QEVERIA NXJERR NË RRUGË NJËSINË SPECIALE PËR TË ZBATUAR ORËN POLICORE!

Çmendia policore e qeverisë!

QEVERIA NXJERR NË RRUGË NJËSINË SPECIALE PËR TË ZBATUAR ORËN POLICORE!

Nga Sheradin Berisha, Facerbook 23.01.2022 – Pashtriku 23.01.2023

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e policisë për të realizuar orën policore, nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mengjesit, të bazuar në vendimin e ri Anti-COVID të Qeveria Kurti (Nr.01/ 55, datë 21.01.2022) qysh në orët e mbrëmshme (ende pa hyrë në fuqi ky vendim) me qëllim të kontrollit për COVID19 – nxjerr në rrugë NJËSINË SPECIALE me maska dhe të armatosur me armë të gjata KALLASHNIKOVË!

Kjo pamje (në foto) ku shihen pesë SPECIALCË të maskuar dhe të armatosur, të cilët mbajnë të rrethuar një makinë, të kujton pamjet e Njësisë Speciale të regjimit pushtues të Millosheviçit në Kosovë!

Udhëheqësi joviolent indian, Mahatma Gandi (1869 – 1948) ka thënë: “Dhuna ndan kafshët nga njerëzit dhe fitorja e arritur me dhunë është e barasvleshme me humbjen, pasi ajo është e përkohshme.”

Ndërkaq mua më befason indiferenca e njerëzve të mirë karshi kësaj çmendie që quhet orë policore!

Aktivisti dhe udhëheqësi i shquar i Lëvizjes për të Drejtat Civile, Martin Luther King, Jr. (1929 – 1968) thotë: “Nuk më tremb dhuna e të këqijve, por indiferenca e të mirëve.”

Kam thënë dhe e përsëris:

ZGJIMI ËSHTË SHPËTIMI! 🤝

——————

Qeveria e Kosovës tashmë e ka mbushur kupën!

VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Qeveria e Kosovës me aneksin B të vendimit Nr. 01/55, datë 21.01.2022, në Kosovë ua lejon hyrjen vetëm qytetarëve të vaksinuar me tri (3) dhe dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ndërsa qytetarëve të pavaksinuar dhe atyre që kanë vetëm një dozë të vaksinës ua ndalon hyrjen në vendlindjen e tyre! Qëllimi i kësaj mase është shtyrja  për vaksinim të qytetarëve (pa vullnetin e tyre) me tri (3) doza …

VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Klikoni këtu 👇👇👇👇👇

__________________

EURODEPUTETI: DHJETËRA MIJËRA QYTETARË KANË VDEKUR NGA EFEKTET ANËSORE TË VAKSINIMIT! (VIDEO)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KUMTI PËLLUMBOR…

Nga Rexhep Kasumaj, Fundfror, 2024 KUMTI PËLLUMBOR… (Dhe mbi urdhërin e “Staatsreason”it) 1. Një pëllumb kishte shtrirë krahët…