është diskriminues dhe si i tillë promovon një diktaturë sanitare ashiqare. Prandaj këto masa antinjerëzore duhet të kundërshtohen me rezistencë qytetare, duke protestuar në mënyrë të qetë nëpër të gjitha qytetet e republikës. Një popull që reziston të keqen e parandalon! Ndërkaq e keqja që parandalohet më lehtë përballohet!

***

Më 6 nëntor 2021 në rrjetin tim social facebook, duke analizuar foton e një bebe, të cilës po ia bënin testin PCR, kam shkruar si vijon:

PO FUTEMI NË NJË DIMËR TË ACARTË!

Nga Sheradin Berisha

A është normale ky akt kriminal edhe me bebe?!

Jo nuk është! Kush mund ta ndalë këtë krim?! Fuqia e njerëzve të lirë! Prandaj ta ngremë zërin sot, sepse kriminelët nuk ndalen dot!

Vala plandemike me kufizime, vaksinim me detyrim dhe “Green pass” për çdo udhëtim po rritet dhe në këtë mënyrë po hymë në një dimër të acartë dhe fatalë për shëndetin dhe lirinë tonë në çdo drejtim!

Njerëz, nëse sot, pas gjithë kësaj drame që po përjetojmë, nuk e kuptojmë kah po shkojmë, ta dini që shumë shpejtë keq do të përfundojmë! E keqja shtohet nëse ajo nuk ndalohet! Prandaj reagimi ynë është normalë për t’i thënë kësaj gjëme NDALË!

Ta ndalim sot sepse nesër bëhet vonë!

#ZGJOHUNI!

Klikoni këtu 👇👇👇

https://www.facebook.com/1125324528/posts/10219787930265126/

…..

Ilustrimet:

1. Pamje nga Mbledhja e Qeverisë së Kosovës;

2. Faksimilët e faqeve 1 dhe 10 të vendimit të Qeverisë, datë 30.11.2021, Nr.02/46.

——————–

SHTOJCË

VDEKJA E DISKRIMINUAR!

Nga Sheradin Berisha,

1.500€ kush vdes nga COVID19 me dy doza të vaksinës, ndërsa kush vdes nga COVID19 i pavaksinuar nuk e merrë asnjë Cent! – kështu ka vendos qeveria…! Prandaj vdis i vaksinuar nga qeveria për të përfituar!

Më gjerësisht lexoni këtu 👇👇👇

https://www.facebook.com/1125324528/posts/10219664122530010/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura