RAMUSH HARADINAJ – ÇAKORRI DHE KULLA E ZHLEPIT
Nga Sheradin Berisha, Facebook 27.01.2021
Në vitet 2015 – 2016 kur po bashkëqeverisnin PDK – LDK, në Kuvendin e Kosovës vazhdimisht në rend dite ishte ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kosova me këtë marrëveshje i humbi 8200 hektarë tokë në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit!
Në këtë kohë Ramush Haradinaj duke qenë në opozitë (LVV – AAK – NISMA S.) ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend e kundërshtonte me gaz lotsjellës e bilbil!
Në qershor të vitit 2017, kur Ramush Haradinaj u bë kryeministër në agjendë sërish ishte ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi!
Më 21.03.2018 (pas disa seancave në Kuvendin e Kosovës) kryeministri Ramush Haradinaj i thotë PO marrëveshjes së njejtë që i kishte thënë JO me gaz lotësjellës e bilbila sa ishte në opozitë!
Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, politika e Ramushit e mundi historinë, sepse fitoi interesi politik, ndërsa humbi argumenti historik!
***
Këto ditë kur po zhvillohen debate të shumta zhurmuese në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, vëllai i Ramushit, Daut Haradinaj, e aktualizon sërish çështjen e kufirit me MZ! Ai zotohet se kufiri me Malin e Zi do të kthehet aty ku ka qenë (në Çakorr – Zhlep) nëse Albini e Ramushi bëhen bashkë!
“Nëse Albin Kurti dhe z.Haradinaj janë bashkë, njëri president e tjetri kryeministër, zgjidhet problemi i demarkimit me Malin e Zi edhe kufiri ka me u kthy aty ku është”, tha Daut Haradinaj në emisionin e Jeta Xharrës “Kallxo Përnime”!
– A mund t’i besohet Dautit dhe Ramushit, kur kemi parasysh JO-në e tyre të 2015/16, sa ishin në opozitë dhe PO-në e 2018-tës, kur ishin në pozitë?!
– Jo, nuk mund t’iu besohet!
– Pse?
– “Kush flet për njerzillëk kërkon t’u mashtrojë.” ka thënë, ekonomisti dhe sociologu francezë, Pierre -Joseph Proudhon (1809 – 1865).
Ndërsa shkrimtari dhe gazetari anglez, Gilbert Keith Chesterton (1874 – 1936) thotë: “E keqja triumfon, falë njerëzve të mirë që mashtron.”
Ramush Haradinaj duke folur për “njerzillëk” me zë triumfatori, lidhur me marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, i ka mashtruar edhe njerëzit më të mirë që i besonin!
Prandaj edhe gara për “president” në zgjedhjet parlamentare (!) nuk është gjë tjetër veç se një mashtrim i paskrupullt në karierën e tij politike
E tmerrshme! Ramushi – një komandant i suksesshëm i UÇK-së në luftë, është bërë dyfëtyrësh, gënjeshar e mashtrues në paqe!
Krejt në fund dëgjoni rrenën e Ramushit për liberalizimin e vizave!
https://www.facebook.com/RTV21live/videos/1547353088695825/
_________________
SHERADIN BERISHA: TË NDERUAR DEPUTETË, MOS E RATIFIKONI MARRËVESHJEN, E CILA CËNON TËRËSINË TERRITORIALE TË DARDANISË – KOSOVËS (DOKUME NTE ARKIVORE)
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 23 Mars 2018