FLETORJA ME SHËNIMET E DËSHMORIT
Nga Agim Jakupi, Pashtriku 27.01.2023
Ecje në kohë! Udhëtim i gjatë, të thuash një udhëtim që nuk ka fund. Gjithmonë, pa hamendje duke ecur përkundër telasheve që paraqiten në këtë udhë. Padrejtësi, dhunë, sulme nga më të ndyshmet, si të thuash uraganë para dhe mbrapa shpine. Askush nuk më shoqëron. Nga xhepi, nxjeri një fletore të mbushura me shënime. Shënimet e mikut. Shfletoj fletët dhe ate që lexoj më shton guximin, por edhe për të gjetur një mik. Po ndjejë se më lehtësohet udhëtimi. Çdo faqe e fletores është e mbushur me gjëra mjaft domethënëse, të përshkruara me ngjarjet për të cilën po të isha shkrimtar për secilën do shkruaja nga një libër! Nga idet që lindin ishte ajo e librit, si do të titullohen librat? Një nga pyetjet që e mendoj… Po le të jenë vuajtjet. Jo. Nëse themi padrejtësi, edhe kjo nuk tingëllon si duhet dhe paraqet zbrazëtirë në vete.
Çfarë bëhet nëse një nga librat mbanë titullin “Jeta ime”, sigurisht kjo për mua do jetë një nga më të preferuarat. E di, sot, askush nuk është i ineteresuar që të lexoj ndonjë libër që në te ka vuajtje, dënim, padrejtësi, anashkalime… edhe ate nga një autor i panjohur. Dhe në fund, sa ka rëndësi kjo?
Më shpeshtohet frymëmarja, sikur para meje më doli ndonjë gjë që të frikëson shumë… Pikërisht, ishte pjesa që lexoja në moment. Në atë faqe kisha shkruar për dëshmorin, për trimërinë dhe veprën e tij… por edhe për varrosjen e tij. Shumë herë lexoja fjali, i përsëritësha ato dhe ndjesha sikur po e shohë atë mikun tim që kishte dhënë amanetin… kuptohet trimërisht. Lexova shumë gjëra që nëse filloj të shkruaj do të bëhem një shkrimtar i madh. Ndalem, po te ajo fjali që miku e thoshte shpesh, e përsëriste në çdo moment: Ata do të planifikojnë gjëra deri në shekullin e ardhshëm pa ngulur një lopatë në tokë.
Për çfarë lopate e kishte fjalën?
Për lopatën e ndryshimit, apo për lopatën e harresës. Sigurisht, nëse pyetem do thoja për lopatën e harresës. Mirëpo kush ishin ato që duhej të mbajnë lopatën në dorë? Janë shumë! Mandje, sot, i kemi me duzinë… që thirren në emrin e atyre që bënë ndryshime shoqërore. Këtu, sigurisht se nuk bëhet fjalë për ideologët… Gjithë kohën po dëgjojmë. Çfarë? E çka të thuhet, nuk e di! Se nuk përputhet me fletoren e mikut tim, të pjesës së përmendur. Në moment vjen përkufizimi që lidhet me thënien: Dëgjoj zhurmën e mullirit, por nuk e shohë të bluaj.Sa bindëse… leximi i rreshtave të mëposhtme! Ndryshimi është i pashmangshëm dhe i nevojshëm nëse duam të ecim me hapin e botës.
Në faqen vijuese lexoja për pushkën. Duhet kuptuar, zëri i pushkës të dëshmorit ishte i kësaj natyre, të ruajtjes së amanetit. Cilit amanet? Po ky amanet a nuk ishte vrarë dhe varosur së bashku me dëshmorin? Shpesh dëgjojmë se dëshmorët nuk vdesin, ata jetojnë me ne. Dhe ne nuk jemi në gjendje të kuptojmë gjallërin e tyre. Kjo sa është bindëse po aq edhe na jep shpres për të vazhduar këtë udhëtim.
Fillova të lexoj kapitullin e trimërisë, ju sigurisht që e dini për çka e kam fjalën. Por, papritmas kisha ra në udhën ku kalonin edhe të tjerë… dhe shfaqet një makinë luksoze. Isha i detyruar të fus fletoren në xhep për të larguar dyshimin se ndoshta jam nga budallenjt… që lexon! Po, vërejta me atë veturë ishte një që e njohë, një që në kohën e mikut nuk ishte askushi e sot u bë dikushi…!
Ju së shpejti do e lexoni këtë fletore. Sigurisht do ju ndihmoje në çdo udhëtim, sidomos kur do jetë kohë me shtrëngatë… që të dini se miku ishte trim, si dhe më afër të kuptoni se kohërat e vështira lindin burra.